• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikonstruktohet Kopshti nr.55, Veliaj: Premtim i mbajtur!

by A R
10/09/2017 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër kopësht në Tiranë është rikonstruktuar dhe është gati të presë fëmijët për vitin e ri shkollor. Kryebashkiaku Erion Veliaj, inspektoi përfundimin e punimeve dhe theksoi se ky është një tjetër premtim i dhënë gjatë fushatës dhe i bërë realitet në vetëm pak muaj.

“Jam shumë entuziast që përfunduam kopshtin e 30-të. Ka qenë një premtim i bërë në fushatë, sot e mbajmë, pak ditë pasi ka mbaruar fushata dhe është krijuar Qeveria e re, për të treguar se nuk duhet të kalojnë 4 vjet për të mbajtur një premtim, punën e sotme nuk duhet ta lemë për nesër. Më në fund kemi marrë një vendimmarrje historike, pra të mos mendojmë për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratën e ardhshme. Gjenerata e ardhshme fillon me çerdhet dhe kopshtet”, tha Veliaj.

Ai theksoi se me këtë kopsht përfundojnë së rikonstruktuari të gjitha kopshtet dhe çerdhet në njësinë 4, duke krijuar tashmë mundësinë që vëmendja të zhvendoset edhe në njësi të tjera. “Njësia 4 është një tjetër njësi ku kemi përfunduar rikonstruksionin e të gjitha kopshteve dhe çerdheve dhe më në fund do kalojmë në njësi të tjera më periferike. Shumë shpejt do të hapim edhe çerdhe e kopësht të ri te Bregu i Lumit, duke iu përgjigjur me ofertë konkrete të gjitha kërkesave që kanë prindërit për kopshte dhe çerdhe të reja”, tha kryetari i Bashkisë.

Ai theksoi faktin se investimet shumë cilësore të realizuara në të gjitha çerdhet dhe kopshtet ku ka ndërhyrë Bashkia e Tiranës, ka bërë që të rritet ndjeshëm kërkesa e prindërve për të çuar fëmijët e tyre në to. “Mjafton vetëm të shikoni përreth dhe kuptoni që një ndërtesë publike edhe duket më mirë, edhe është punuar me cilësi, i ka shtuar vlerën zonës në të gjithë këtë komunitet, është shumë herë më cilësore se shumë prej kopshteve private. Kjo është arsyeja pse kemi pasur një fluks të jashtëzakonshëm kërkesash për t’u regjistruar në institucionet publike, çerdhet, kopshtet. Mbaj mend përpara dy vitesh ishin bosh sepse nuk donte njeri, sot kemi nga 8-9 kërkesa për një vend”, shtoi Veliaj.

Ai u shpreh se Bashkia e Tiranës është e vendosur t’i përgjigjet zhvillimit demografik të qytetit si në infrastrukturë rrugore, ashtu edhe në atë arsimore dhe sociale. “Do të bëjmë të pamundurën, në një qytet që po rritet me 25-30 mijë veta çdo vit, gjithashtu duhet të mbajmë hapin e këtyre institucioneve. Por, tani që kemi mbaruar me çerdhet dhe kopshtet, jemi gati të kalojmë te shkollat e reja, që kush përfundon këtë kopsht të mrekullueshëm të ketë gjithashtu një shkollë të mrekullueshme ku të vazhdojë dhe të bëhet një qytetar i mirë i Tiranës”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.

Next Post
Aeroplanët luftarakë izraelitë fluturojnë shumë ulët mbi Liban

Aeroplanët luftarakë izraelitë fluturojnë shumë ulët mbi Liban

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

April 3, 2026
FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

April 3, 2026
Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

April 3, 2026
Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

April 3, 2026
Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

April 3, 2026
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

April 3, 2026
“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In