• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthehet në Shqipëri Ermal Meta, koncert në 5 mars me instrumentistët e “GnuQuartet”

by Java News
05/02/2019 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë ata që pëlqejnë zërin e kantautorit Ermal Meta do të mund ta ndjekin sërish nga afër. Pas koncertit të parë të mbajtur më 1 qershor 2018 në sheshin “Skënderbej”, Ermal Meta rikthehet sërish në Tiranë për një mbrëmje të paharruar.
Më 4 mars, kantautori shqiptar do të performojë për publikun shqiptar së bashku me “GnuQuartet”, një grup i njohur instrumentistësh, në vijim të turit “Ermal Meta në Teatër me GnuQuartet”.

Lajmin e ka bërë publik kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, u ka bërë thirrje qytetarëve që humbasin këtë shfaqje të bukur muzikore.
“Ju kujtohen emocionet e koncertit të Ermal Metës?

💁‍♂Talenti shqiptar kthehet përsëri në Tiranën e tij, krahas 23 koncerteve në skenat më të mira në 19 qytete italiane.🎉🎻🎼 Pavarësisht famës ndërkombëtare, Ermali s’e harron kurrë skenën shqiptare, ku këtë herë do të dhurojë një supershfaqje te Pallati i Kongreseve.😊 Së bashku me katër artistë të talentuar italianë të GnuQuartet do të sjellin një atmosferë magjike që nuk duhet humbur 🎊 Kur? Më 4 Mars, ndaj bëj grupin e shihemi atje!”, shkruan Veliaj.

Me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, ky koncert vjen si vazhdimësi e një turneu të paharrueshëm që Ermal Meta ka realizuar gjatë verës së vitit 2018, me një performancë artistike mbresëlënëse. Nuk mund të mos përmenden koncertet e realizuara në Romë, në Firence, në kështjellën “Scaliger” në Villafranca; apo në amfiteatrin në Sardenja.

Dhe së shpejti, kantautori shqiptar nis një tur të ri, ku do të ndalet edhe në Tiranë, së bashku me “GnuQuartet”, për të sjellë para publikut më shumë ri, dhe ritme të paharruara duke bërë bashkë violë, violinë, violinçel dhe flaut.

Ritmi dhe muzikaliteti i këtyre instrumentistëve, do ta bëjnë edhe më të gjallë muzikën e kantautorit shqiptar. Ndaj s’na mbetet gjë tjetër, veç ta shijojmë në Tiranë performancën e tyre.

Kalendari i koncerteve në kuadër të turit “Ermal Meta në Teatër me GnuQuartet”.

2 shkurt – Milano – Teatri “Arcimboldi”

4 shkurt – Napoli – Teatri “Bellini”

5 shkurt – Pescara – Teatri “Massimo”

11 shkurt – Catania – Teatri “Metropolitan”

12 shkurt – Palermo – Teatri “Al Massimo”

15 shkurt – Reggio Emilia – Teatri “Valli”

16 shkurt – Trento – Auditoriumi “Santa Chiara”

25 shkurt – Roma – Salla “Santa Cecilia”

4 mars – Tiranë – Pallati i Kongreseve

6 mars – Bari – Teatri “Petruzzelli”

8 mars – Montecatini Terme (PT) – Teatri “Verdi”

9 mars – Assisi (PG) – Teatri “Lyrick”

12 mars – Venezia – Teatri “Goldoni”

18 mars – Trieste – Teatri “Rossetti”

19 mars – Lugano (CH) – Pallati i Kongresve

23 mars – Genova – Teatri “Carlo Felice”

24 mars – Torino – Teatri “Colosseo”

Next Post
Incidentet/ E pamëshirshme ndaj Kastriotit, Disiplina publikon dënimet për skuadrat

Incidentet/ E pamëshirshme ndaj Kastriotit, Disiplina publikon dënimet për skuadrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
“Skandali” i xhudistes lituaneze në Tiranë, keqinterpretimi i medias serbe dhe reagimi i organizatorëve

“Skandali” i xhudistes lituaneze në Tiranë, keqinterpretimi i medias serbe dhe reagimi i organizatorëve

September 14, 2026
Lagarde: Europa të zhvillojë IA-në e saj, varësia nga SHBA dhe Kina kërcënon ekonominë

Lagarde: Europa të zhvillojë IA-në e saj, varësia nga SHBA dhe Kina kërcënon ekonominë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com