• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthimi i deputetëve të PD në Kuvend, Shehi: Rruga s’është hapësira jonë, t’i bëjmë betejat në Parlament

by A R
08/11/2024 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e PD-së u rikthyen të enjten (7 nëntor) në Kuvend dhe për kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi, ky ishte vendimi i duhur për t’u marrë prej tyre.

I ftuar në studion e RTSH24, Shehi tha se Parlamenti nuk pengon format e tjera të protestës, teksa kritikoi vendimin e PD-së për tubime të vazhdueshme. Shehi theksoi se rruga nuk është hapësira e opozitës dhe se qëndrimi jashtë Kuvendit i ka dëmtuar shumë.

Sipas Shehit, nuk mund të protestohet çdo ditë pasi kjo çon edhe në lodhjen e elektoratit. Ai tha se është momenti i duhur që betejat, opozita t’i bëjë në Parlament, pasi është për t’u diskutuar edhe buxheti  i shtetit.

“Është shumë mirë që u kthyen në parlament. Betejat nuk bëhen vetëm në Parlament, por Parlamenti është arma kryesore. Askush nuk të pengon që të bësh forma të tjera të protestës. Format e tjera të protestës nuk i pengon parlamenti. Kjo është një përrallë që e tregojnë disa që nuk kanë punë me jetën parlamentare kanë dash ta prishin gjithnjë. Në opozitë ka një grup njerëzish që mendojnë se rruga është hapësira jonë. Kjo është e gabuar dhe i kanë bërë dëm të madh të opozitës.

Një pjesë e elektoratit është lodhur. Nuk bëhet protestë çdo ditë, bëhet kur vjen momenti, kur është kauza. Kjo lloj formule për mua nuk është adapt. Më bëhet qejfi që kanë ardhur te pozicioni jonë, ne nuk kemi dashur ta braktisim parlamentin. Në 12 vitet e fundit kemi ndenjur gati 3 vite jashtë. Dhe cili është rezultati?? Ndaj kanë bërë mirë që kanë ardhur, momenti është i favorshëm sepse është para buxheti i shtetit dhe kemi një gjysmë sezoni ku mund të përballemi edhe për aktet e mëdha korruptive. Kemi përpara diskutimin për Venecian për çështjet kushtetuese. Ka kaq shumë punë për të bërë në parlament sa kush ka qejf të dalë jashtë, do të thotë se nuk do që të fitojë opozita”, tha Shehi.

/a.r

Next Post
Një thesar i fshehur në magazinë, zbulohen Bentley, Jaguar, Porsche dhe Rolls-Royce me vlerë mbi 1 milionë paund

Një thesar i fshehur në magazinë, zbulohen Bentley, Jaguar, Porsche dhe Rolls-Royce me vlerë mbi 1 milionë paund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrjedhja e gazit nga bombula e gatimit në një apartament alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë! (VIDEO)

Rrjedhja e gazit nga bombula e gatimit në një apartament alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë! (VIDEO)

October 26, 2026
Investigimi i Fox News: Si koordinohen protestat nga Parisi në Tiranë, planifikohen ‘valë’ të reja…

“Vandalët paguajnë!”- Masat e reja për dhunën, Macron kërkon gjoba deri në 10 mijë euro edhe për protestuesit që s’i kanë shkaktuar vetë dëmet!

October 26, 2026
Rusia kap dy agjentë ukrainas: Po përgatisnin sulm me dron ndaj mbrojtjes ajrore të Moskës

Rusia kap dy agjentë ukrainas: Po përgatisnin sulm me dron ndaj mbrojtjes ajrore të Moskës

October 26, 2026
Mblidhet grupi parlamentar i PS, i pranishëm edhe Rama! Kryeministri mbërrin në Kryesinë e Kuvendit, ja çfarë pritet të diskutohet (VIDEO)

Mblidhet grupi parlamentar i PS, i pranishëm edhe Rama! Kryeministri mbërrin në Kryesinë e Kuvendit, ja çfarë pritet të diskutohet (VIDEO)

October 26, 2026
Sulme masive me raketa e dronë në Ukrainë, 6 të vrarë dhe 9 të plagosur në dy qytete -

Lufta Rusi-Ukrainë, sulme me dronë dhe raketa nga të dyja palët! Dy të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

October 26, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Dhuna në protestën e të dielës, Policia shpall në kërkim 20 persona, mes të arrestuarve edhe një shtetas gjerman!

October 26, 2026
“Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani

Zgjedhjet në Izrael, Trump mbështet fuqishëm mikun e tij Netanyahu: Votoni Bibin, duhet të përfundojmë punën që nisëm!

October 26, 2026
Për t’u sjellë njerëzisht me kafshët shtëpiake

Për t’u sjellë njerëzisht me kafshët shtëpiake

October 26, 2026
Vaksina eksperimentale kundër kancerit provokon përgjigje imune te disa pacientë

Alarmi për kujdes/ Aplikimi i vaksinës antigrip, 6500 doza të shpërndara në qendrat shëndetësore të Gjirokastrës!

October 26, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Çfarë ndryshon në Ballkan pas humbjes së Vuçiçit

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In