• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Riktheni Bordin e karburanteve!

by A R
01/08/2026 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri po ndodh diçka që nuk mund të kalojë më si një “luhatje normale e tregut”. Çmimi i karburanteve ka hyrë në një spirale të rrezikshme rritjeje, ndërsa institucionet që duhet të garantojnë konkurrencën dhe të mbrojnë konsumatorin duket se kanë zgjedhur heshtjen.

Rastësisht apo jo, kjo valë shtrenjtimi nisi menjëherë pasi qeveria vendosi të shkrijë Bordin e Transparencës. Për vite me radhë ky mekanizëm u kritikua nga opozita dhe ekspertë të ndryshëm, por faktet e javëve të fundit tregojnë se mungesa e tij ka lënë tregun pa asnjë filtër kontrolli. Sot nafta po shitet deri në 218 lekë për litër, plot 40 lekë më shumë se çmimi i fundit tavan prej 176 lekësh që kishte vendosur Bordi përpara se të shpërbëhej.

Një argument që nuk mund të anashkalohet është padyshim situata ndërkombëtare. Lufta mes Izraelit dhe Iranit, si dhe tensionet në Lindjen e Mesme, kanë krijuar pasiguri në tregjet globale të energjisë dhe kanë ushtruar presion mbi çmimin e naftës. Askush nuk e mohon se një konflikt i tillë ka potencialin të destabilizojë ekonominë botërore. Megjithatë, shumë vende të rajonit nuk janë mjaftuar duke ia lënë barrën qytetarëve. Përkundrazi, kanë ndërmarrë masa fiskale për të zbutur efektet e shtrenjtimit, duke ulur ose lehtësuar përkohësisht taksat dhe tatimet mbi karburantet, në mënyrë që rritja në tregjet ndërkombëtare të mos transferohej e gjitha te konsumatori.

Shqipëria nuk mund të mbetet spektatore para kësaj panorame. Përkundrazi, duhet të reagojë me masa konkrete. Ndoshta Qeveria duhet të shqyrtojë një ulje të përkohshme të barrës fiskale mbi karburantet.

Në këtë pikë, rikthimi i një mekanizmi mbikëqyrës, qoftë edhe në formën e Bordit të Transparencës duket më shumë se një domosdoshmëri. Sepse një treg që funksionon pa asnjë kontroll institucional, sidomos kur bëhet fjalë për një produkt jetik si karburanti, krijon terren për abuzim dhe spekulim.

Sot, veç ,mungesës së Bordit, po aq e pakuptueshme është edhe heshtja e Autoritetit të Konkurrencës. Vetëm pak muaj më parë ky institucion premtoi hetime dhe kontrolle në terren për mënyrën se si po funksionon tregu i karburanteve. Si është e mundur që pothuajse të gjitha kompanitë e karburanteve shesin sot me të njëjtin çmim? Në çdo treg normal, konkurrenca prodhon diferenca, qoftë edhe minimale. Kur çmimet janë identike kudo, pyetja lind natyrshëm: A kemi të bëjmë me një rast që meriton hetim? Pikërisht për këtë ekziston Autoriteti i Konkurrencës. Nëse një situatë kaq flagrante nuk ngjall dyshime që Autoriteti i Konkurrencës të reagojë, atëherë çfarë duhet të ndodhë më shumë që ky institucion të zgjohet?

Shqetësimin e ka ngritur edhe deputeti Erion Braçe, i cili ka hedhur dyshime se rritja mund të jetë e qëllimshme, në një periudhë kur kërkesa për karburant arrin kulmin. Muajt e verës sjellin mijëra emigrantë që kthehen në Shqipëri dhe shtojnë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve. Në të njëjtën kohë, sezoni i pushimeve rrit lëvizjet me automjete. Nëse çmimet po rriten pikërisht në momentin kur konsumi është maksimal, dyshimet për spekulim bëhen edhe më të forta.

Mjafton të shohësh kronologjinë e çmimeve. Në mesin e korrikut nafta nisi të shitej rreth 12 lekë më shtrenjtë se çmimi i fundit i vendosur nga Bordi i Transparencës. Javë pas jave, rritja vazhdoi pa asnjë frenim, derisa diferenca arriti këto ditë në rreth 40 lekë për litër. Dhe pasojat nuk ndalen vetëm te pompa e karburantit.

Çdo litër nafte më i shtrenjtë rrit kostot e transportit, ndërsa kostot e transportit reflektohen më pas në çmimet e mallrave dhe shërbimeve. Në fund të zinxhirit është qytetari shqiptar, i cili paguan më shumë për ushqimet, për udhëtimin, për biznesin e tij dhe për çdo produkt që transportohet. Kjo është arsyeja pse çështja nuk mund të trajtohet si një debat i zakonshëm tregtar. Ajo kërkon reagim institucional, transparencë dhe kontroll. Autoriteti i Konkurrencës duhet të tregojë nëse premtimet për hetime kanë qenë serioze apo thjesht deklarata për konsum publik. Ndërkohë, qeveria duhet të vlerësojë nëse tregu i karburanteve mund të lihet të funksionojë pa asnjë mekanizëm mbikëqyrës, apo duhet të rikthejë Bordin e Transparencës.

JavaNews.al

Next Post
Kriza në Ceuta, Sanchez kritikon qëndrimin e disa vendeve të BE-së: Reagime egoiste dhe përçarëse -

Kriza në Ceuta, Sanchez kritikon qëndrimin e disa vendeve të BE-së: Reagime egoiste dhe përçarëse -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Tragjedi në futbollin spanjoll, lojtari vdes pas ndërhyrjes horror në fushë nga portieri kundërshtar! Pamjet e momentit fatal

VIDEO/ Tragjedi në futbollin spanjoll, lojtari vdes pas ndërhyrjes horror në fushë nga portieri kundërshtar! Pamjet e momentit fatal

November 3, 2026
KE publikon sot raportet e progresit: Vendet që udhëheqin procesin e anëtarësimit dhe ato që mbeten prapa

KE publikon sot raportet e progresit: Vendet që udhëheqin procesin e anëtarësimit dhe ato që mbeten prapa

November 3, 2026
Shtyhet për në 17 nëntor gjyqi për Veliajn, gjykata: Nuk jemi kompetentë për transferimin! Avokati: Kërkojmë vendimin e Drejtorisë së Burgjeve për…

Shtyhet për në 17 nëntor gjyqi për Veliajn, gjykata: Nuk jemi kompetentë për transferimin! Avokati: Kërkojmë vendimin e Drejtorisë së Burgjeve për…

November 3, 2026

Ç’fitojmë me uljen 16 përqind të karburantit nga 1 janari 2027?

November 3, 2026
KQZ ultimatum partive politike: Keni 24 orë afat për heqjen e posterave!

Zgjedhjet e 9 Majit, Celibashi: Do marrim masat që të plotësohen rekomandimet e OSBE-së

November 3, 2026
Grabisnin shtëpitë e futbollistëve në Barcelonë, arrestohen tre hajdutët e dyshuar, kamerat i tradhtuan!

Grabitje në një pikë karburanti në Klos, dy persona të maskuar marrin paratë nga kasaforta

November 3, 2026
Izrael: Kreu i partisë arabe i bën thirrje opozitës të “pranojë realitetin”

Izrael: Kreu i partisë arabe i bën thirrje opozitës të “pranojë realitetin”

November 3, 2026
Pse po ftohet trupi i njeriut? Ndryshimi i pazakontë që ka ndodhur në 150 vite

Pse po ftohet trupi i njeriut? Ndryshimi i pazakontë që ka ndodhur në 150 vite

November 3, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

November 3, 2026
Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In