• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rexhep Qosja: Përgjigje pseudo-atdhetarit Berisha që furnizoi me naftë Millosheviçin

by A R
08/09/2018 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Kryeminsitri Sali berisha zhvilloi një takim me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti. Në atë takim Berisha ka kundërshtuar ashpër tezën e hedhur nga presidenti i Kosovës hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve.

Akademiku Qosja, ka kritikuar ashpër Berishën i cili sipas tij “nuk ka të drejtë politike e morale të flasë për çështjen e kufijve të Kosovës”.

Ai thekson se nuk mbështet propozimin e Thaçit, por nuk mund të rrijë pa i dhënë përgjigje njeriut që sipas tij theu embargon e OKB.

“Sali Berisha në vitet e despotizmit të tij, kur drejtpërdrejt e kur përmes Malit të Zi, duke e thyer embargon e vendosur prej faktorëve ndërkombëtar ndaj Serbisë,me naftën e Shqipërisë e ka furnizuar ushtrinë serbe që masakronte shqiptarë në Kosovë”, thotë Qosja.

Nga Rexhep Qosja

E dëgjova dhe e lexova deklaratën që anëtari i sotëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kryetari e kryeministri i djeshëm i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, tha në takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ishte kjo fjalë e ngarkuar me retorikë pseudoatdhetare dhe me fyerje ndaj të gjithë atyre që për bisedimet Kosovë-Serbi nuk mendojnë si ai!

Në këtë turr të tij sulmues, Sali Berisha nuk ngurroi t’i quajë argatë të Serbisë të gjithë ata që flasin për korrigjimin e kufirit, a për lëvizjen e kufirit, a për shkëmbimin e territorit midis Kosovës e Serbisë.

Në qoftë se ka politikan shqiptar që nuk ka të drejtë politike e morale të flasë për çështjen e kufijve të Kosovës ky është para së gjithash Sali Berisha.

Dhe, them kështu sepse Sali Berisha është ai që nga postet më të larta të Shqipërisë shtetërore ka mohuar mundësinë që Kosova të bëhet shtet ndonjëherë!

Dhe, them kështu sepse Sali Berisha është ai që duke e quajtur Kosovën djep të binjakëve shqiptarë e serbë e ka ndarë Kosovën!

Dhe, them kështu sepse Sali Berisha në vitet e despotizmit të tij, kur drejtpërdrejt e kur përmes Malit të Zi, duke e thyer embargon e vendosur prej faktorëve ndërkombëtar ndaj Serbisë,me naftën e Shqipërisë e ka furnizuar ushtrinë serbe që masakronte shqiptarë në Kosovë.

Për këto arsye e quaj të palejueshme gatishmërinë e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që në kohën kur BE-ja dhe SHBA-të po bëjnë përpjekje për t’u arritur marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë të dëgjojë retorikën e një njeriu që ka humbur të drejtën politike e morale për të folur për kufijtë e Kosovës.

Kjo që them për Albin Kurtin nuk do të thotë se unë pajtohem me sjelljet e qëndrimet politike, të bëra para se të mendohen, të kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi. Jo. Unë me dëshpërim i dëgjoj e i shikoj në televizione varavingat politike të këtij despoti, i cili atë që e thotë në mesditë e mohon në mbrëmje, e ripohon të nesërmen dhe e mohon sërish në mbrëmje. Varavingat e tij politike janë bëtë shumë komprometuese për mendjen politike të Kosovës.

Dhe, të them në fund, se të gjithë ata që po mohojnë idenë e korrigjimit të kufirit, të lëvizjes së kufirit verior, të shkëmbimit të territorit midis Kosovës e Serbisë nuk duan të shohin se junta e sotme politike e Kosovës e ka levizur tashmë kufirin shtetëror të Kosovës me Maqedoninë dhe me Malin e Zi, kurse me Aneksin e Marrëveshjes për caktimin e kufirit me Malin e Zi mundësia e lëvizjes së mëtejme të këtij kufiri është e hapur! Dhe, kështu e ka shkelur dhe e mbanë të shkelur Kushtetutën e Kosovës! Dhe, po u kërkua prej saj, do të vazhdojë të shkelë e të tkurrë Kosovën edhe më tej. Deri kur?

Dhe, të them në fund se ata që po flasin kundër korrigjimit të kufirit, kundër lëvizjes së kufirit verior dhe kundër shkëmbimit të territorit mes Kosovës dhe Serbisë po flasin duke pasur parasysh postet e tyre, të sotmen e tyre, mundësitë e tyre për të qenë çka dëshirojnë të jenë e në asnjë çast duke pasur parasysh edhe të ardhmen paqësore të Kosovës, të ardhmen paqësore të fëmijëve tanë, të pasardhësve tonë!

Ata po tregohen çka janë në të vërtetë: njerëz politikë pa vizion politik?

E ata që merren me politikë sot e nuk mendojnë, e nuk e dinë se si duhet të jetë Kosova pas 20 vjetësh, ata s’kanë të drejtë morale të merren me politikën e shtetit.

Next Post
Deklarata e Surroit: Vuçiç nëse përcakton negociatorin e Kosovës, ka në dorë edhe platformën e bisedimeve

Deklarata e Surroit: Vuçiç nëse përcakton negociatorin e Kosovës, ka në dorë edhe platformën e bisedimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

March 18, 2026
Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

March 18, 2026
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

Kandidimi i Kokalarit, Alimehmeti: Nuk është befasi, por një komision do t’i filtrojë figurat

March 18, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli: “Neni Basha” nuk vlen për Berishën, dy partitë e mëdha vuajnë nga një simetri dëshpëruese

March 18, 2026
Irani hakmerret për vrasjen e Larijanit, sulmon Tel Avivin me koka bërthamore thërrmuese

Irani hakmerret për vrasjen e Larijanit, sulmon Tel Avivin me koka bërthamore thërrmuese

March 18, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

March 18, 2026
Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In