• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rezarta Shkurta kujton Nexhmije Hoxhën: Ndjeva mallëngjim! Ti ishe e vetmja shëmbëlltyrë e ëmbël e gjyshes

by Java News
24/03/2022 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, ka publikuar ditën e sotme në profilin e “Instagram”-it një video ku shfaqet e bija e saj me stërgjyshen, Nexhmie Hoxhën, të venë e ish-diktatorit, Enver Hoxhës.

Në fakt videoja e shpërndarë nga këngëtarja është parë edhe më herët në profilin e saj në rrjetin social, ku ajo u përball me një lumë komentesh dhe kritikash.

“Ndjeva mallëngjim”, shkruan Rezarta Shkurta për videon në fjalë duke e cilësuar Nexhmije Hoxhën si të vetmen shëmbëlltyrë të ëmbël të gjyshes për të.

Ndër të tjera, këngëtarja shkruan se ajo e ka njohur të ndjerën si një gjyshe të mençur, duke theksuar faktin se “nuk e njeh dhe nuk do ta njohë politikën.”

“Tek po bëja scroll postimeve, më doli para kjo video, dhe ndjeva mallëngjim.

Në fëmijërine time, giyshërit nga babi nuk arrita t’i njoh. Gjyshen nga mami e humba kur isha e vogël. Ti ishe e vetmja shëmbëlltyrë e ëmbël e gjyshes për mua.

Unë nuk e njoh politikën, e nuk dua ta njoh. Unë të njoha ty si një gjyshe të mençur, që të gjeja duke shkruar, dhe të lija sërisht me penë në dorë”, shkroi ajo në Instastory.

Kujtojmë se 3 vite më parë këngëtarja, e cila është e martuar me Ermal Hoxhën (djali i djalit të madh të diktatorit Enveri Hoxha, Ilir Hoxhës), u përball me shumë komente jo vetëm nga ndjekësit por edhe nga personazhe të njohur. Videoja është shpërndarë për herë të parë nga Rezarta Shkurta më 26 shkurt 2020, kur ndërroi jetë Nexhmije Hoxha.

Në një postim saj, Rezarta shkruante se për të “familja është trashëgimia më e shtrenjtë. Ajo gjithashtu shtoi se është e lumtur se vajza e saj, Hera ka kujtime kaq të bukura me stërgjyshen.

“Nuk ka lumturi më të madhe nga thellësia e shpirtit për mua si nënë, që vogëlushja ime ka këto kujtime të paçmueshme me stërgjyshen e saj, që numëron denjësisht 98 vite. Familja është trashëgimia më e shtrenjtë”, janë fjalët që Rezarta shkroi 3 vite më parë bashkëngjitur me videon, ku në fund del edhe ajo teksa përqafon Nexhmie Hoxhën./m.j

Next Post
FOTOT/ Pamje të rënda, trupat e vdekur të ushtarëve rusë mbushin tokën ukrainase: Ka erë kufomash kudo, s’po dimë ç’të bëjmë

FOTOT/ Pamje të rënda, trupat e vdekur të ushtarëve rusë mbushin tokën ukrainase: Ka erë kufomash kudo, s’po dimë ç’të bëjmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

20-vjeçari tenton të hyjë me pushkë në rezidencën e Presidentit Trump, vritet nga shërbimi sekret në Mar-a-Lago

20-vjeçari tenton të hyjë me pushkë në rezidencën e Presidentit Trump, vritet nga shërbimi sekret në Mar-a-Lago

February 22, 2026
Raporti i KQZ: 118 kandidatë të PD shpenzuan 3.5 milionë euro në fushatën e 11 majit (EMRAT)

Raporti i KQZ: 118 kandidatë të PD shpenzuan 3.5 milionë euro në fushatën e 11 majit (EMRAT)

February 22, 2026
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nis pakot me fletët e votimit drejt shteteve ku jetojnë zgjedhës të regjistruar

Sërish zgjedhje në Kosovë? LDK dhe PDK në pritje të VV për Presidentin, Osmani kandidate?

February 22, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Vrasja e Egli Pashollarit, publikohet video kur autorët sulmojnë të riun dhe e godasin me thikë

February 22, 2026
Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

February 22, 2026
Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

February 22, 2026
Berisha kërkesë kryeministrit Rama: T’u tregojë shqiptarëve se përse iu refuzua çdo takim në SHBA

Berisha kërkesë kryeministrit Rama: T’u tregojë shqiptarëve se përse iu refuzua çdo takim në SHBA

February 22, 2026
Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

February 22, 2026
Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, në pranga dy persona

Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, në pranga dy persona

February 22, 2026
“Groenlanda nuk ka nevojë për spital lundrues të Trump”, Danimarka i thotë jo ofertës së presidentit amerikan

“Groenlanda nuk ka nevojë për spital lundrues të Trump”, Danimarka i thotë jo ofertës së presidentit amerikan

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In