• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Sërish zgjedhje në Kosovë? LDK dhe PDK në pritje të VV për Presidentin, Osmani kandidate?

by E B
22/02/2026 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hija e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare vazhdon që të përndjekë Kosovën. Pavarësisht konsolidimit të mazhorancës së kryesuar nga Lëvizja Vetëvendosje, çështja e presidentit është ajo që mund të rrëzojë balancat.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë në pritje të ftesës së liderit të partisë në pushtet, njëherësh kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për nisjen e konsultimeve.

Artan Behrami, deputet i PDK, u shpreh:

“Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë të qartë, qëndrimi ynë është i qartë, që për president duhet të ketë marrëveshje politike, duhet të ketë konsensus politik, duhet të ketë dialog dhe kompromis, i cili duhet të nxjerrë një president apo presidente që është përfytyrim dhe personifikim i unifikimit të popullit të Kosovës… Edhe më tutje nuk ka kandidaturë që ka ardhur nga partitë politike që kanë fituar në Parlamentin e Republikës së Kosovës.”

Armend Zemaj, deputet i LDK, tha:

“Nuk është që është biseduar nëse do të kemi kandidat. Ajo çka është e ditur dhe e njohur, kemi potencial, gjithmonë kemi pasur potencial që të kemi njerëz që janë shembull në udhëheqje dhe lidership, qoftë president, kryeministër apo pozita të tjera.”

Ndërkohë, politologu Melazim Koci vlerëson se vonesa në nisjen e konsultimeve mund të reflektojë në vështirësi gjatë procesit.

Politologu Melazim Koci thotë:

“Këtu shoh probleme dhe nuk e përjashtoj mundësinë që Kosova, pas konstituimit të Kuvendit dhe themelimit të Qeverisë, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për liferim të mjeteve nga BE-ja, të ketë probleme tek zgjedhja e presidentit apo presidentes dhe nuk e përjashtoj mundësinë që edhe të shkohet në zgjedhje të tjera të jashtëzakonshme nga mesi i prillit… Për momentin ne nuk kemi një emër, pos kandidaturës së Osmanit, e cila nuk ka ndonjë mbështetje në këtë rast të forcave politike, së paku publike, madje as të Vetëvendosjes, sepse nuk ka deklarim të VV-së as pro as kundër.”

Pavarësisht se kreu i Vetëvendosjes kishte paralajmëruar nisjen e konsultimeve me partitë parlamentare për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së re, ende nuk ka diçka konkrete. Partia e Kurtit ka pushtetin në Kosovë, me një mazhorancë me 66 deputetë në Kuvend.

Presidentja Vjosa Osmani ka mandat deri më 4 prill 2026, mirëpo sipas Kushtetutës zgjedhja e presidentit duhet të bëhet një muaj para përfundimit të mandatit, në këtë rast më 4 mars. Në të kundërtën, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Deri më tani, presidentja Osmani është e vetmja që ka shfaqur ambicie për të rikandiduar edhe për një mandat tjetër pesëvjeçar. Megjithatë ajo nuk ka siguruar ende 30 nënshkrime të deputetëve për të zyrtarizuar kandidaturën e saj.

Next Post
Raporti i KQZ: 118 kandidatë të PD shpenzuan 3.5 milionë euro në fushatën e 11 majit (EMRAT)

Raporti i KQZ: 118 kandidatë të PD shpenzuan 3.5 milionë euro në fushatën e 11 majit (EMRAT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
Misioni Artemis II drejt Hënës çrregulloi atmosferën e Tokës, ja si ndikoi në funksionimin e GPS-it

Misioni Artemis II drejt Hënës çrregulloi atmosferën e Tokës, ja si ndikoi në funksionimin e GPS-it

November 6, 2026
“Dialog do kemi kur PD të ndalojë dhunën!”- Kuko për bashkëpunimin me opozitën: Ta çojmë vendin para, Zgjedhorja kërkon konsensus!

“Dialog do kemi kur PD të ndalojë dhunën!”- Kuko për bashkëpunimin me opozitën: Ta çojmë vendin para, Zgjedhorja kërkon konsensus!

November 6, 2026

Tensionet antisemitiste në Gjermani, Merz paralajmëron emigrantët: Respektoni historinë! Kush nuk pranon, le të largohet…

November 6, 2026
Krimi i rëndë brenda familjes në Durrës, zbardhet dinamika e ngjarjes! Djali i goditi prindërit me sëpatë, dyshohet se vuan nga…

Krimi i rëndë brenda familjes në Durrës, zbardhet dinamika e ngjarjes! Djali i goditi prindërit me sëpatë, dyshohet se vuan nga…

November 6, 2026
Masakër në Jemen, të paktën 30 të vrarë gjatë një sulmi të përgjakshëm në treg! Akuza të ndërsjellta mes Arabisë dhe rebelëve Huthi

Masakër në Jemen, të paktën 30 të vrarë gjatë një sulmi të përgjakshëm në treg! Akuza të ndërsjellta mes Arabisë dhe rebelëve Huthi

November 6, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Tirana pret Samitin Europian për Investimet, analisti: Një mundësi e artë për Shqipërinë, ta shfrytëzojmë!

November 6, 2026
“Roli i Parlamentit, më i fortë”- Muzhaqi: Progres-raporti i KE duhet lexuar i plotë dhe jo në mënyrë selektive!

“Roli i Parlamentit, më i fortë”- Muzhaqi: Progres-raporti i KE duhet lexuar i plotë dhe jo në mënyrë selektive!

November 6, 2026
Dalin bisedat midis qendrës së kontrollit dhe drejtuesve, pak para përplasjes së 2 trenave në Spanjë

Aksidentet tragjike me 115 viktima, BE nis hetimet për keqpërdorimin e fondeve në hekurudhat spanjolle

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In