Studentë të degëve të Gazetarisë dhe Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, gazetarë dhe pedagogë kanë marrë pjesë në forumin e hapur mbi çështje të paqes, sigurisë dhe gruas, që u organizua para pak ditësh në Tiranë. Nevoja për barazi gjinore, për më shumë paqe dhe siguri, si dhe një organizim e bashkërendim më të mirë të të gjithë hallkave shtetërore dhe shoqërore për të rritur sigurinë dhe veçanërisht kundër dhunës në familje doli në pah gjatë të gjithë aktivitetit të më sipërm në fjalë të organizuar nga Shoqata e Grave me Probleme Sociale (SHGPS) me mbështetjen e UN Women në kuadër të Projektit “Rezoluta 1325, të drejtat e grave nga koncepti në realitetin shqiptar”.
Ishin të pranishëm edhe Catherine Wolf, Programme Analyst e UN Women dhe Annika Schabbauer, Drejtore e Operation 1325.
Drejtorja Ekzekutive e SHGPS, Bajana Ceveli hapi këtë aktivitet me një përshëndetje për të pranishmit, studentët e gazetarisë dhe të Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës si dhe gazetarët në panel. Kë ta të fundit kishin përgatitur temat në kuadër të kë tij aktiviteti të fokusuar mbi Rezolutë n 1325 e cila sic dihet është miratuar me një vendim të Kombeve të Bashkuara në tetor të vitit 2000.
“Rezoluta 1325, dhe roli i medias, duke reflektuar situatën e grave dhe sigurinë në vend” ishte tema qw mbajti gazetari Fatmir Popja. Ne vijim lektorja e gazetarisë Gentiana Skurra ka folur për etikën në media.
“Hakmarrja dhe gjakmarrja si një plagë moderne mbi 20 vjet tregues i mungesës së sigurisë në veri të Shqipërisë” ishte tema që mbajti gazetari investigativ Arben Lagreta dhe që zgjoi interes tek studentë t e drejtë sisë dhe ato të gazetarisë të Universitetit Publik të Tiranës.
“Njeriu ynë I ri vepra me e shkëlqyer e Partisë” ishte kjo një ndër parullat më të preferuara të ish sistemit komunist në Shqipëri që gjëndej e afishuar vend e pa vend nëpër faqe pallatesh e shpate malesh. Mirëpo me ardhjen e së ashtëquajturës demokraci e madje qysh ne ditët e saj të para në dhjetor 1990 dhe më pas, ajo që u vërejt shumë ishte se pikërisht ky “njeri I ri” jo vetëm që nuk duhej marrë si shembull në sjellje sepse ishte egërsuar dhe shëndrruar në jo pak raste në një njeri të dhunshëm, përfhunues dhe kriminel për marrjen e jetës së tjetrit. Kjo erdhi si pasojë e ndrydhjes së personalitetit të pjesës më të madhe të popullsisë sidomos në zonat e thella të Veriut të vendit të cilat edhe para vitit 1990 ishin lënë në harresë pas pjesës tjetër të vendit me apo pa dashjën e udhëheqësve të lartë komunistë të kohës nga 45 vjetët e sundimit të tyre në partine shtet.” U shpreh në fillim të fjalë s së tij Lagreta.
Duke u ndalur në statistika, gazetari investigativ Arben Lagreta ndërmjet të tjerash u shpreh: “Sipas një studimi të kryer në vitin 2000 nga Shoqata Grate Intelektuale të financuar nga Fondacioni Shqiptar i Shoqerisë Civile rreth 77 për qind e grave të pyetura që jetojnë në zonën Veriore të Shqipërisë mendojnë se është opinion public ai që con në ekzekutimet makabër të personave që janë në hasmëri, e jo vetëm atyre por edhe të fëmijëve, grave dhe kushërinjve të tyre të largët që nuk kanë kurrfarë përgjegjësie për vrasjet apo plagosjet që mund të kenë nisur yë afërmit e tyre. Duke nisur kështu edhe kalvarin e vrasjeve dhe të ngujimit të qindra jetëve njerëzore së bashku me dramën social-ekonomike që e përcjell ky fenomen kafshëror. Pra me fjalë të tjera jo vetëm që gjakmarrja qëndron ende duarkryq në Veri të Shqipërisë por tashmë edhe e përcudnuar në raport me vetë Nenet e Kanunit të Lekë Dukagjinit të cilat kur u hartuan ishin me të vërtetë një Kushtetutë e vogël për një vend si Shqipëria e shquar historikisht për mungesë aftësie shtetformuese.
Përndryshe nuk do të ishim vendi I vetëm në botë që kufizohemi në të tre anët e kufirit tokësor me troje autoktone shqiptare qe janë nën administrim të shteteve të tjerë, qoftë edhe si në rastin e Kosovës ku ky shtet nuk mund të ketë nga bashkësia ndërkombëtare flamurin e vetëm kombëtar të shqiptarëve. Po sipas kësaj ankete, 60 për qind e po këtyre grave në Veri të Shqipërisë janë në favor të veprimit të ligjit kundër gjakmarrjes dhe 40 për qind janë të mendimit se Kanuni është I nevojshëm por vetëm kur ligji mungon. Edhe përsa I takon jetës së tyre të përditshme shoqërore, sociale etj është përsëri Kanuni I cili vendos për mënyrën thellësisht konservatore të jetës së këtyre grave duke u krijuar kështu një ambjent mbytës.”
“Sistemi i Sigurisë së Rreme të Vajzave dhe Grave në Shqipëri dhe Pamjaftueshmëria e Ligjeve” ishte tema e mbajtur nga gazetarja e kronikës Nikoleta Kovaci ndërkohë që gazetarja Mirlinda Kobatake mbylli këtë event me temë n: “Si të verifikomë lajmet edhe ato që shohim ose janë të vërteta.
Në fund studentë t e pranishë m i drejtuan pyetje pë r temat qe mbajtën gazetarëve – lektorë dhe aktiviteti u mbyll rreth orë ve të drekë s.
Rezoluta 1325 “Gruaja, Paqja dhe Siguria” e Kë shillit të Sigurisë të OKB-së ë shtë pranuar nga Kë shilli i Sigurimit në takimin e tij të 4213-të , më datë 31 tetor të vitit 2000.