• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

by El Be
13/02/2026 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur prokuroria në Hagë ka kërkuar 180 vite burg për Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, Shqipëria dhe Kosova kanë miratuar rezoluta në mbrojtje të tyre.

Në emisionin “3D” në RTSH u diskutua pyetja se çfarë mund të bëjnë liderët shqiptarë për të mbrojtur jo vetëm pafajësinë e ish-krerëve, por edhe historinë dhe luftën për çlirimin e Kosovës?

Analistët nxorën në pah nevojën për një strategji të përbashkët diplomatike dhe angazhim të të gjitha institucioneve shqiptare për të mbrojtur të vërtetën historike të luftës së Kosovës.

Politologu Adri Nurellari theksoi se Kosova duhet të kërkojë monitorim të gjykatës dhe rinegocim të marrëveshjes me BE-në për mënyrën se si zhvillohen proceset dhe mungesën e kontrollit. Ai shtoi se Shqipëria duhet të ndërmarrë një ofensivë diplomatike për të mbështetur dhe përforcuar Kosovën, duke përdorur aksesin e saj më të madh në institucionet ndërkombëtare.

“Kosova duhet të kërkojë monitorim dhe të kërkojë nga Brukseli se si kontrollohet e monitorohet kjo gjykatë, duhet të kërkojë rinegocim të marrëveshjes me BE për këtë gjykatë për mënyrën se si po zhvillohen proceset dhe mungesa e kontrollit ndaj saj. Edhe Shqipëria duhet të bëjë një ofensivë diplomatike pasi duhet të shërbejë si mbështetëse dhe shumëfishuese e Kosovës pasi ka më shumë akses në institucionet ndërkombëtare. Problemi thelbësor për kombin tonë është njollosja e luftës dhe historisë, duhet një axhendë solide diplomatike e koordinuar. Duhet angazhim serioz në ofensivë diplomatike në botë dhe këtë e bëjnë të gjithë. Kjo situatë duhet të shërbejë si kambanë alarmi, tha Nurellari.

Analisti Ben Andoni u shpreh se shqiptarët janë “krejtësisht të vonuar dhe pothuajse e kanë humbur lojën”, ndërsa analistja Brisilda Gjikondi shtoi se duhet ndërmarrë një iniciativë për të bashkërenduar të gjithë faktorët shqiptarë për të bërë diçka serioze në mbrojtje të historisë dhe figurave të UÇK-së.

“Duhet ndërmarrë një nisëm për të bashkërenduar të gjithë faktorin shqiptar për të bërë diçka serioze”, tha Gjikondi.

Next Post
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In