Partia Demokratike kërkon mocion debati në Kuvend për votën e Shqipërisë në OKB, ku u votua rezoluta kundër SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.
Pas depozitimit të kësaj kërkese, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka thërritur Konferencën e Kryetarëve. Mocioni kërkon një seancë të posaçme parlamentare brenda 30 ditësh.
Vota e Shqipërisë në OKB, e cila shkoi pro rezolutës së propozuar nga Egjipti u interpretua nga opozita në Shqipëri si votë kundër SHBA-së. Megjithatë, marrëdhëniet mes dy vendeve, siç është shprehur kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Bushati nuk cenohen nga ky qëndrim. Vetë presidenti Trump dhe ambasadorja e SHBA në OKB, Haley u shprehën se do mbajnë shënim vendet që votuan kundër Jeruzalemit.
ma.me