Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto ku tregohet qartë transformimi, i një prej qendrave turistike të Alpeve Shqiptare, siç është Razma në Shkodër.
Shefi i qeverisë thekson se shumë është përgjatë ketyre viteve qeverisje, por akoma më shumë mbetet për të bërë.
Duket se kryeministri ka gjetur kohë për të vizituar këtë pikë turistike, pas takimit që kishte dje me të rinjtë në Shkodër.
Statusi i Ramës
“Me Pedonalen e re të shtrirë në 2500 metra katror dhe me rindërtimin e infrastrukturës pas çlirimit nga kioskat, ndërtimet e zaptimet e paligjshme, Razma me bukuritë e saj fantastike natyrore është shndërruar në një pikë gravitacionale e turizmit malor në Shkodër.
Rilindja Urbane në këtë qendër turistike të Alpeve Shqiptare ka krijuar një potencial të ri edhe për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë lokale duke krijuar kushte më të favorshme për rritjen e numrit të vizitorëve dhe të investimeve private.
Shumë është bërë por edhe shumë më shumë mbetet ende për të bërë“/javanews.al/a.ç