• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vota partiake, PS e para, PD e LSI në “betejë” për vendin e dytë

by
23/06/2015 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me procesin e numërimit të votave për kandidatë thuajse në fund, tashmë vëmendja zhvendoset tek vota partiake, ajo që do të përcaktojë edhe përbërjen e këshillave bashkiakë në 61 njësitë e reja vendore.

Nga të dhënat e përpunuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 17:00, rezulton se në 1458 qendra votimi, nga 5301 në total, Partia Socialiste kryeson me mbi 103 mijë vota, ndërsa Partia Demokratike ka siguruar deri më tani pak më shumë se 70 mijë vota.

Surprizë, nëse mund të quhet kështu, është rezultati i LSI-së, forcë e cila renditet e treta, por me një diferencë prej vetëm 1 mijë vota më pak se Partia Demokratike. Për t’u përmendur është rezultati i kësaj force politike në Dropull, ku është regjistruar si parti e parë, duke marrë 39 për qind të votave, e duke lënë pas PD dhe PS me nga 12 për qind.

Edhe në Kurbin, LSI, kur janë numëruar më shumë se gjysma e fletëve për këshilltarë, renditet forcë e parë, me 23 përqind, duke lënë pas Partinë Socialiste me 21 për qind dhe PD me 6 për qind.

Trend në rritje regjistron edhe PDIU, që ka kapur deri më tani 16 mijë votat në shkallë vendi. Partia e Shpëtim Idrizit ndiqet nga republikanët e Fatmir Mediut me rreth 14 mijë vota.

Next Post

Rama: Zgjedhjet e 21 qershorit më të ndershmet, referendumi i PD dështoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com