• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthimi në listat e Lezhës, Mark Marku: Mezi e mora vendimin, PD kishte shumë nevojë për mua

by A R
18/01/2021 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti dhe pedagogu Mark Marku ka komentuar sot detyrën e re që i është besuar sot, ku është zgjedhur drejtuesi politik i PD-së për Lezhën.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Marku deklaroi se e kishte të vështirë që të kthehej sërish në skenën politike dhe të futej në listat e PD-së për kandidatë për deputetë. Marku theksoi se ajo çka e bëri të kthente mëndje ishte situata alarmante ku ndodhet vendi.

Mes të tjerash Marku tha se synon që në qarkun e Lezhës të marrin 4-5 mandate. Po ashtu Mark Marku tha se nuk joshet me pushtet për atë çka u fol në media se pas zgjedhjeve i është premtuar se do të jetë ministër Arsimi.

Ishte surprizë?
Jo. Vendimi është marrë së shpejti, ka shumë kohë. Unë kam pasur ftesa vazhdimisht që të shkojë, që është e nevojshme, pasi nga strukturat kërkonin që të shkoja. Është dashur që të marr një vendim. Kam një pozicion të tillë dhe jam i përkushtuar ndaj gjësë që bëj vet. E kam menduar gjatë dhe e kam pasur të vështirë që të marr një vendim. Në kushtet e tjera s’do e merrja.

Çfarë ndryshoi?
Realisht nuk kam pasur aspirata që të kthehem në jetën politike, parlamentare, pasi ndihem mirë atje ku jam. Është një moment delikat për vendin, është nevojë për t’u bashkuar dhe për të fituar zgjedhjet opozita. Është nevojë që lind për shkak të rrethanave. E ka çuar vendin në limitet e fundit. Me një lider që është Edi Rama, i cili ka shfaqur shenja të rrezikshme të pushtetit. Devijim të pushtetit, duke u treguar arrogant dhe me tentativa për të zhdukur çdo vatër rezistence. Në këtë kuptim, për këtë e kam marrë vendimin. Njerëzit thonë se; ‘është privilegj që të jesh deputet’. Po është e vërtetë. Unë ndihesha shumë i gëzuar kur zgjidhja sado një problem të vogël. Kam marrë një vendim të vështirë, por duhet bërë pasi në një moment të kësaj natyre, do të duhet që dikush të marrë përgjegjësi. Të gjithë ata që mendojnë si unë, të lëvizin, pasi duhet një lëvizje e vogël.

Ishte vendim i vështirë për ju…

Ishte i vështirë, por i vendosur. I mendoj gjërat, dhe e di kur e marr vendimin.

Kishte ndikim dhe oferta konkrete. Nëse fitoni zgjedhjet do ishit Ministër Arsimi?
Unë po them se çfarë do lloj pozitive pushteti, s’më josh. Njerëzit që më njohin e dinë. E kam treguar dhe kur kam qenë deputet. S’kam bërë kompromise për pushtet. Kam treguar se jam i çinteresuar për këtë. Më intereson si angazhim që të bëjmë diçka për jetën e njerëzve. Nga pikëpamja, që dhe njerëzit do ndeshen me aktet e mia, ka më shumë besueshmëri. Njerëzit që po më dëgjojnë tani, do kenë aktet e mia që do të tregojnë se nga kjo pikëpamja s’ka qenë pushteti joshja ime. Me aktet e mia unë se kam këtë. Unë nuk e kam zgjedhur veten, e kam refuzuar. Pasi kisha idenë se nuk do përfshihesha. Kur shkova aty shkova me bindjen se nuk do të jem. Edhe atë e kam bërë si kontribut. U bë një proces i mirë, për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të PD. Kryetari i opozitës më ka thënë se do të futem nga kuotat e 20 %, të ftuar nga bota akademike. Duhet vlerësuar si akt. Ka pasur lista shumë të mira PD.

/a.r

Next Post
“Nuk e di kush janë baballarët e vajzave”, rrëfimi i 30-vjeçares që shiste trupin për para

“Nuk e di kush janë baballarët e vajzave”, rrëfimi i 30-vjeçares që shiste trupin për para

Comments 3

  1. leka says:
    5 years ago

    Ti ne Lezh je i humbur or i humbur.Mjete PD qe te ka

    Reply
  2. Merko Qenjvani says:
    5 years ago

    Kur PD paska nevoj per ty ti si profesor vuri noten per klasifikim per vitin 2025

    Reply
  3. Merko qejvanaj says:
    5 years ago

    Po ty ne Lezh te ze frymëmarrjen Lindita Nikolla ! As kete nuk e kupton

    Reply

Leave a Reply to Merko Qenjvani Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

January 4, 2026
Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

January 4, 2026
“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

January 4, 2026
Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

January 4, 2026
Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

January 4, 2026
Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

January 4, 2026
Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

January 4, 2026
Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

January 4, 2026
Përjashtimet në PD/ Hila: Alibeaj tregoi se si do të qeveriset fraksioni i Bashës!

Pse gëzon Tirana më shumë se Karakasi?

January 4, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Paqartësi për të ardhmen e Venezuelës, Rubio: SHBA do të vendosë karantinë ushtarake

January 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In