• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rezultati i LDK në zgjedhje, Abdixhiku: Është demokratik, e marr unë përgjegjësinë!

by A R
16/02/2025 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kosovë, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, po i kërkohet llogari pas dështimit në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, tha për KosovaPress se rezultati i LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit lë shumë për të dëshiruar.

“Rezultati i LDK-së lë shumë për të dëshiruar edhe pse ka një ngritje të lehtë, por nuk është substanciale. Këtë duhet partia të reflektojë se çka ka ndodhur dhe pse ka shkuar keq ky rezultat. Kjo i takon partisë për ta bërë, por nga këndvështrimi im nuk është përgjegjës vetëm një person. Po flasim për Kryesinë e LDK-së. Aty duhet të ketë reflektim shumë të madh, por çfarë hapi do të bëjnë ata i mbetet përgjegjësia atyre. Kjo është paketë dhe këtu kanë punuar një mori njerëzisht në këtë fushatë dhe duhet parë përgjegjësinë në disa segmente,” thekson z. Arifi.

Në anën tjetër, analistja politike Magbule Shkodra shprehet se lidershipi i LDK-së duhet të japë llogari para strukturave partiake në lidhje me rezultatin jo të kënaqshëm në zgjedhje.

“Nëse nuk i ke fituar zgjedhjet me projeksionin që t’i i ke bërë do të ishte shumë e ndershme që të bëhet që të kërkoje besimin edhe një herë të strukturave të partisë apo edhe të dorëhiqesh. Pra të kërkohet edhe një herë besimi nëse dëshirojnë të rikonfirmohen nëse dëshirojnë të jenë lider…Unë nuk shoh dhe nuk e di se kush mund të jetë kandidati tjetër. S’kemi pa në skenë ndonjë kandidat që është në pritje dhe do të thonim se më mirë se ky do të bënte ai. Aty ka disa njerëz që mund të jenë udhëheqës por nuk është një person që do të mund të thuhet se ky mund të bënte më të mirën. Do të presin dhe të shohim se çka do të bëjnë strukturat e partisë,” deklaron znj. Shkodra.

Ndërkohë, vetë kryetari i LDK-së, z. Abdixhiku, në konferencën e fundit tha se 37 mijë vota më shumë se zgjedhjet e 2021 janë një rezultat i mirë.

“Përgjegjësinë për këtë rezultat e marrë unë, për fushatën dhe për drejtimin e partisë dhe do t’i jap llogari vetëm LDK-së dhe qytetarëve që kanë votuar për LDK-në. Dritë do të ketë në Kosovë. Ky është rezultat demokratik. LDK del me rritje të konsiderueshme nga ky proces, ndonëse rezultati nuk është i kënaqshëm në përmasa që kemi prit edhe ne,” tha ai.

Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, teksa janë numëruar 99,72 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 40,84 për qind. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22,15 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 17,59 për qind, ndërsa koalicioni AAK-Nisma mori 7,47 për qind.

Duke u bazuar në këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje pritet të ketë 47 deputetë në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 25 deputetë, LDK-ja 20 deputetë, koalicioni AAK-Nisma 8 deputetë, si dhe 20 deputetë për komunitetet jo shumicë.

Megjithatë, me numërimin e rreth 100 mijë votave nga diaspora dhe atyre me kusht, partia e Albin Kurtit konsiderohet se mund t’i fitojë edhe dy deri në tre deputetë më shumë, varësisht prej përqindjes së fitimit të votave nga diaspora.

Next Post
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Duke pritur Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Travel and Tours: Tirana, destinacioni që bashkon trashëgiminë dhe modernitetin

Media izraelite: Në vend të Budapestit, zgjidhni Tiranën!

December 29, 2025
EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

December 29, 2025
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Drejtësia penale anti-ekonomi është kosto për ne të gjithë

December 29, 2025
Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

December 29, 2025
Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

December 29, 2025
Takimi në Florida mes Trump dhe Zelenskyt/ Optimizëm për paqe, por dyshime të mëdha nga Ukraina

Takimi në Florida mes Trump dhe Zelenskyt/ Optimizëm për paqe, por dyshime të mëdha nga Ukraina

December 29, 2025
Parashikimi i motit, e diela me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Ditë me diell dhe temperatura të ulëta, por ja si nis viti i ri 2026

December 29, 2025
Erozioni rrezikon bregdetin verior, delta e Bunës po ndryshon konfigurimin për shkak të gërryerjes

Erozioni rrezikon bregdetin verior, delta e Bunës po ndryshon konfigurimin për shkak të gërryerjes

December 29, 2025
Pse Izraeli e njohu Somalilandin? Një territor i harruar në qendër të lojës së madhe gjeopolitike

Pse Izraeli e njohu Somalilandin? Një territor i harruar në qendër të lojës së madhe gjeopolitike

December 29, 2025
Zgjedhjet në Kosovë: Mbi 99% e votave të numëruara, VV 49,30%, PDK 21,01%, LDK 13,59, AAK 5,68%

Zgjedhjet në Kosovë: Mbi 99% e votave të numëruara, VV 49,30%, PDK 21,01%, LDK 13,59, AAK 5,68%

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com