• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthim në identitet: KF Tirona, jo KF Tirana

by Eduard Zaloshnja
08/01/2020 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Para 100 vjetësh, disa tironsa, vetëm disa muaj pasi Tirana ishte shpallur zyrtarisht kryeqytet, krijuan një klub të vogël futbolli, të quajtur “Futboll Klub Tirona”. Stërvitjet dhe ndeshjet i zhvillonin te fusha e “Shallvareve” (sot zënë me pallatet pranë Tajvanit).

Me kalimin e viteve, ai klub ndryshoi emër, sipas stinëve politike, nga “Agimi”, te “Shprefeja”, te “Puna”, te “17 Nëntori”, e duke përfunduar te “KF Tirana”. Por pavarësisht erërave politike, tifozët e zjarrtë, gjatë një shekulli, e kanë quajtur klubin e tyre të zemrës “Tirona”.

Tirana-Derbi

Janë të paktën 10 këngë në 100 vjet që i janë dedikuar këtij klubi. Dhe në të gjitha këngët i referohet Tironës dhe jo Tiranës. Janë shumë breza tifozësh që kanë dhënë zemrën e tyre për këtë klub. Dhe të gjithë ata e quajnë “Tirona”, dhe jo “Tirana”.

U takon drejtuesve aktualë të klubit që të bëjnë përçapjet zyrtare, që emri i klubit të kthehet në identitet – sidomos këtë vit që është 100-vjetori i themelimit të klubit dhe i qytetit si kryeqytet. Puristët gjuhësorë mund të thonë se duhet t’i përmbahemi standardit zyrtar për emërtimet e qyteteve, kur emërtojmë klubet që u përkasin atyre. Por historia e futbollit na tregon se emërtimet e klubeve nuk ndjekin domosdoshmërisht drejtshkrimin zyrtar të emrave të qyteteve.

Tirana goli ne derbi

Fjala vjen, A.C. Milan duhej të quhej A.C. Milano (me drejtshkrimin italian), por themeluesit e quajtën thjesht A.C. Milan (në dialektin e tyre lokal). Dhe ai klub quhet A.C. Milan edhe sot, e do të quhet për shekuj… Në të njëjtën mënyrë, klubi aktual “Tirana” u quajt “Tirona” qysh në lindje, e do të quhet “Tirona” nga tifozët e saj, deri në vdekje. Drejtuesve aktualë të klubit u mbetet thjesht ta zyrtarizojnë në federatë këtë aktualitet shekullor, që do të vazhdojë të ekzistojë për shekuj….

/Panorama Sport

Next Post
Panik në Iran, lëkundje tërmeti pranë centralit bërthamor

Panik në Iran, lëkundje tërmeti pranë centralit bërthamor

Comments 1

  1. Çentrale says:
    6 years ago

    Ha ha. Po ne ça duhet për Tiranën. Futja kot ( Milan nuk është në dialekt)

    Reply

Leave a Reply to Çentrale Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In