• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikard Ljarja, i Miri, i Keqi dhe i Bukuri tek një individ

by Lorenc Vangjeli
22/04/2020 23:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ka njerëz të cilët e dëshmojnë praninë edhe me mungesën e tyre. Madje shpesh mungesa e bën më të fortë praninë. Njëlloj si heshtja që ndodh të ulërijë më shumë se zhurma.

Ka njerëz me të cilët koha vepron ndryshe: i sheh, i ndjen dhe i dëgjon në moshë të re; duken të pashëm, të ndritshëm nga drita e suksesit, të largët, të përjetshëm e të paprekshëm dhe në të njëjtin moment ju ndjen rrjedhën e viteve, mundimin e lodhjes, peshën e heshtjes dhe virtytin e thinjave. Rikard Ljarja kishte epërsinë e jashtëzakonshme që jep ekrani i kinemasë. Atë mund ta takoje njëkohësisht edhe në filmat e tij, nga bardh e zija e kohës së dikurshme gri të Shqipërisë, edhe në pjekurinë e pashmangshme e plot me ngjyra të moshës. E takoje në celuloid, e takoje edhe në shoqërinë e miqve të tij të shumtë, Roki, Koli, Beni apo dhe Tosi që ka ikur përpara tij, mes të cilëve ai fekste si kujtim adoleshence.

Rikardi ZemërArtë vendosi të ikë në kohë të keqe! Duke bërë të ndjehen keq të gjithë ata që ndjeheshin mirë që e kishin njohur dhe trishtoi atë shumicë dërmuese shqiptarësh që e kishin dashur nëpër vite. Qoftë kur ishte “i Miri” në filmat e tij, qoftë kur ishte “i Keqi”, por duke qenë gjithmonë “i Bukuri”: njeriu i bukur në mendje dhe i mrekullueshëm në shpirt. Përgjithësisht, njerëzit e zakonshëm kanë vetëm dy nga këto tre mbiemra. Rikardi, falë filmave të tij, kishte një më shumë gjithmonë!

Fati është kapriçioz. Njeriu që mund të recitonte si pakkush fjalimin e Mark Antonit në funeralin e Jul Çezarit, shkodrani më i famshëm i Tiranës, bashkudhëtar i jetës së së paku dy breza shqiptarësh, e bëri me shumë pak vetë udhëtimin e tij të fundëm. Kësaj here në drejtimin e kundërt, nga Tirana drejt Shkodrës. Dy skaje shumë më afër sot se dje, në kohë dhe hapësirë, por sot shumë më të izoluar prej njëri-tjetrit se nga e djeshmja e largët, për shkak të hallit të përbashkët. Në një kohë normale do të ishte ndryshe. Shumë ndryshe. Dhe çdo spektator, lexues apo dhe thjesht i njohur i Rikard Ljarjes do të mund të thoshte në funeralin e tij se kishte ardhur “jo të varroste, por të lëvdonte me lotë mikun e pamunguar”!

Bota e ka provuar edhe herë të tjera izolimin e sotëm. Tre dekada më parë shqiptarët e dinin shumë mirë se çdo të thoshte të ishte mbas një gardhi me tela me gjemba. Deri në momentin që të lindurit në kafaz nuk i dallonin më hekurat e kafazit, nga ku ftonte për pak arrati lirie edhe Rikardi.

E keqja harrohet shpejt kur largohet. Njeriu për të fat të mirë ka kujtesë të shkurtër. Nëse do të mbante mend gjithçka, me siguri do të çmendej. Por vlen herë pas here e liga për të kuptuar të mirën. Ja vlen herë pas here mbyllja në errësirë për të kuptuar dritën. Ja vlen të mbash frymën për të kuptuar mrekullinë e mbushjes së gjoksit me ajër.  Ja vlen edhe pandemia e koronavirusit që të marrin kurrorën e duhur gjërat e vogla të së përditshmes. Edhe takimi i miqve në funeralin e një miku. Edhe ndjesia dhe prova se jeta përbëhet nga një mori gëzimesh të vogla që në përditshmëri nuk ndjehen, nuk dallohen dhe nuk i llogarit askush.

Si për të kuptuar edhe më mirë kontrastin. Si për të afruar një bindje më shumë se në fund të fundit, triumfon gjithmonë kontrasti sepse gjithçka varet nga kontrasti dhe pika e krahasimit.

Këshilla e hershme e Dantes së madh, autorit të Komedisë Hyjnore, mund të ndihmojë këdo për të kuptuar më mirë dramën e përditshme të gjithësecilit. “Nuk ka mjerim më të madh se kur kujton kohën e lumtur kur ke rënë në fatkeqësi”! Fatkeqësia e përbotshme, në të gjitha mënyrat ngjan se është një nga ato të këqija që nuk vijnë vetëm për të bërë keq. Njëlloj si malli i pakujtuar për Rikardin kur ishte në Tiranë që ulërin tani kur ai vendosi të kthehet sërish në Shkodër.

Dhembja dhe vuajtja, frika për atë që është duke ndodhur dhe ankthi për atë që mund të ndodhë, pasiguria, zymtësia, izolimi apo edhe prishja e rutinës së zakonshme të gjithësecilit, në pjesën më të madhe të globit, janë të mjafta për ta klasifikuar si të frikshme përditshmërinë e gjithësecilit. Stacione të tilla dramatikë kujtojnë se njeriu është gjithmonë e më shumë krijesë e vetvetes dhe e dramave që krijon vetë me vetëpërshtatjen.

Ikja e Rikard Ljarjes, kujton më shumë praninë e tij. Që kishte vite që nuk binte në sy në Tiranën kaotike, që rend nga mëngjesi në darkë në luftën për mbijetesë, e shtyrë nga nevoja dhe vaniteti, nga dëshira apo pamundësia, nga etja për pushtetin e përkohshëm dhe përkohshmëria e çdo pushteti tjetër veç vdekjes.

Rikardi, i Miri, i keqi dhe i Bukuri tek një individ i vetëm, do të jetë gjithmonë njeriu, të cilit në funeralin e tij, të gjithë do të donin t’i thoshin se kishin shkuar ta takonin dhe ta lëvdonin me lotë mirënjohjeje dhe malli.

Next Post
Kosovë/ 26 raste të reja me koronavirus, shkon në 630 numri i të infektuarve

Kosovë/ 26 raste të reja me koronavirus, shkon në 630 numri i të infektuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In