Kina ka zhytur 800,000 njerëz në Wuhan përsëri në izolim ndërsa kombi komunist vazhdon politikat e tij “Covid Zero”.
Pekini po merr një qasje pa tolerancë ndaj virusit, duke zbatuar një bllokim në qytetin që u bë burim për shpërthimin e virusit, pas vetëm 20 deri në 25 infeksione të reja në ditë këtë javë. Whan tani i është bashkuar 27 qyteteve të tjera nën nivele të ndryshme rregullash bllokimi , me afro 210 milionë njerëz të prekur nga kufizimet.
Qyteti ishte vendi i shpërthimit të parë të Covid në botë – duke i dhënë alarmin Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) më 31 dhjetor 2019.
/e.d