• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikonstruktohet Biblioteka Nr.4 në Njësinë 9, Veliaj: Sot është një ditë e mirë për Tiranën

by A R
25/03/2018 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë muaj më parë ishte një ngrehinë e rrënuar, e rrethuar me ferra, të cilën banorët e njësisë 9 e kishin harruar se dikur kishte qenë edhe bibliotekë. Por, falë investimit të Bashkisë së Tiranës, Biblioteka Nr. 4 në kryeqytet, e cila do të mbajë emrin e gjuhëtarit dhe përkthyesit të njohur shqiptar, Petro Zheji, është shndërruar në një vatër të bukur leximi dhe një hapësirë moderne për komunitetin. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se pas rikonstruksionit biblioteka do jetë një shtysë e madhe për të rinjtë që duan t’i kthehen leximit.

“Mbaj mend ditën e parë kur erdhëm këtu, ishte mbuluar me ferra, shkurre, tokë e xanun këtu, tokë e xanun atje, një gur, karrige, arka, bidona! Ky është proces. Është si të qërosh orizin, kokërr më kokërr. Pra, nuk është diçka që bëhet duke ndenjur në kafe dhe duke dhënë mend, por vjen duke çliruar territorin hap pas hapi. Sot besoj që kemi çliruar një territor të rëndësishëm, një hapësirë që kishte degraduar, që vetëm emrin kishte bibliotekë”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai theksoi se investimi te bibliotekat është investim për dijen dhe për të ardhmen. “Sot është një ditë e mirë për Tiranën, është një ditë e bukur sepse besoj që civilizimi që ne i përkasim, ai i librave, i dijes, i shkrimtarëve, i njerëzve të mençur, ka përparuar ndaj asaj racës tjetër, të bingove, lotove, basteve, të logjeve. Për gjitha këto arsye duhet të këmbëngulim që civilizimi që përfaqësojmë, i librave, i dijes, i të qenit konstruktiv, pozitiv, i të qenit me energji të mirë, duhet ta fitojë luftën me industrinë e basteve, lotove”, tha ai.

Veliaj theksoi se sfida e shoqërisë së sotme, përfshi edhe institucionet shtetërore, është të heqë fëmijët nga pajisjet teknologjike dhe ti kthejë ata te libri, si e vetmja garanci për një të ardhme të sigurt nesër. E për t’i dhënë më shumë jetë nismës për rijetësimin e bibliotekave të Tiranës, ai shtoi se shumë shpejt Bashkia e Tiranës do të nisë një fushatë që synon të sjellë sa më shumë libra në këto biblioteka. Fushata e pemëve do të mbyllet në 22 prill dhe menjëherë pas saj do të nisë fushata e librave, për t’i kërkuar çdo botuesi, çdo personi privat ose publik, të dhurojë libra për 8 bibliotekat e reja të Tiranës.

Ai njoftoi se Bashkia e Tiranës do të hapë një konkurs se si qytetarët dhe lexuesit do duan t’i emërtojnë bibliotekat e reja. “Ka disa shkrimtarë që kanë ndërruar jetë vitet e fundit, të cilët duam t’i përjetësojmë me emrin e një biblioteke. Ndaj, do të hapim një konkurs për të marrë propozime nga lexuesit. Kush ka një ide, dikush që e ka frymëzuar, që i ka ndryshuar jetën, por që sot si shkrimtar shqiptar nuk jeton më, të na e thotë që ta përjetësojmë me emërtimin e një biblioteke”, u shpreh Veliaj

a.ç

Next Post
Ora e Tokës, bota ndal dritat për një orë

Ora e Tokës, bota ndal dritat për një orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

Ankimi në GJK, Salianji akuzon trupën gjykuese: Zvarritën çështjen dy vjet, do të ndjek rrugën në Strasburg

September 29, 2026
Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

September 29, 2026
Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Amerikanët ikin përfundimisht nga Iraku, ekspertët: Fitore për Iranin dhe aleatët, ISIS mund të fuqizohet

September 29, 2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

September 29, 2026
“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

September 29, 2026
SPAK thotë i “JO” Këshillit Bashkiak! Veliaj nuk lejohet as fizikisht dhe as online në mbledhjen e sotme

SPAK thotë i “JO” Këshillit Bashkiak! Veliaj nuk lejohet as fizikisht dhe as online në mbledhjen e sotme

September 29, 2026
Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

September 29, 2026
“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

September 29, 2026
Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

September 29, 2026
Zgjedhja e Endrit Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese

Zgjedhja e Endrit Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com