• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikonstruksioni i dy konvikteve/Veliaj: Protesta dhe bojkoti mbaruan, tani do punojmë

by Java News
09/02/2019 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës deklaron se para se studentët të marrin pushimet e verës, në të gjitha godinat e Qytetit Studenti do kenë përfunduar punimet për rikonstruksionin e ambienteve të përbashkëta, si sallat e leximit, nyjet sanitare, dushet, hidroizolimi etj. Bashkia thotë se në përmbushje të detyrave që lindin nga Pakti për Universitetin, ka vijuar punën për rikonstruksionin e dy godinave të tjera në Qytetin Studenti, ato me numër 9 dhe 10, duke e çuar kështu në 8 numrin e konvikteve ku po punohet vetëm në këtë rezidencë studentore.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në dy godinat e vajzave, ndërsa vlerësoi faktin që rikonstruksioni po kryhet në kushte të vështira për shkak se godinat janë ende të populluara. “Jam shumë i lumtur që shikoj se si vlon puna në Qytetin Studenti. Kemi filluar me dy godina të reja. Për t’ju dhënë një ide, dy godina kanë 180 dhoma. Pra, kanë më shumë dhoma sesa një nga hotelet më të mëdha sot në Tiranë, me 5 yje. Do të thotë që rikonstruksioni i një godine studentore është thuajse i barabartë me rinovimin e një hoteli. Kur shikon që hoteleve private u duhen 2-3 vite ta sjellin në terezi një rikonstrukison, këtu po punojmë realisht në kushte spartane, dhe me një rendiment të jashtëzakonshëm. Kështu që dua të falenderoj kompanitë e tjera që po adoptojnë konvikte të ndryshme”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Me nisjen e punimeve edhe me këto dy konvikte të tjera, kryebashkiaku theksoi se përmbushet një premtim i dhënë pak javë më parë, që gjysma e godinave në QS të kishte nisur puna për rikonstruksionin e tyre. “Me dy konviktet e reja të gocave, jemi mbi atë që kishim premtuar. Pra, që përpara shkurtit, gjysma e konvikteve të kishin filluar punë, dhe gjysma tjetër në pjesën tjetër të muajit.

Dua të kujtoj që sot protesta ka mbaruar, sot bojkoti ka mbaruar, debati ka mbaruar. Por, nuk ka mbaruar zelli ynë për të mbajtur çdo pikë të “Paktit me Universitetin”. Për sa kohë që kryeministri, kryetari i bashkisë, qeveria, autoritetet vendore, morën përsipër dhe dhanë fjalën, edhe zelli i punimeve është vërtetimi i faktit që vazhdon përtej lajmit të ditës. Kështu që, do të jemi këtu edhe kur ndoshta të harrohet i gjithë ky debat, dhe gjithë ky diskutim. Sepse fjala e dhënë duhet mbajtur. Ashtu siç kemi pasur zakon edhe në qeveri, edhe në bashki, për sa kohë që kemi marrë një angazhim, është apo s’është lajm dite, ka apo s’ka sherr, ka apo s’ka protestë, ne do ta çojmë fjalën deri në fund”, shtoi kryebashkiaku.

Ai shprehu besimin se para se studentët të marrin pushimet e verës do ketë përfunduar puna në të gjitha godinat për ambientet e përbashkëta dhe më pas duke përfituar nga kjo periudhë do të ndërhyhet për rikonstruksionin e dhomave të ndenjjes. “Jam shumë entuziast sot që studentët do të largohen për pushimet e verës, me të gjithat konviktet e riparuara në pjesët publike, nyjet higjieno-sanitare, dushet, ambientet e përbashkëta, termoizolimin, suvatë, dhe lyerjen nga jashtë.

Besoj se është një moment historik kthese për të ngritur një standard të ri të komunikimit me studentët, duke i parë jo si e ardhmja, por si e tashmja. Në fund të verës, një e treta e studentëve do të bëhen rezidentë të Tiranës, duke qenë se mbarojmë vitin akademik, dhe do të jetë kontribues, edhe me taksa, edhe me talent, edhe me pasion dhe energji të mirë, për qytetin tonë”, tha Veliaj. Deri më tani Bashkia e Tiranës falë edhe ndihmës së donatorëve të ndryshëm ka nisur rikonstruksionin e 8 konvikteve. Më konkretisht bëhet fjalë për konviktet 5, 6, 20, 21, 27, 28 dhe së fundi edhe 9 dhe 10.

Next Post
Ermal Meta mesazh për shqiptarët: Vëllezër dhe motra, jini krenarë sepse keni vlera

Ermal Meta sërish ekzalton “Sanremon 2019”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pagat e magjistratëve përplasin institucionet, Gjykata e Lartë nuk merr pjesë në tryezën e thirrur nga Rama

Pagat e magjistratëve përplasin institucionet, Gjykata e Lartë nuk merr pjesë në tryezën e thirrur nga Rama

September 27, 2026
Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, shpërthen bombola e gazit gjatë gatimit, dëme të mëdha materiale

Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, shpërthen bombola e gazit gjatë gatimit, dëme të mëdha materiale

September 27, 2026
Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

September 27, 2026
Fjala e plotë/ Rama: Korrupsioni po goditet, Shqipëria nuk kthehet pas

Fjala e plotë/ Rama: Korrupsioni po goditet, Shqipëria nuk kthehet pas

September 27, 2026
Rama: Shqipëria nuk kthehet pas, askush dhe asgjë nuk do ta ndalë rrugën e ndryshimit

Rama: Shqipëria nuk kthehet pas, askush dhe asgjë nuk do ta ndalë rrugën e ndryshimit

September 27, 2026
25 plumba në lokalin e tij, Denis Luli kyç gojën para hetuesve, zbulohet porosia që i kishte dhënë kamarierit

25 plumba në lokalin e tij, Denis Luli kyç gojën para hetuesve, zbulohet porosia që i kishte dhënë kamarierit

September 27, 2026
Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

September 27, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata pa avokatë, por me rregullore

September 27, 2026
“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

September 27, 2026
“Varrosje për së gjalli”- Katër ish-liderët e UÇK u dënuan me 81 vite burg, Rama nga Miçigani: Populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

“Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë”, Rama: SPAK nxori “sekrete” hetimore

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com