• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rezultati i 21 qershorit, Basha: PD një hap të madh drejt ringritjes

by
23/06/2015 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pavarësisht se ka humbur në shumë njësi vendore e ka lexuar votën e 21 qershorit si një fitore për forcën që ai drejton. Në një konferencë për mediat, Basha ka thënë se këto zgjedhje treguan se PD po ngrihet.

“Rezultatet paraprake tregojnë se këto zgjedhje janë një hap i madh për Partinë Demokratike. Harta territoriale e manipuluar, përfshirja e bandave të lidhura me pushtetin për të trembur kandidatët, pavarësisht presioneve ndaj administratës dhe përfshirjes së institucioneve në fushatë, pavarësisht transferimeve të paligjshme të mijëra zgjedhësve, pavarësisht blerejes masive të votës, PD me aleatët ka hedhur një hap të madh të ringritjes, ka fituar një numër të madh bashkish, duke ngushtuar diferencën në shumë bashki të tjera”, deklaroi Basha.

Kreu i demokratëve në këtë dalje të parë pas zgjedhjeve, nuk la pa akuzuar as dyshen qeverisëse Rama-Meta, që për Lulzim Bashën kanë blerë votat e qytetarëve. Ai tha se për këtë fenomen ka qënë në kontakt të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar.

Basha kishte dy mesazhe për procesin e numërimit, njërin për komisionerët dhe tjetrin për dy krerët e mazhorancës.

“Të vazhdohet procesi i rregullt dhe transparent i numërimit të votës së shqiptarë. I bëj thirrje dyshes Rama-Meta që të heqin dorë nga çdo përpjekje për të shtrirë parregullsitë në këtë fazë të procesit zgjedhor”, deklaroi Basha.

Për opozitën, 21 Qershori ishte një mesazh i qartë kundër mazhorancës dhe ndarjes së re administrative.

“Zgjedhjet treguan që pazaret që shtuan vagonat e babëzisë në trenin e Qeverisë, që koalicioni i tyre ka pësuar një braktisje të qytetarëve, një braktisje për Ramën dhe Metën, kundër ndarjes administrative të bërë në kundërshtim me vullnetin e tyre, është votë kundër babazisë.Nëse e shihni ka një braktisje të mazhorancës në rangun 200-250 mijë vota dhe ka një rritje të PD në mbarë vendin”, deklaroi Basha.

 

Next Post

Vota partiake, PS e para, PD e LSI në “betejë” për vendin e dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com