• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rezidenca me 80 dhoma e Çausheskut hapet për publikun

by A R
11/03/2016 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vila private luksoze e komunistit rumun, Nikolai Çaushesku, do të hapet për publikun të shtunën, për herë të parë në histori.

Rezidenca me 80 dhoma, e quajtur “Pallati Pranveror” me vendndodhje në lagjen më të njohur të Bukureshtit, përfshin një kinema, një pishinë dhe një gardërobë mbresëlënëse. Ka gjithashtu një oborr prej 14,000 metra katrorë.

Ndërtesa është projektuar në mesin e viteve 1960, bazuar në kërkesën e saktë të Çausheskut dhe gruas së tij Elena, e cila thuhet se ka zgjedhur personalisht shandanët dhe mozaikët.

Ata i kaluan 25 vitet e fundit të jetës në pallat, bashkë me fëmijët e tyre Niku, Zoe dhe Valentin.

Pas gjyqit të nxituar të Çausheskut dhe ekzekutimit në dhjetor 1989, ndërtesa u administrua nga shteti rumun dhe shumë rrallë u përdor për delegacionet zyrtare. Ajo u nxorr në shitje në vitin 2014 por nuk pati interes nga blerësit.

Pallati tani do të hapet për publikun, me një biletë që fillon prej 15 lei ose 4 euro.

Muajin e shkuar, Pallati gjigant i Parlamentit Rumun, i njohur gjithashtu si Shtëpia e Popullit, u hap për ture virtuale në një platformë online.

Ndërtesa është bërë atraksioni më i madh turistik në Rumani.

Rumania ka ende një marrëdhënie ambivalente me të shkuarën e vet komuniste. Regjimi autoritar nuk është investiguar plotësisht dhe sistemi që e bëri atë të mundur nuk është dënuar ende.

Më shumë se 25 vite pas rënies së regjimit, sondazhet tregojnë se shumë rumunë i kanë rishqyrtuar mendimet e tyre për regjimin dikur të urryer.

Të shqetësuar me problemet e tyre financiare, shumë njerëz nuk janë të preokupuar rreth regjimit, që dikur lidhej me urinë, censurën, kufijtë e mbyllur dhe frikën e policisë sekrete.

Tani sondazhet tregojnë se rreth gjysma e popullatës beson se jeta ishte më e mirë në periudhën komuniste, me standarde më të larta jetese dhe siguri pune.

Më pak se çereku i rumunëve thonë se jeta u është përmirësuar që nga rrëzimi i regjimit të Çausheskut  meqë Rumania u anëtarësua në Bashkimin Europian në 2007. / BIRN

Next Post

Dani Alves: Futbolli, si prostitucion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In