• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rezoluta 1325 e OKB mbledh në Tiranë lektorët dhe studentët

by Java News
27/02/2018 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studentë të degëve të Gazetarisë dhe Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, gazetarë dhe pedagogë kanë marrë pjesë në forumin e hapur mbi çështje të paqes, sigurisë dhe gruas, që u organizua para pak ditësh  në Tiranë. Nevoja për barazi gjinore, për më shumë paqe dhe siguri, si dhe një organizim e bashkërendim më të mirë të të gjithë hallkave shtetërore dhe shoqërore për të rritur sigurinë dhe veçanërisht kundër dhunës në familje doli në pah gjatë të gjithë aktivitetit të  më sipërm në  fjalë  të  organizuar nga Shoqata e Grave me Probleme Sociale (SHGPS) me mbështetjen e UN  Women në  kuadër të  Projektit  “Rezoluta 1325, të  drejtat e grave nga koncepti në  realitetin shqiptar”.

Ishin të  pranishëm  edhe Catherine Wolf,  Programme Analyst  e UN  Women dhe Annika Schabbauer, Drejtore e Operation 1325.

Drejtorja Ekzekutive e  SHGPS, Bajana Ceveli  hapi  këtë  aktivitet  me  një  përshëndetje për  të  pranishmit, studentët  e gazetarisë  dhe të  Fakultetit të  Drejtësisë  së  Universitetit të  Tiranës si dhe  gazetarët  në panel. Kë ta të fundit kishin përgatitur temat  në  kuadër të  kë tij aktiviteti të  fokusuar mbi Rezolutë n 1325 e cila sic dihet  është  miratuar me një  vendim të  Kombeve të  Bashkuara në  tetor të  vitit 2000.

“Rezoluta 1325, dhe roli i medias, duke reflektuar situatën e grave dhe sigurinë në vend” ishte tema qw mbajti gazetari Fatmir Popja. Ne vijim lektorja e gazetarisë  Gentiana Skurra ka folur për etikën në  media.

“Hakmarrja dhe gjakmarrja si një plagë moderne mbi 20 vjet tregues i mungesës së sigurisë në veri të Shqipërisë” ishte tema që  mbajti gazetari investigativ Arben Lagreta dhe që  zgjoi  interes tek studentë t e drejtë sisë  dhe ato të  gazetarisë  të  Universitetit Publik të  Tiranës.

“Njeriu ynë I ri vepra me e shkëlqyer e Partisë” ishte kjo një ndër parullat më të preferuara të ish sistemit komunist në Shqipëri që gjëndej e afishuar vend e pa vend nëpër faqe pallatesh e shpate malesh. Mirëpo me ardhjen e së ashtëquajturës demokraci e madje qysh ne ditët e saj të para në dhjetor 1990 dhe më pas, ajo që u vërejt shumë ishte se pikërisht ky “njeri I ri” jo vetëm që nuk duhej marrë  si  shembull  në  sjellje sepse ishte  egërsuar dhe shëndrruar në jo pak raste në një njeri të dhunshëm, përfhunues dhe kriminel për marrjen e jetës së tjetrit. Kjo erdhi si pasojë e ndrydhjes së personalitetit të pjesës më të madhe të popullsisë sidomos në zonat e thella të Veriut të vendit të cilat edhe para vitit 1990 ishin lënë në  harresë  pas pjesës tjetër të vendit me apo pa dashjën e udhëheqësve të lartë komunistë të kohës nga 45 vjetët e sundimit të tyre në partine shtet.” U shpreh në  fillim të  fjalë s së  tij Lagreta.

Duke u ndalur në  statistika, gazetari investigativ Arben Lagreta ndërmjet të  tjerash u shpreh: “Sipas një studimi të kryer në vitin 2000 nga Shoqata Grate Intelektuale të financuar nga Fondacioni Shqiptar i Shoqerisë Civile rreth 77 për qind e grave të pyetura që jetojnë në zonën Veriore të Shqipërisë mendojnë se është opinion public ai që con në ekzekutimet makabër të personave që janë në hasmëri, e jo vetëm atyre por edhe të fëmijëve, grave dhe kushërinjve të tyre të largët që nuk kanë kurrfarë përgjegjësie për vrasjet apo plagosjet që mund të kenë nisur yë afërmit e tyre. Duke nisur kështu edhe kalvarin e vrasjeve dhe të ngujimit të qindra jetëve njerëzore së bashku me dramën social-ekonomike që e përcjell ky fenomen kafshëror. Pra me fjalë të tjera jo vetëm që gjakmarrja qëndron ende duarkryq në Veri të Shqipërisë por tashmë edhe e përcudnuar në raport me vetë Nenet e Kanunit të Lekë Dukagjinit të cilat kur u hartuan ishin me të vërtetë një Kushtetutë e vogël për një vend si Shqipëria e shquar historikisht për mungesë aftësie shtetformuese.

Përndryshe nuk do të ishim vendi I vetëm në botë që kufizohemi në të tre anët e kufirit tokësor me troje autoktone shqiptare qe janë nën administrim të shteteve të tjerë, qoftë edhe si në rastin e Kosovës ku ky shtet nuk mund të ketë nga bashkësia ndërkombëtare flamurin e vetëm kombëtar të shqiptarëve. Po sipas kësaj ankete, 60 për qind e po këtyre grave në Veri të Shqipërisë janë në favor të veprimit të ligjit kundër gjakmarrjes dhe 40 për qind janë të mendimit se Kanuni është I nevojshëm por vetëm kur ligji mungon.  Edhe përsa I takon jetës së tyre të përditshme shoqërore, sociale etj është përsëri Kanuni I cili vendos për  mënyrën  thellësisht  konservatore  të  jetës  së  këtyre  grave duke  u krijuar kështu një ambjent mbytës.”

“Sistemi i Sigurisë së Rreme të Vajzave dhe Grave në Shqipëri dhe Pamjaftueshmëria e Ligjeve” ishte tema e mbajtur nga gazetarja e kronikës Nikoleta Kovaci ndërkohë  që  gazetarja Mirlinda Kobatake mbylli këtë  event me temë n:  “Si të verifikomë lajmet edhe ato që shohim ose janë të vërteta.

Në  fund studentë t e pranishë m i drejtuan pyetje pë r temat qe mbajtën gazetarëve – lektorë  dhe aktiviteti u mbyll rreth orë ve të  drekë s.

Rezoluta 1325 “Gruaja, Paqja dhe Siguria” e Kë shillit të  Sigurisë  të  OKB-së  ë shtë   pranuar nga Kë shilli i Sigurimit në  takimin e tij të  4213-të , më  datë  31 tetor të  vitit 2000.

Next Post
Plagosin me thikë 35-vjeçarin, pranga dy vëllezërve në Korçë

Vrasja e gruas në Fier, shenjat e litarit në fyt zbuluan krimin makabër të moshuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bastisi 10 mijë euro në studion ligjore të avokatit dy vite më parë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë/ Të akuzuar edhe çifti i bashkëshortëve 

Bastisi 10 mijë euro në studion ligjore të avokatit dy vite më parë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë/ Të akuzuar edhe çifti i bashkëshortëve 

June 20, 2025
Detaje/ Qëlluan me kallash lokalin e ish-shoferit të Arjan Ndojës, autorët u larguan në këmbë! Pistë hetimi, konflikte pronësie

Detaje/ Qëlluan me kallash lokalin e ish-shoferit të Arjan Ndojës, autorët u larguan në këmbë! Pistë hetimi, konflikte pronësie

June 20, 2025
Tregu i fondeve të investimit në rritje, mbi 67 miliardë lekë asete dhe 40 mijë investitorë në tremujorin e parë 2025

Tregu i fondeve të investimit në rritje, mbi 67 miliardë lekë asete dhe 40 mijë investitorë në tremujorin e parë 2025

June 20, 2025
Ndërhyrjet e huaja/ Xhafaj: T’i lëmë cic mic-et politike! Braçe: Dezinformimi të bëhet komision i përhershëm

Ndërhyrjet e huaja/ Xhafaj: T’i lëmë cic mic-et politike! Braçe: Dezinformimi të bëhet komision i përhershëm

June 20, 2025
Qeveria e re/ Konstatimi i Kadillit: Rama me të tjerë blen vota dhe me të tjerë qeveris

“Bardhi ka qenë shërbëtor i Bashës”, Kadilli kritika Këlliçit: Nuk di të mbajë një qendrim…

June 20, 2025
VIDEO / Dy aksidente shkaktojnë kaos në Tiranë-Durrës, 8 automjete të përfshira

VIDEO / Dy aksidente shkaktojnë kaos në Tiranë-Durrës, 8 automjete të përfshira

June 20, 2025
“Mos e prekni Ajatollahun”, Izraeli s’pyet për Moskën, bombardon qendrën kërkimore ushtarake në Teheran

“Mos e prekni Ajatollahun”, Izraeli s’pyet për Moskën, bombardon qendrën kërkimore ushtarake në Teheran

June 20, 2025
Kongresmenja sulmon Trumpin: Kemi një President që ndryshon mendje çdo ditë…

Kongresmenja sulmon Trumpin: Kemi një President që ndryshon mendje çdo ditë…

June 20, 2025
“Murseli më tha do vrasësh një biznesmene serbe”, zbardhen dëshmitë e autorëve të ekzekutimit të Liridona Ademajt

Dyshohet se organizoi vrasjen e ish-gruas, Naim Murseli dërgohet në Psikiatri

June 20, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Si ka mundësi të rriten votat e PS-së këto katër vjet, pyesin gjoja të habitur kritizerët e saj

June 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com