• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Riatdhesimi i emigrantëve, Shqipëria në vend të parë

by A R
14/12/2017 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizata Ndërkombëtare e Migrimit (IOM) ka bërë me dije se Shqipëria është vendi që ka përfituar më tepër nga programi i saj i kthimit dhe riintegrimit në atdhe, për vitin 2016.

Sipas të dhënave, 17’976 shqiptarë janë kthyer në vend, duke kryesuar listën që ndiqet nga irakienët, afganët, serbët, shqiptarët e Kosovës etj.

Organizata Ndërkombëtare e Migrimit(IOM) ka zbatuar një projekt që ka të bëjë me kthimin dhe riintegrimin e emigrantëve që nga viti 1979, cilësohet në një raport të fundit të publikuar. Pikat kryesore të mbështetjes nga IOM-i për emigrantët e kthyer përfshijnë një gamë të gjerë si: ofrimin e këshillimit të para-nisjes, blerjen e biletave të fluturimit, ndihma e udhëtimit dhe ku të jetë e mundur, ofrimi i ndihmës për riintegrim.Mesatarisht, ndërmjet viteve 2005 dhe 2014, IOM ka ndihmuar 34,000 migrantë në vit.

Në linjë merritjen e vëllimit të migrimit në vitet e fundit, numri i kthimeve është rritur dukshëm.Në vitin 2016, iu dha mbështetje 98,403 migrantëve që ktheheshin nga 110 vende pritëse ose tranzitnë 161 vende ose territore të origjinës. Kjo përbën një rritje prej 41 për qind krahasuar me 2015 (ku ishin 69,540).

Në krye të listës gjendet Shqipëria me thuajse 18 mijë të kthyer, ndjekur nga Iraku me 12.7 mijë të kthyer, Afganistani me 7.1 mijë, Serbia me 6.9 mijë, Kosova me 5.8 mijë, Etiopia me 5.6 mijë, Maqedonia me 4.9 mijë, Irani me 4.4 mijë, Ukrahina me 3.4 mijë dhe Rusia me 2 mijë.Nga 98,403 përfituesit e programit të riintegrimit pas kthimit, në vitin 2016, përafërsisht 32 përqind ishin gra dhe 27 përqind ishin fëmijë.

Mbi 3 për qind e këtyre të kthyerve ishin viktima të trafikimit ose emigrantë me nevoja shëndetësore.

Përafërsisht 39,000 përfitues u ndihmuan me para, para nisjesose pas mbërritjes në vendet e tyre të origjinës.Sipas të dhënave të tabelës së ofruar nga raporti i IOM, në vitin 2016, shumica e përfituesve të këtij programi (83%) u kthye nga shtetet europiane si Zvicra, Gjermania, Greqia, Austria, Holandë dhe Belgjikë. Këto kthime janë rritur nga 55,851 në vitin 2015 në 81.671 në vitin 2016.

Tendencat e fundit gjithashtu tregojnë se kthimet, duke përfshirë edhe nga vendet e tranzitit, janë në rritje.Në vitin 2016, kthimet nga Nigeria dhe Maroku në vende të tilla si Kameruni, Guinea, Guinea-Bissau dhe Senegali, për shembull, arritën në më shumë se 6 përqind të totalit global.

Rajonet kryesore të origjinës së përfituesve të këtij programi në vitin 2016 ishin shtetet në Evropën Juglindore, ku kryeson Shqipëria, nga Evropa Lindore dhe Azia Qendrore (49% e totalit), Azia dhe Paqësori (16%), dhe Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut (16%)./a.m.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kumbaro raporton në Bruksel punën e Shqipërisë për kapitullin 27 të BE: Investojmë në trajtimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e biodiversitetit

“Dhuna nuk u shkaktua nga studentët, por persona të maskuar”, Kumbaro: Dera jonë mbetet e hapur…

November 26, 2026
Po transportonin drogë nga Saranda drejt Greqisë, në pranga 3 shqiptarë! Ja skema që përdornin…

Po transportonin drogë nga Saranda drejt Greqisë, në pranga 3 shqiptarë! Ja skema që përdornin…

November 26, 2026
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut mbeten të përçarë

Ku do të udhëtojnë shqiptarët për festat? Nga fundjava 55 euro në Korçë, te pushimet 2,700 euro në Tajlandë

November 26, 2026
Balla sfidon Shehajn në Kuvend: Lë mandatin nëse shtëpia ime është 500 metra. Ti je matrapaz, pastron para Agron

Balla sfidon Shehajn në Kuvend: Lë mandatin nëse shtëpia ime është 500 metra. Ti je matrapaz, pastron para Agron

November 26, 2026
Serbia cakton datën e zgjedhjeve presidenciale, qytetarët votojnë më 27 dhjetor

Serbia cakton datën e zgjedhjeve presidenciale, qytetarët votojnë më 27 dhjetor

November 26, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Kryeproblemi

November 26, 2026
Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehur për pastrim parash nga trafiku i lëndëve narkotike

November 26, 2026
Zbardhet vrasja e ish-policit Frrok Lleshaj, në pranga dy shokët që dështuan në atentatin e Lezhës

Zbardhet vrasja e ish-policit Frrok Lleshaj, në pranga dy shokët që dështuan në atentatin e Lezhës

November 26, 2026

Mallkimi i dyshit në PS, internim, burg e garë

November 26, 2026
Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 27-vjeçari

Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 27-vjeçari

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In