• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rezultatet shokuese të studimit të fundit për COVID-19/ Shkencëtarët: Mund të shkaktojë dëmtime të rënda në tru

by Java News
10/07/2020 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pandemia e koronavirusit mund të çojë në një valë të dëmtimit të trurit tek pacientët e infektuar, paralajmërojnë disa studiues britanikë në një studim të ri.

Ekspertët e University College London (UCL) besojnë se Covid-19 mund të shkaktojë komplikime neurologjike, duke përfshirë këtu goditje në tru, dëmtim nervor dhe inflamacion potencialisht fatal të trurit. Kjo edhe nëse pacientët nuk shfaqnin simptoma të rënda të frymëmarrjes.

“Ne duhet të jemi vigjilentë dhe të kujdesemi për këto ndërlikime te njerëzit që kanë pasur Covid-19”, tha Dr Michael Zandi në një deklaratë për shtyp të UCL-së. Ai paralajmëroi se mbetet për t’u parë “nëse do të shohim një epidemi në një shkallë të madhe të dëmtimit të trurit të lidhur me pandeminë ”.

Studimet vijuese do të jenë të nevojshme për të kuptuar pasojat e mundshme neurologjike afatgjata të pandemisë.

Studimi i botuar në revistën Brain, thotë se janë ekzaminuar 43 pacientë të trajtuar në Spitalet Universitare të London College, nga prilli deri në maj. Ato ishin të moshave të ndryshme nga 16 në 85 vjeç dhe kishin një varg simptomash të buta deri te rënda të koronavirusit.

Midis këtyre pacientëve, studiuesit gjetën 10 raste të “mosfunksionimit të përkohshëm të trurit” dhe përçartje; 12 raste të inflamacionit të trurit; tetë raste të goditjeve në tru; dhe tetë raste të dëmtimit nervor.

Shumica e pacientëve që shfaqën inflamacion të trurit u diagnostikuan me një gjendje specifike, të rrallë dhe nganjëherë vdekjeprurëse të njohur si encefalomielitit i përhapur akut (ADEM). Para pandemisë, ekipi hulumtues në Londër do të shihte rreth një pacient të prekur nga ADEM në muaj. Mirëpo gjatë periudhës së studimit, numri u rrit në të paktën një në javë.

Një grua kishte patur haluçinacione për luanë dhe majmunë në shtëpinë e saj. Të tjerë raportuan mpirje në gjymtyrë ose fytyrë, shikim të dyfishtë dhe çorientim.

Studiuesit ende po përpiqen të kuptojnë se pse pacientët me Covid-19 po zhvillojnë këto komplikime të trurit. Virusi që shkakton sëmundjen e Covid-19 nuk u gjet në lëngun e tyre të trurit, që do të thotë se virusi nuk duket se sulmon drejtpërdrejt trurin. Një teori, përkundrazi, është se komplikimet indirekte shkaktohen nga një përgjigje imune nga trupi i pacientit – jo nga vetë virusi. Një nga teoritë është se këto komplikime indirekte shkaktohen nga një përgjigje imune e trupit të pacientit – jo nga vetë virusi.

g.kosovari

Next Post
Tirana sërish në faqet e “New York Times” për memorialin kushtuar Holokaustit

Tirana sërish në faqet e "New York Times" për memorialin kushtuar Holokaustit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

February 19, 2026
“Epsteini” ynë

Provokimi i Edi Ramës me Jack Smith, si një fjalim shumë shqiptar

February 19, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Politika kërkon b*le, jo britma

February 19, 2026
“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

February 19, 2026
“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

February 19, 2026
Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

February 19, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë

February 19, 2026
“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

February 19, 2026
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

February 19, 2026
Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In