Rikonstruktimi i rrugës Tiranë-Ndroq, Rama: Realizohen 38% e punimeve

Aksi rrugor Tiranë-Ndroq po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të plotë për riparimin e pjesëve të amortizuara dhe pajisjen me sinjalistikën e nevojshme rrugore, me qëllim përmirësimin e sigurisë në këtë zonë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në Facebook pamje nga puna në kantierin e rrugës Tiranë-Ndroq.

Kreu i qeverisë thotë se punimet në rrugën dytësore Tiranë-Ndroq janë realizuar deri më tani në masën 38%.

Kjo rrugë dytësore për hyrjen dhe daljen nga Tirana, është duke u rehabilituar për shkak të punimeve që po kryhen paralelisht në autostradën Tiranë-Durrës dhe për të shpërndarë sadopak trafikun sidomos në periudhën e sezonit të verës ku fluksi i qarkullimit është gjithnjë e në rritje.

Autostrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet me nga 2 korsi shtesë në secilën anë, ku njëra do të jetë për emergjencat.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com