• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Revolucionet nuk i bëjnë kastat, por masat!

by Alfred Peza
15/02/2019 21:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ka një ngazëllim të gënjeshtërt në radhët e lidershipit opozitar shqiptar, për një gjë shumë të madhe që ata dëshirojnë që populli të realizojë, gjatë protestës së programuar të 16 shkurtit në Tiranë. Eshtë një ngazëllim i gënjeshtërt, i lig, i pasinqertë dhe krejt djallëzor i kastës politike opozitare, me shpresën se kështu do ndjellin dhe do ti bëjnë masat, që të realizojnë “revolucionin” që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti, për tia dhuruar atë Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.

Që kjo është gënjeshtra më e madhe në Shqipëri, nuk është e nevojshme të thuhet këtu, sepse shqiptarët e dinë prej kohësh tashmë këtë. Ndaj gjynah, sepse lidershipi i opozitës sonë, po gënjen që po gënjen, të paktën të kishte sajuar diçka më të bukur, e jo këtë që thjeshtë fyen inteligjencën e qytetarëve të këtij vendi.

Filozofët që nga antikiteti i botës greko- romake dhe deri tek ata të sotmit e epokës moderne, e kanë shpjeguar e shtjelluar pambarimisht se, “revolucionet nuk i bëjnë skllavopronarët, por skllevërit”. Nuk i bëjnë feudalët, por bujkrobërit. Nuk i bëjnë kapitalistët, por punëtorët. Nuk i bëjnë kastat, por masat. Revolucionet as i kanë bërë e as kanë për ti bërë ndonjëherë në asnjë lloj sistemi të historisë së shoqërisë njerëzore; as dje, as sot e as nesër fëmijët, kushërinjtë dhe nipat e “Mbretit”. Revolucionet nuk i kanë bërë dhe nuk mund ti bëjnë dot as pinjollët e elitave, as oborrtarët e dinastive të dëbuara me votë nga pushteti dhe as personazhet reale të filmit të dikurshëm të socrealizimit, “Endërr për një karrike”.

Revolucionet qëshkurse skllavi i parë iu rebelua skllavopronarit këtu e mijëra vjet më parë, për të ardhur tek Revolucioni Francez, e për të mbërritur deri tek “jelekverdhët” e sotëm të Parsit, i kanë bërë qytetarët e thjeshtë. I ka bërë populli. Nga partitë nuk mund të lindin revolucionet. Por krejt e kundërta në fakt, është e vërtetë: Nga revolucionet lindin lëvizjet, partitë dhe sistemet e reja politiko- shoqërore që largon kastën e vjetër dhe sjell të renë.

Kastat nuk janë sebepi si në rastin e opozitës sonë më 16 shkurt, por ato mund të bëhen shkaku i vërtetë, real që i bën njerëzit të dalin në rrugë e të rebelohen kundër tyre. Historia na ka mësuar se vetëm revolta e brendshme për hallin e tyre të fortë personal kundër kastave të privilegjuara, pushteteve ilegjitime dhe pushtetarëve që kanë në dorë ndryshimin e gjendjes së tyre ekstreme, mund ti çojë ato në revolucion.

Ndaj më 16 shkurt, përtej ëndrrave, predikimeve, anatemimeve dhe belbëzimeve, nuk ka për të patur jo revolucion, por asgjë tjetër nga ato skenare që e bëjnë elitën politike të opozitës sonë, të ëndërrojë se shkopi magjik i dëshirave të saj, apo dora e padukshme e fuqisë qytetare, do ia mari karriken Edit, për tia dhuruar atë Lulit apo Monikës.

Në dhjetor 1990, studentët e mbushën sheshin “Demokracia” në Qytetin “Studenti”, jo se deshi Ramiz Alia. Por sepse shqiptarëve pas 50 vjetësh nga diktatura komuniste, u kishte ardhur atje ku nuk mbante më, për tu derdhur vetvetiu nëpër rrugë, derisa e dëbuan kastën. E njëjta gjë ka ndodhur edhe më pas, sa herë që qytetarët janë ngritur në protesta, duke marë ndryshimin e dëshiruar dhe merituar.

Për të ardhur deri në ditët tona, edhe protesta e qytetarëve të Kukësit kundër tarifës së kalimit të automjeteve të tyre në Rrugën e Kombit, erdhi nga nevoja e xhepi të tyre dhe jo nga dëshira e opozitës apo e liderëve të saj. Edhe studentëve të vërtetë që u ngritën në fillim të dhjetorit 2018 për kërkesat e tyre të drejta, protesta u erdhi instiktive nga nevoja e tyre dhe jo nga dëshira e opozitës apo e partive politike. Pavarësisht se opozita jonë tentoi që ta manipulojë protestën e studentëve, ta merte peng dhe ta keqpërdorte atë për interesat e saj, realiteti është se kjo nuk ndodhi.

Ndaj për aq kohë sa edhe ditën dhe orën e protestës, e kanë caktuar në zyrat e tyre luksoze liderët politikë dhe jo thirrja e zërit të brendshëm qytetar, ajo është e destinuar të dështojë. Aty mund të ketë edhe pjesëmarrje masive nga radhët e militantëve të partive, kaos, dhunë e çfarëdo tjetër që është programuar në selitë e partive. Por një gjë është e sigurtë që nuk ka për të ndodhur kurrë: Revolucioni i ëndërruar i Lulit dhe Monës, që synon tia mari karriken Edit, për tia dhuruar atyre. Sepse revolucionet nuk programohen nga kastat, por ato lindin natyrshëm vetëm nga masat.

Next Post
Përgjaket mbrëmja në Fier, 53-vjeçari shkon në spital me dy plumba

Përgjaket mbrëmja në Fier, 53-vjeçari shkon në spital me dy plumba

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panelet fotovoltaike, ministri Karakaçi në Ersekë: Histori suksesi! Investimet lokale në energjetikë rrisin kapacitetet në prodhim

Panelet fotovoltaike, ministri Karakaçi në Ersekë: Histori suksesi! Investimet lokale në energjetikë rrisin kapacitetet në prodhim

September 29, 2026
Berisha në KIE: Apeli të rishqyrtojë objektivisht dënimet e ish-krerëve të UÇK-së! Beogradi kërkon votat me fantazmën e Mlladiç

Berisha në KIE: Apeli të rishqyrtojë objektivisht dënimet e ish-krerëve të UÇK-së! Beogradi kërkon votat me fantazmën e Mlladiç

September 29, 2026
Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

Rama nga Brukseli: Investimi në Sazan dhe Zvërnec mund të arrijë deri në 6 mld euro! Investitorët vijnë për potencialin e vendit (VIDEO)

September 29, 2026
Tragjedia që ka tronditur SHBA-të, Lindsay Clancy del për herë të parë në gjykatë! Akuzohet për vrasjen e 3 fëmijëve të saj

Tragjedia që ka tronditur SHBA-të, Lindsay Clancy del për herë të parë në gjykatë! Akuzohet për vrasjen e 3 fëmijëve të saj

September 29, 2026
Nations League/ UEFA ‘mbulon me para’ klubet, u jep mbi 30 mln euro për lojtarët në kombëtare

Nations League/ UEFA ‘mbulon me para’ klubet, u jep mbi 30 mln euro për lojtarët në kombëtare

September 29, 2026
Stërvitja rreth Kaliningradit, Rusia proteston ndaj NATO-s: Jemi gati ta mbrojmë me të gjithë arsenalin tonë në dispozicion

Stërvitja rreth Kaliningradit, Rusia proteston ndaj NATO-s: Jemi gati ta mbrojmë me të gjithë arsenalin tonë në dispozicion

September 29, 2026
Emri/ Aksidentohet me motor, humb jetën 67-vjeçari në Lushnje

Aksidentoi me motor nxënësen 14-vjeçare dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet pas ndjekjes policore adoleshenti në Cërrik!

September 29, 2026
“Reagimi për vendimin e Hagës, dështim i politikës’

Ankimimi për dënimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, zbulohen emrat e gjyqtarëve në panelin e Apelit në Hagë

September 29, 2026
Muzeu Marubi pjesë e nismës Archivi Aperti

Muzeu Marubi pjesë e nismës Archivi Aperti

September 29, 2026
Maqedonia e Veriut godet grupin terrorist: E lidhur me Shtetin Islamik! 5 të arrestuar dhe arsenal armatimi i kapur

Maqedonia e Veriut godet grupin terrorist: E lidhur me Shtetin Islamik! 5 të arrestuar dhe arsenal armatimi i kapur

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com