• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Revolucion ndaj Izraelit/ Si e rreshton Reja Shqipërinë sonte. Trajneri i beson dyshes Broja-Uzuni

by Java News
10/06/2022 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombëtarja ka mbyllur dje përgatitjet për ndeshjen kundër Izraelit, e cila do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në ndeshjen e dytë, Shqipëria mund të humbasë një tjetër element shumë cilësor, duke ndryshuar thuajse plotësisht planet e trajnerit Edi Reja për repartin e avancuar.

Sokol Cikalleshi nuk është stërvitur dje me ekipin për shkak të një gjendje gripale dhe rrezikon të humbasë këtë sfidë.

Sulmuesi shihet si titullar fiks nga trajneri Reja dhe para ndeshjes diskutimet ishin se kush do të ishte partneri i tij në repartin e avancuar.

Por Cikalleshi ka munguar në seancën e fundit stërvitore për shkak të një gjendjeje gripale dhe “Panorama Sport” ka mësuar se tashmë mungesa e tij në ndeshjen e sotme bëhet gjithnjë e më e mundshme.

Kjo hap çdo lloj diskutimi për emrat në repartin e avancuar, ku tashmë opsion janë edhe Broja dhe Uzuni, të cilët munguan në sfidën ndaj Islandës.

Bashkë me ta, për dy vende në repartin e avancuar, konkurrojnë Vrioni dhe Seferi, me këtë të fundit që bëri mjaft mirë duke shënuar edhe gol ndaj islandezëve.

Shqipëria humbi edhe Odise Roshin, pasi lojtari nuk ia doli që të rikuperohej nga dëmtimi dhe po ashtu ishte me një gjendje gripale kështu që është larguar nga grumbullimi para sfidës me Izraelin.

FORMACIONI – Por si pritet që të luajë Shqipëria sot?

Një gjë është e sigurt: Edi Reja do të vijë me disa ndryshime në këtë takim, që mendohet të jenë 5 ose 6 lojtarë.

Në portë sërish do ta nisë Etrit Berisha, ndërkohë që në mbrojtje ndryshimi i vetëm mendohet të jetë Veseli i cili do të zërë vendin e Kumbullës.

Balliu dhe Hysaj do të pozicionohen në krahë, ndërsa në qendër të mesfushës do t’i besohet dyshes së Empolit, Bajrami-Asllani, që do të shoqërojnë Amir Abrashin.

Ndërkohë, në sulm trajneri italian ka menduar që të rikthejë Armando Brojën dhe Myrto Uzunin.

g.kosovari

Next Post
Atentati ndaj “të fortit” të Niklës/ Haka jep dëshmi kontradiktore, nga ekspertiza rezulton se…

Atentati ndaj “të fortit” të Niklës/ Haka jep dëshmi kontradiktore, nga ekspertiza rezulton se…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In