• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthimi i Dallëndyshes Ermonelë…

by Kozeta Kurti
10/08/2024 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga: Kozeta Kurti

…i asaj që ndonëse për pak ja shkërmoqën ëndrrat në rininë e parë, nuk e ngatërroi asnjëherë vendin me individët. Për shumë yje të 20 e kusur viteve më parë, Ermonela Jaho ndoshta do të ishte ende në kor sot e kësaj dite, e megjithatë për vendin nuk pëshpëriti asnjëherë një fjalë të keqe, prandaj puthja e dyshemesë së skenës së TKOB-së, na emocionon. Pikërisht se buron nga e vërteta dhe jo nga hipokrizia.

Ermonela pa botokse dhe fillera, pa fryrje e shfryrje sipas oreksit, prandaj është më e bukura në botë: sepse asaj i lexohet çdo buzëqeshje, çdo emocion, çdo përlotje.
Nuk mund ta fsheh entuziazmin kur mora propozimin nga TKOB për të bashkëprodhuar koncertin e saj, me Prepost, agjencinë që drejtoj prej disa kohësh, sepse do gënjeja paturpësisht nëse s’do pranoja që ambicia për të punuar për një emër si i saji, ishte e para që ngriti krye. Mandej, gjatë procesit, me kalimin e ditëve, zbulova tek ajo edhe njeriun e madh.
Shumë kërkesë për të qenë pjesë e koncertit të saj, por edhe dallavere aty-këtu: për shembull, diku lexova: “Koncerti i organizuar nga shteti dje pushteti…..”. Ka dy të vërteta të mëdha:

1- Artistëve në stadin e Ermonela Jahos nuk i duhet asnjë shtet dhe pushtet në botë për t’i organizuar shfaqje se ndërkohë i janë publikuar datat të paktën deri në fund të 2025-ës. Nëse nuk do e kishte marrë iniciativën një Teatër Opere, kush duhej ta merrte? Një furrë buke?

2- Edhe nëse do ja kishte organizuar shteti e pushteti, për artistët si Ermonela, e ka për detyrë. Artistë si Ermonela dhe vetë ajo, janë nderuar nga shtete dhe pushtete shumë më të mëdhenj se tanët; sepse e meritojnë dhe jo se i kanë borxhe të palara sho-shoqit.
Pati ca ankesa për çmimet e vendosura për biletat dhe kjo jo nga spektatorët që i thanë biletat e saj për 10 ditë, sepse ata e dinë sa kushton një shfaqje e tillë. (Mjafton të kontrolloni agjendën edhe tani që lexoni këtë shënim). Vijnë për të gëzuar shpirtin e tyre, jo për të bërë video për rrjete sociale. Kurse vipat që janë mësuar t’i shohin shfaqjet qyl në këtë vend u tronditën shumë që nuk morën një ftesë për të parakaluar në tapetin e kuq. Ah, edhe për këtë pashë që kishte pakënaqësi, se disave u kishte kujtuar rradhat e qumështit dhe vajgurit në kohën e diktaturës. Pa merak, herës tjetër, do t’i japim mundësinë njerëzve të goditen me grushte e gota qelqi; do të legjitimojmë thyerjen e xhamave, vetëm që ndonjërit të mos i kthehen kujtimet e këqija të viteve të errëta të diktaturës.
Njerëz, ajo është Ermonela Jaho, është Violeta e “La traviata”-s, Mimi i “La Bohema”-s, Michaela e “Carmen”-it, Angelica e “Suor Angelica”-s, është YLLI i “Madame Butterfly”.

Ermonela Jaho është ajo që shkeli me role skenat e Royal Operas në Londër, Metropolitan Opera, Teatro Real Madrid, Berlin Staatsoper, Opera National De Paris, Vienë, Australi, Barcelonë, Buenos Aires, La Scala, Marsejë, Arena e Veronës etj etj, por puthi jo një, por disa herë skenën e Teatrit Shqiptar të Operës dhe Baletit, aty ku spektatorët nuk thonë: Thank you, Grazie, Danke, Gracias, Obrigado, Ευχαριστώ, por FALEMINDERIT!

Next Post
Gjithçka gati për Vorë-Hani i Hotit, kosto totale e projektit 415 milion euro

Gjithçka gati për Vorë-Hani i Hotit, kosto totale e projektit 415 milion euro

Comments 6

  1. Lui says:
    1 year ago

    Kozeta, leri komentet per te bere furce, por duhet te respektosh te gjithe artistet. Sepse fondet i ke, por pagesen per artistet e ben me pak se nje punetor krahu. Meqe ra fjala, ti e di sa merr nje punetor krahu? Nese nuk e di, po ta them une. Te pakten deri para pak kohesh pa u rritur cmimet qe jane sot, nje punetor krahu merrte jo me pak se 15-20 mije leke te vjetra ne dite. Nje artist ne orkestren tende (flas per masen, jo band), sa e paguan? Per ata qe nuk e dine po e them une. Ti e paguan jo me shume se 120 mije leke te vjetra per jo me pak se 7-10 dite prova me nga 3-4 ore cdo prove. Per mos thene qe provat e fundit zgjasin mbi 5-6 ore dhe mbarojne nje 1-2 te nates. Llogarine se sa leke i bie dita e punes se violinistit ne orkestren e Kozetes po jua le juve ta llogarisni. Skandaloze dhe e turpshme. Dhe pastaj duhet te degjojme dhe hipokrizine e komentit te Kozetes qe ben sikur i qan hallin artisteve.

    Reply
  2. Kozeta says:
    1 year ago

    Ka ca gjëra që t’i paskan thënë si duhet, ka ca të tjera që s’i dike ose s’t’i kanë thënë si duhet.
    Po, i kemi paguar 12.000, ndonjëherë edhe 8500, ndonjëherë edhe 20.000, ndonjëherë edhe vetëm e kemi bërë për qejf, pa asgjë fare, sipas fondit që kemi pasur ose s’kemi pasur. Përveç rasteve me 0 që e kemi bërë me miqtë tanë, çmimet i vendosin vetë të interesuarit. Në rastet e tjera sugjerojmë; ka nga ata që vijnë, ka nga ata që s’vijnë. Tani, ti meqë ke shumë informacion, pse nuk shkon të gjesh të dhëna mbi fondet e marra dhe fondet e shpërndara? Do të të dalë goxha diferencë! Kurse përsa i përket ditëve të provave….
    Në fund, unë jam Kozeta Kurti. Ti kush ishe?
    P.S. Punëtorët e krahut nuk e di sa paguhen se zakonisht punët e krahut, i bëj vetë.

    Reply
  3. Lui says:
    1 year ago

    Kozeta me vjen mire qe e paske lexuar komentin tim dhe shpresoj te kete sherbyer sadopak ne permiresimin e kushteve per artistet. Edhe per sa i perket pageses ke te drejten tende te japesh aq sa e mendon ti sepse ne ekonomi tregu jemi. Dmth ti ofron X pagese per X ore pune, tjetri nese do vjen, nese jo nuk vjen. Por ne nje fare menyre duhet edhe pak dinjitet, sepse edhe ata qe vijne me ate pagese dhe me shume dite pune, ta siguroj qe e bejne nga halli. Dhe nese ngrene zerin, i thuhet “po deshe, eshte tjetri qe po pret”. Dmth nje lloj kercenimi, sepse mbetet pa pune. Une thjeshte e kam qe artistet te trajtohen me dinjitet, te pakten aq sa trajtohet dhe nje punetor krahu (qe sot e ka afersisht 20-30 mije leke diten e punes). Dmth nese u ofron pune artisteve, (shume mire ben), ofrouaja me dinjitet, sepse ndryshe quhet shfrytezim. Dhe ne fund me vjen keq qe e ke shkruar ate fjaline ku thua “.. une jam Kozeta Kurti, ti kush ishe?” Sepse tingellon si fjali prej te forti, dhe te ul vlerat. Ne fund te fundit emri im s’ka rendesi, emri yt ka, sepse je person publik!!! Te uroj gjithe te mirat

    Reply
  4. Kozeta says:
    1 year ago

    1- Në aspektin profesional, unë kam 10M euro dhe të ofroj ty një punë me 1 cent. Ti pranon, ose nuk pranon.
    2- Në aspektin moral, shoqëror, solidar, unë kam 10M euro dhe 9 do t’i shpërndaj e do mbaj veç 1 se më del e tepron (por prit sa t’i kem)
    3- Në aspektin profesional, unë nuk jam institucion që të jem e detyruar “të zë me punë” instrumentistët (kujdes se me këtë fjalën ARTIST, abuzohet shumë). Nuk më detyron askush të bëj orkestra se mund t’i bëj eventet edhe me një qyp.
    4- Nga pikëpamja morale, dua që atë që unë kam mundësi, ta ndaj dhe sigurisht sipas angazhimit. Bandi psh rri tre javë në prova, me harqet debatoj a do jenë dy ditë apo tre. (Prandaj qesh shumë unë me ato 7-8 ditët, që ka raste eshe në dy të natës)

    – Nuk është faji im që lexon mesazhin e tjetrit me tonin tënd. Unë jam unë, po ti kush je… nuk ka të bëjë me të fortin, se ato kanë marrë fund në 97-ën. Që prej asaj kohe nuk e dimë kë kemi përballë, por ishte për të thënë: ne nuk komunikojmë të barabartë, sepse unë them me zë të lartë kush jam, sepse s’kam ça fsheh dhe s’ka ardhur ende në këtë botë dikush që të më kapë nga mënga e të thotë: ke futur duart në xhepin e dikujt….. ndersa ti kapërce një herë frikërat, pasigurinë, komplekset dhe flasim prapë.

    Reply
  5. Lui says:
    1 year ago

    Ooo sa thelle paske hyre o Kozeta me keto aspekte profesionale e morale. Ishte thjeshte nje verejtje qe me kane thene miq muzikante Se jam duke te pare ne RTSH 1 tani dhe po me pelqen ( me ke pelqyer gjithmone), si moderatore dhe si ideatore. Nese harqet punojne 2-3 dite me ate pagese qe thashe, atehere terhiqem nga ato qe thashe. Te uroj gjithe te mirat!

    Reply
  6. Kozeta says:
    1 year ago

    Epo unë s’di të jem sipërfaqësore, ndaj i hyj thellë.
    Më vjen mirë që të ka pëlqyer.
    Gjithë të mirat edhe për ty!

    Reply

Leave a Reply to Lui Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vlonjatëve të mi iu them…”, Rama reagon për mungesën e ujit: Pajisjet e montuara në 2009, jashtë standardeve! Të rejat po vijnë sot nga Stambolli

“Vlonjatëve të mi iu them…”, Rama reagon për mungesën e ujit: Pajisjet e montuara në 2009, jashtë standardeve! Të rejat po vijnë sot nga Stambolli

December 29, 2025
Sot protesta e Berishës, Policia me plan masash për garantimin e rendit: Rrugët që bllokohen

Sot protesta e Berishës, Policia me plan masash për garantimin e rendit: Rrugët që bllokohen

December 29, 2025
Situata në Ukrainë/ Ditmir Bushati: Zemërthyese! BE të nxjerrë mësime

Kosova si burim shprese

December 29, 2025
“Humbje e madhe për komunitetin”, ndahet nga jeta ikona e Partizanit

“Humbje e madhe për komunitetin”, ndahet nga jeta ikona e Partizanit

December 29, 2025
Vlora 4 ditë pa ujë/ Mersini: Kjo është fatkeqësi natyrore! Kreu i AKUK-banorëve: Do furnizoheni në mesnatë

Vlora 4 ditë pa ujë/ Mersini: Kjo është fatkeqësi natyrore! Kreu i AKUK-banorëve: Do furnizoheni në mesnatë

December 29, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 30 Dhjetor 2025

December 29, 2025
Vdekja e punonjësit të OSHEE në Shkodër, bie pista e tritolit! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Vdekja e punonjësit të OSHEE në Shkodër, bie pista e tritolit! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

December 29, 2025
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

“Sterilizimi”, Beqaj kërkon t’i vendosen në dispozicion materialet audio të seancës së kaluar

December 29, 2025
Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

December 29, 2025
“Janë në lojë interesa të mëdha”, ish-ministri Milo analizon luftën Izrael-Iran

Kurti–Serbi? Akuzat e ndërsjella, Milo: Fitorja e forcon me fqinjët, është mesazh

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com