• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

by A R
03/08/2026 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në një intervistë për “Klan News” ka folur për protestat që vijojnë prej 65 ditësh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, masat ndaj personave që konsiderohen kërcënim për sigurinë kombëtare, si edhe situatën e zjarreve në vend.

Duke u ndalur fillimisht te protestat, Lamallari tha se Policia e Shtetit është treguar e matur dhe se ka vepruar në përputhje me ligjin dhe standardet për menaxhimin e tubimeve publike.

“Besoj se në këto protesta, Policia ka dëshmuar se ka dituar ti menaxhojë më së miri ato, duke iu përmbajtur pikërisht standardeve të përcaktuara në ligjin, si në ligjin për tubimet  po ashtu deh ën protokollet e veta dhe procedurat standarde të veprimit. Padyshim që një protestë është tregues i një demokracie të shëndoshë. Megjithatë fakt është se ka pasur një dallim të madh me atë që nisi ditët e para si një manifestim paqësor, dhe më pas disa elementë të caktuar, 15-20 persona, shumë aktivë, shumë agresivë tentonin që herë me vezë dhe herë me gurë kanë tentuar të provokojnë policinë, në disa raste duke goditur efektivë, por edhe deputetë të zgjedhure, të cilët janë përfaqësues të qytetarëve shqiptarë. Çdokush që kryen veprime të dhunshme, të paligjshme , duhet mbajtur përgjegjësi para ligjit”, tha ministri.”, u shpreh ministri.

Sa i përket masave ndaj personave që konsiderohen rrezik për sigurinë kombëtare, Lamallari konfirmoi se nuk është vetëm rasti i Ikballe Hudutit (Berisha), e cila është shpallur e padëshiruar në Shqipëri për 15 vjet.

Ai bëri të ditur se ka firmosur edhe vendime të tjera për shpalljen “ të padëshiruar” të personave të cilët, siç tha ai, sipas vlerësimeve të agjencive të inteligjencës dhe zbatimit të ligjit, përbëjnë kërcënim real për vendin.

“Fakt është dhe kjo është e dëshmuar në fakt , një rast që ju përmendte më herët, ku unë në zbatim të së drejtës që me jep ligjin për të shpallur peron të padëshiruar në vendin tonë për 15 vite, ishte dhe rasti i zonjës Ikballe Huduti, e cila në fakt sipas inflamacioneve të administruara nga agjencitë e shërbimit informativ dhe të zbatimit të ligjit provohej se kishte lidhje dhe veprimtari, të cilët përbejnë shqetësim dhe kërcënim për Shqipërinë. Nuk është vetëm ky rast, edhe pse nuk është bërë publike, edhe më pas në javën në vijim ka pasur raste të tjera, të cilët i kam shpallur perona të padëshiruar në zbatim të atributeve që më jep ligji. Jo detyrimisht, por persona, që sigurisht me shfaqje dhe tendenca shqetësuese ekstremiste, të cilët në tërësinë e tyre, pavarësisht rrymave të ndryshme, të mbështetjes, financimit dhe propagandimit, vlerësohen nga agjencitë e Shqipërisë se përbëjnë kërcënim real për vendi dhe qytetarët shqiptarë dhe rrjedhimisht detyrohem të ndërmarrë një vendimmarrje të tillë”, tha ai.

Ministri komentoi edhe situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se të gjitha strukturat janë të angazhuara maksimalisht për neutralizimin e vatrave.

Sipas tij, vetëm gjatë kësaj të hëne janë regjistruar 32 vatra zjarri në të gjithë Shqipërinë, ndërsa zjarri në Finiq është vënë nën kontroll me ndihmën e tre helikopterëve të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Sot që flasim është vënë nën kontroll zjarri në Finiq. Janë tre helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët janë vënë në dispozicion për shuarjen e tyre dhe flakët janë vënë nën kontroll. Ka pasur 32 vatra në të gjithë vendit, Është një punë voluminoze e bërë nga të gjitha institucionet. Përballja me zjarret është një sfidë e vazhdueshëm, jo vetëm për vendit tonë, por e pamë dhe Spanjën dhe Francën”, tha Lamallari.

Next Post
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Comments 1

  1. Anonymous says:
    3 months ago

    Veç përfqsues të qytetarve nuk jan ata këlyshët e monizmit tradhtar po mund tju themi plot cojën

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

November 5, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

November 5, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta ulet me 6 lekë

November 5, 2026
Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

November 5, 2026
Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba! Devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba! Devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

November 5, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Horror në Burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

November 5, 2026
‘Mos i jepni karkaleca Dumanit’/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, Petrit Qoli shpërthen kundër prokurorit Dibra: Po bëni gjenocid

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

November 5, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

November 5, 2026
Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

November 5, 2026
“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In