• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rihapet gjyqi për vdekjen e Maradonës, ekipi mjekësor rrezikon 8 deri në 25 vite burg

by A R
14/04/2026 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është rihapur procesi gjyqësor për vdekjen e legjendës së futbollit Diego Maradona, i cili ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak. Seanca e re gjyqësore nis këtë të martë, pas dështimit të procesit të parë në maj 2025.

Gjyqi i mëparshëm u anulua pasi një nga tre gjyqtarët dyshohet se lejoi xhirime të paautorizuara në sallën e gjyqit për një dokumentar, duke shkelur rregullat procedurale.

Ekipi mjekësor i Maradonës akuzohet për mosdhënie të kujdesit të duhur shëndetësor. 7 persona do të përballen me drejtësinë për akuzën e “vrasjes me dashje”, megjithëse ata i mohojnë akuzat. Nëse shpallen fajtorë, rrezikojnë dënime nga 8 deri në 25 vite burg.

Legjenda e futbollit po rikuperohej në shtëpinë e tij në Tigre, në provincën e Buenos Airesit, pasi kishte kaluar me sukses një operacion për një mpiksje gjaku në tru më herët gjatë atij muaji.

Hetuesit e kanë klasifikuar çështjen si “vrasje nga pakujdesia” një krim i ngjashëm me vrasjen e pavullnetshme, pasi sipas tyre të akuzuarit ishin në dijeni të gjendjes së rëndë shëndetësore të Maradonës, por nuk morën masat e nevojshme për ta shpëtuar.

Autopsia paraprake konfirmoi se arresti kardiak shkaktoi edemë pulmonare akute, një gjendje kur lëngjet grumbullohen në mushkëri.

Një panel ekspertësh mjekësor, i angazhuar nga prokuroria për të hetuar ekipin mjekësor, e cilësoi trajtimin e dhënë në shtëpi si “të mangët dhe të pakujdesshëm”.

Sipas përfundimeve të tyre, futbollisti “do të kishte pasur më shumë mundësi për të mbijetuar” nëse do të kishte marrë trajtim të përshtatshëm në një institucion mjekësor të specializuar.

Next Post
“Isha i pari që…”, Afrim Gashi: Sa më pak politikë, aq më afër zyrtarizimit të gjuhës shqipe në RMV

“Isha i pari që...”, Afrim Gashi: Sa më pak politikë, aq më afër zyrtarizimit të gjuhës shqipe në RMV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident dramatik në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Orikum, 10 persona të armatosur ‘pushtojnë’ hotelin, gjobë pronarit: Na jep 5 mln euro ose largohu nga vendi

September 3, 2026
Temperaturat deri në 36°C, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Rrezik i lartë për zjarre në 5 qarqe

Temperaturat deri në 36°C, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Rrezik i lartë për zjarre në 5 qarqe

September 3, 2026
Manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi në gjendje të dehur gjobitet me 50 mijë lekë

Manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi në gjendje të dehur gjobitet me 50 mijë lekë

September 3, 2026
Detajet nga atentati në Mirditë, Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik

Detajet nga atentati në Mirditë, Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik

September 3, 2026
Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

September 3, 2026
Norvegjia sekuestron një anije ruse për të siguruar dëmshpërblimin prej 4.22 miliardë dollarësh

Norvegjia sekuestron një anije ruse për të siguruar dëmshpërblimin prej 4.22 miliardë dollarësh

September 3, 2026
EMRI/ Goditi me grushte policin gjatë detyrës, arrestohet i riu

EMRI/ Goditi me grushte policin gjatë detyrës, arrestohet i riu

September 3, 2026
Dorëheqja e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Dorëheqja e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

September 3, 2026
27 ditë në mëshirë të Atlantikut: 5 viktima dhe 44 të mbijetuar në varkën e emigrantëve

27 ditë në mëshirë të Atlantikut: 5 viktima dhe 44 të mbijetuar në varkën e emigrantëve

September 3, 2026
“Kosova mbahet peng nga Kurti”, ​PDK dhe AAK në protestë para qeverisë

“Kosova mbahet peng nga Kurti”, ​PDK dhe AAK në protestë para qeverisë

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com