• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duke pritur Shtetet e Bashkuara të Amerikës

by Preç Zogaj
16/02/2025 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Titulli i këtij shkrimi është kontradiktor. Shtetet e Bashkuara janë në Shqipëri. Pra, nuk ka kuptim të presim atë që kemi.

Por fjala është për politikën e Uashingtonit në dritën e ndyshimeve që kanë ndodhur e po ndodhin me ardhjen në pushtet të Presidentit Tramp.

A do të jetë mbështetja e SPAK, GJKKO-së dhe drejtësië së re po ajo që ka qenë gjatë mandatit të parë të Tramp ( 2016-2020) dhe gjatë mandatit të Biden (2020-2024)?

A do të jetë sundimi i ligjit dhe lufta kundër pandëshkueshmërisë një prioritet i politikës së jashtme amerikane në Shqipëri?

A do të vazhdojë të konsiderohet korrupsioni kapilar në një vend aleat një dukuri që cënon interesat e SHBA?

A do të mbështetet politikisht drejtësia për të vijuar ndëshkimin ligjor të korrupsionit në sferat e larta?

Këto pyetje nuk janë një britmë popullore në një terren të shkretë. Qe pas fitores së Tramp, në vendin tonë qarkullojnë flukse parashikimesh “të sigurta” se SHBA nuk do ta mbështesin më SPAK. Madje do t’ua lënë ta shqyejnë subjektet e hetimit.

Nuk mbaron këtu. Kësaj jave, në një ‘tour de force’ komunikimesh për të menaxhuar efeket elektorale të arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, kryeministri i vendit, Edi Rama, u shballancua në atë masë sa të mos i linte gjë mangut një diatribe të mirëfilltë kundër SPAK-ut. Të kuptohemi: fakti që kreu i ekzekutivit i kundërvihet organit të akuzës sepse po heton zyrtarë të lartë të partisë në pushtet nuk është ndonjë hata. Në mbarë perendimin ku funksionon ndarja demokratike e pushteteve përplasjet e ekzekutivit me drejtësinë janë një rutinë. Nga kjo pikëpamje, tërbimi i Ramës mund të konsiderohet një lajm i mirë për SPAK. Do të thotë se është bërë tashmë një institucion i pavarur.

Por Rama nuk u mjaftua të shfrynte. Ai paralajmëroi me ton se me të mbaruar zgjedhjet e 11 majit shumica e re socialiste do të veprojë për ta sjellë SPAK në binarë. Pra do të synojë të bëjë atë që ka ndërmend kaherë, por ka hasur në pengesën euroamerikane ta realizojë: kastrimin e SPAK. Në ketë mënyrë opsioni i kastrimit ka mundësi të gjejë të mesmen me opsionin berishist të shkrirjes: rindërtimin e SPAK, kontrollin politik të tij, garantimin e paprekshmërisë për ta dhe klanet e tyre.

Partnerët amerikanë dhe europianë na kanë mësuar të reagojnë flakë për flakë sa herë ka patur deklarata apo nisma që cënojnë integritetin dhe pavarësinë e organeve të drejtësisë, në veçanti të SPAK. Kësaj radhe heshtja e ambasadës së SHBA në Tiranë tingëlloi shurdhuese. Çfarë u dha “material” armiqve të drejtësisë së re të “vertetonin” me gëzim të madh tërheqjen e SHBA nga mbështetja ndaj SPAK dhe të pompojnë teoritë e tyre të rrumpallës me mbështetjen e administratës së re të Tramp.

Iluzion!

Ka arsye të shumta për të besuar të kundërtën. Në këtë periudhë të startit, agjenda e administratës së re amerikane ka në fokus çështjet e mëdha të politikës së brendshme dhe gjeopoltikës, sipas vizionit të votuar të Presidentit. Disa programe dhe politika të administratave të mëparshme janë pezulluar e po verefikohen. Është e natyrshme. Në vartësi të përfundimeve, ca do të anulohen, të tjerat do të ristartojnë. Për këtë shkak shumë ambasada, sidomos të vendeve të vogla, janë në pritje. Kjo shpjegon, sipas mendimit tim, heshtjen e ambasadës amerikane në Tiranë.

Përkundër gjithë çfarë thuhet se jemi vend i vogël dhe nuk na ka kush në listë, SHBA, edhe kjo e Tramp, do të ketë patjetër politikë të jashtme në Ballkanin Perëndimor, në Shqipëri, në Kosovë. Në rrafshin gjeopolitik, ky rajon ka qenë dhe mbetet më i madh se sipërfaqja dhe popullsia e vet.

Sapo t’i vijë radha, në një të ardhme të afërt mendoj, do të ketë deklarime eksplicite nga Departamenti i Shtetit për përparësitë e politikës amerikane në Shqipëri. Kam bindjen se mbështetja politike e SPAK-ut do të riafirmohet dhe forcohet.

Nuk mund të ndodhë që kasta të shkrijë SPAK-un. E kundërta po.

Duke pritur SHBA, organet e drejtësisë do të vazhdojnë të dëshmojnë fuqinë e një pushteti të pavarur në konsolidim. Pas kaq vitesh, SHBA dhe BE nuk mbështesin dështimin, por përparimin.

Next Post
“Ish-vjehrri të prishi familjen!”/ Mbaresa s’pranon testamentin e nënës, hedh dyshime ndaj ish-kunatës

“Ish-vjehrri të prishi familjen!”/ Mbaresa s’pranon testamentin e nënës, hedh dyshime ndaj ish-kunatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katër ndryshimet që mund të sjellë në politikën e jashtme amerikane fitorja e demokratëve

Katër ndryshimet që mund të sjellë në politikën e jashtme amerikane fitorja e demokratëve

November 3, 2026
Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

November 3, 2026
Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

November 3, 2026
Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

November 3, 2026
Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

November 3, 2026
Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

November 3, 2026
Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

November 3, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5% dhe miraton paketën e re për pagesat e menjëhershme

November 3, 2026
A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

November 3, 2026
Musk: SpaceX kufizoi aksesin e Ukrainës në Starlink pasi ushtria e tyre shkeli kushtet e shërbimit

Musk paralajmëron skenarin, ja çfarë mund të bëjnë demokratët nëse marrin pushtetin

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In