Akademiku dhe shkrimtari Rexhep Qosja, me anë të një statusi në “Facebook” i ka uruar 76-vjetorin e lindjes, akademikut dhe ish-presidentit të Shqipërisë Rexhep Meidani.
Qosja shkruan se Meidani është ndër ata liderë të rrallë që ka pasur Shqipëria, që cmon shkencën si elementin thelbësor të politikës.
Rexhep Qosja thekson se ndryshe nga politikanët e tjerë, Meidani ruan miqësi të vjetra e bën miqësi të reja me artistë, shkrimtarë e veprimtarë, duke u sjellë si lider vërtetë ndricimtar.
Postimi i profesor Rexhep Qosjes:
Rexhep Meidanit, ish Kryetarit të Shqipërisë, anëtarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, intelektualit të shquar largpamës, mikut tim të shtrenjtë ia uroj 76 vjetorin e lindjes me këto fjalë të shqiptuara për të më 24 Maj të vitit 2000, me rastin e botimit të veprës së tij me rëndësi historike “Presidenti Meidani dhe Kosova”
Gëzuar
Kryetari Rexhep Meidani është ndërtues i politikës shkencore në politikën shqiptare.
Intelektual për nga formimi, kultura dhe kërshëria shkencore, ai bën politikën që mbështetet në përvojën, në të dhënat dhe në parimet.
Ndryshe prej politikanëve, që mburren se nuk kanë lexuar ndonjëherë libër shkencor, ai e çmon shkencën si përbërësin themelor të politikës.
Dhe, ndryshe prej politikanëve që jetojnë me mosbesim ndaj intelektualëve e krijuesve, ai ruan miqësi të vjetra dhe krijon miqësi të reja me shkencëtarë, shkrimtarë, artistë; shkon në tubime shkencore e në tribuna intelektuale, në ekspozita, në koncerte e në shfaqje, duke e afirmuar shëmbëlltyrën e shtetarit demokrat ndriçimtar.
/e.rr
I nderuar z.Qosja.Je nje Zoteri i vertete dhe thesar i kombit shqiptar.Te dua shuuume dhe te perqafoj fooort familisht .