• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikonstruktohet diga dhe rruga e Liqenit të Çerkezës, Veliaj: Do ta kthejmë në një tjetër pikë tërheqëse të Tiranës

by Java News
23/08/2023 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ndërtuar që në vitin 1968, diga mbi Liqenin e Çerkezës po rikonstruktohet nga Bashkia e Tiranës.

Por, përveç digës, bashkia po rehabiliton edhe rrugën që të shpie në Liqenin e Çerkezës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet për rehabilitimin e digës dhe të rrugës drejt Liqenit, tha se ato do të përfundojnë deri në fund të gushtit, ndërsa ftoi qytetarët dhe biznese të investojnë me agroturizme në këtë zonë, për ta shndërruar në një tjetër destinacion, si ai i Parkut të Liqenit të Farkës.

“Ky liqen ishte konceptuar, ashtu si liqeni i Farkës, vetëm për vaditje, kurse sot, përveç vaditjes, që e kemi të garantuar me një kollonë të hapjes e mbylljes së automatizuar të portave, me një digë të përforcuar dhe gjithë sistemin e emergjencës nëse diga tejmbushjet, duke kaluar në vetëshkarkim, kemi krijuar edhe mundësinë që ajo të shërbejë, po ashtu, edhe si hapësirë për argëtim dhe çlodhje. Bashkë me digën kemi bërë edhe investimin e rrugës, ndaj për të ardhur në Çerkezë, vetëm 15 km nga Tirana, do të jetë edhe më e thjeshtë. Këtë projekt do e quajmë të mbyllur deri në fund të gushtit, por me mbylljen e këtij projekti hapet një ftesë për të gjithë ata që duan të investojnë këtu në agroturizëm, për të gjithë ata që duan të blejnë prona, të krijojnë rezidenca, sepse besoj se eksperienca fantastike e Liqenit të Tiranës dhe Farkës, ku u rehabilitua e gjithë pista, duhet të na çojë në më shumë aksione të tilla,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku zbuloi edhe dy projekte të ngjashme, një prej të cilave ai i Liqenit të Linzës, që do t’i japë një hov të ri zhvillimi gjithë zonës së Freskut.

“Plani tjetër është liqeni i Linzës. Është një liqen më i vogël, por në një zonë më të dendur. Dua që ta hapim edhe këtë zonë për ata që duan të bëjnë agroturizëm dhe zona rezidenciale. Po të shihni, është rrethuar me një ullishte, është disa herë më e sistemuar dhe më e lidhur me infrastrukturë seç ka qenë Farka, kur ne filluam investimin. Një projekt tjetër, që besoj do jetë jetik për Zall Herrin, është lidhja mes Zall Herrit dhe Tufinës, aty ku përfundon Rruga e Arbrit. Në fakt, segmenti në vijë ajrore është shumë i shkurtër, por s’ka infrastrukturë,” deklaroi Veliaj.

Edhe deputeti i PS, Xhemal Qefalia u shpreh se interesi pas këtij investimi është rritur edhe në këtë zonë.

“Në fakt, është një surprizë që i ofrohet kësaj zone, është bërë një mrekulli këtu në Zall Herr, falë investimit të punës që është bërë nga Bashkia. Ka një frekuentim të jashtëzakonshëm, por tani që ka përfunduar me këtë punë të mrekullueshme ne shpresojmë që fluksi do të rritet, do të ketë interes për ta bërë këtë një qendër atraktive. Kështu që, mezi pres që së shpejti këtu të ketë një zhvillim, të ketë ndërtimin e lokaleve ku njerëzit të vijnë, të dëfrejnë me familjet, jo vetëm në fundjavë, por edhe gjatë javës,” deklaroi ai./m.j

Next Post
Tragjike/ U zhytën në ujin e një përroi për të shpëtuar një qen, zhduken dy gra

Tragjike/ U zhytën në ujin e një përroi për të shpëtuar një qen, zhduken dy gra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com