• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Revolucioni, evolucioni dhe rrëzimi i Edi Ramës

by Alfred Peza
06/11/2017 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

I fundit që e ka artikuluar publikisht nga ana e opozitës shqiptare, tezën e rrëzimit të qeverisë së Edi Ramës me anë të revolucionit, ka qenë ish ministri i Brendshëm i PD, Flamur Noka. Madje, në një panel mediash, por edhe përpara mikrofonave të reporterëve të televizioneve në terren, ai është munduar që ta deklamojë këtë gjë me një ton sa më të fortë e patetik, për të krijuar efekte maksimale psikologjike tek përkrahësit në radhë të parë, por edhe tek kundërshtarët, e në përgjithësi përpara opinionit publik. Madje, ai ka shkuar deri atje, sa të thotë se janë duke u përgatitur edhe plane të detajuara për këtë. Duke e lidhur të gjithën me situatën në vend dhe debatin publik në lidhje me raportet mes qeverisë së PS dhe akuzave ndaj saj për lidhje me grupet kriminale dhe trafikun e drogës.

Për një qytetar perendimor të mësuar me standardet e një demokracie liberale, sigurisht që ky ligjërim publik me tone e fjalë ekstreme, tingëllon shumë i frikshëm dhe gati gati si një thirrje lufte për të dalë nesër në mëngjes në rrugë, me çdo mjet e mundësi për të rrëzuar një minutë e më parë qeverinë që e drejton këtë vend. Ky perceptim, krijohet nëse ai e dëgjon këtë diku në Romë, Berlin, Paris, Londër, Madrid, Zyrih, New York a kudo tjetër dhe bëhet më i kujdësshëm për të dëgjuar të rejat nga Shqipëria. Por, nëse atij i bie rruga këtej për të kaluar nëpër qytetet e Shqipërisë për arësyet e veta, apo është një nga ata rreth 30 mijë të huaj që jetojnë e punojnë në Shqipëri, do të kuptojë se realiteti virtual mediatik me atë të jetës së përditëshme, nuk kanë asnjë lidhje me njera tjetrën.

Përsa i përket qytetarëve shqiptarë, kjo fjalë për shkak të shpërdorimit të jashtëzakonshëm që i është bërë e po i bëhet nga politika, tingëllon në rastin më të keq si një nxehje e momentit e atij që e artikulon. Ndërsa në rastin më të mirë, duket thjeshtë dhe vetëm një deklaratë e radhës, nga politikani i radhës, në mikorfonin dhe median e radhës. Kjo, për shkak të mbi përdorimit vend e pavend që i është bërë këtij termi dhe kësaj terminologjie, në ligjërimin publik. Nga viti 2013 kur u rikthye në opozitë e deri më sot, emri “revolucion” është lakuar në të gjitha rasat nga lidershipi i PD, e tani mos ju duket çudi kur ta dëgjoni gjithnjë e më shpesh këtë edhe nga krerët e LSI. Më shumë sesa një shenjë se ai do të ndodhi me të vërtetë, thjeshtë përkthejeni si artikulimin e radhës, për hallin e radhës dhe për aksionin e tyre politik të radhës.

Nëse e keni harruar, këto 4 – 5 vitet e fundit janë thënë edhe shumë lloje revolucionesh që do të ndodhnin: Revolucioni demokratik, revolucioni liberal, revolucioni i kadifenjtë, revolucioni “rumun”, revolucioni i pambarimtë apo i pandërprerë, e kështu me radhë. Pavarësisht se këto janë përgjithësisht përcaktime që nuk i has të kategorizuara në fjalorët seriozë politikë, ato përdoren në varësi të nevojës së opozitës, për të motivuar e mbajtur gjallë shpresat e përkrahësve të vet. Sepse liderët e saj, e dinë më mirë se kushdo tjetër prej tyre, se rikthimi në pushtet nuk është bërë ndonjëherë e nuk ka për tu bërë me sa duket, nëpërmjet revolucioneve.

Shpjegimi për këtë është fare i thjeshtë. Më shumë se me gjithçka tjetër, qëndimi ose ikja e një mazhorance nga pushteti lidhet me diçka esenciale, thelbësore, kyçe që është dhe do të mbetet çelësi i funksionimit të këtij sistemi ku jetojmë sot: Legjitimiteti. Nga latinishtja, me anë të kësaj fjale, kuptohet “e drejta shtetërore”. Parimi i legjitimitetit demokratik e ka bazën tek fuqia shtetërore që vjen nga populli. Arsyetimi i saj bazohet në shpjegimin se në këtë sistem vlen, njihet, pranohet dhe qëndon në këmbë vetëm rendi sundues i dalë nga populli, apo i dalë nga një kuvend i zgjedhur prej tij. E prej nga ku buron edhe qeveria që kontrollon zbatimin e kësaj fuqie. Udhëheqësit e opozitës sonë, që kanë studiuar Karl (jo Marksin, por…) Shmitin dhe Maks Veberin, e dinë po kaq mirë këtë.

Ndaj, përtej retorikës së ditës, gjuhës së ashpër, deklaratave për paqe, luftë, shi, bubullima, tërmete, revolucione, etj. një gjë është e sigurtë: Kjo opozitë i ka të gjitha shanset dhe mundësitë teorike e praktike që të rikthehet në pushtet, duke e “rrëzuar” Edi Ramën, sigurisht. Por, vetëm me votë. Vetëm me zgjedhje. Në procesin e ardhshëme elektoral sipas përcaktimit kushtetues. Edi Rama nuk rrëzohet me revolucione. Edi Ramën mund ta rrëzojë përpara qershorit të 2021, vetëm Edi Rama.

Opozita mund ta bëjë këtë nëpërmjet evolucionit të projektit të saj politik, duke i ofruar shqiptarëve një program sa më të mirë e alternativ qeverisës. Ky projekt duhet te jetë më i besueshëm dhe më i votuar se ai i PS dhe mazhorancës së saj të sotme. Të gjitha të tjera, përfshi edhe revolucionin, janë thjeshtë ëndrra të një nate vjeshte, në prag të dimirit. (Alpenews.al)

Next Post
Incidenti me ministren Lindita Nikolla, Garda shton masat e sigurisë

Qeveria 'blindon' vetting-un, Garda do sigurojë komisionerët vendas dhe të huaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com