• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ermal Meta sërish ekzalton “Sanremon 2019”

by Java News
09/02/2019 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kantautori shqiptar Ermal Meta ka performuar mbrëmë në teatrin Ariston të Festivalit të Sanremos 2019. Plot një vit pasi u shpall fitues i Sanremos 2018, artisti shqiptar Ermal Meta është rikthyer në këtë Festival si i ftuar special në natën e dueteve , me këngën në garë “Abbi cura di me” të këngëtarit Simone Cristicci.

Performanca e duetit të tyre u duartrokit fort nga publiku në sallë e përcolli mjaft komente pozitive nga fansat e tyre në rrjetet sociale.

Për kritikët e muzikës italiane kënga “Abbia cura di me” e Simone Cristicchit është një nga pretenduese për t’u vlerësuar me cmimin e parë. Këngëtari shqiptar Ermal Meta qe një vlerë e shtuar që iu dha kësaj kënge e mesazhit të saj universal për lumturinë, dashurinë, vuajtjen e bukurinë e shpirtit.

“Bota sot është shumë materialiste në gjithçka, shprehet Ermal meta, e për këtë arsye kënga e Simone Cristicchit është pritur mjaft mirë nga publiku. Është një këngë që të fton të mendish e të refketosh. Kur e dëgjova për herë të parë këtë këngë shprehet këngëtari shqiptar, u stepa e thashë me vete se është një këngë e mrekullueshme. Por vecantia është se këngët e Simone Crisitcchit njihen menjëherë pasi janë frut i artit të tij unik.”

“E njoh Simone Cristicchit që prej vitti 2005, është një artist që më emocionin. Kjo këngë është një poezi e vërtetë”, thotë Ermal Meta. Dhe pse sivjet nuk isha në garë, përgjegjësia në skenën e Festivalit është e njëjtë pasi je i ftuari i një miku e duhet të bësh më të mirën për të.”

Vetëm pak orë pas performimit në skenën e teatrit Ariston kënga “Abbia cura di me” e kënduar në duet nga Ermal Meta e Simone Cristicci ka një shikueshmëri rekord të videos së tyre me dhjetra mijëra klikime në portalin zyrtar të Festivalit.

Edicioni i 69 i Festivalit të Sanremos 2019 prezantohet nga këngëtari i njohur italian Claudio Baglioni i cili për dy vite radhazi është njëherësh dhe drejtor artistik, si dhe e nga aktorët komikë Virginia Raffaele e Claudio Bisio.

Sonte në mbrëmje do të zhvillohet nata finale dh 24 këngëtarët në garë do të përformojnë për fitimin e çmimit Palma e Artë.

Sanremo e një viti më parë u fitua nga kënga “Non mi avete fatto niente” e kënduar nga kantautori shqiptar Erma Meta me këngëtarin italian Fabrizo Moro.

Krerët drejtues të Radio Televizionit publik italian shprehen të kënaqur nga numri i lartë i teleshikuesve që kanë ndjekur edicionin e sivjetëm të këtij Festivali, mesatarisht rreth 10 milionë cdo natë, me vecantinë se ndryshe nga vitet e tjera, Sanremo 2019 ka shtuar numrin e publikut në moshë të re. (Tema)

Next Post
Edhe Shpëtim Idrizi kundër Ramës: Larg nga PDIU

Edhe Shpëtim Idrizi kundër Ramës: Larg nga PDIU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In