• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Revolucion apo procesion

by Skënder Minxhozi
11/02/2023 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Skandali (sipas standartit që Berisha konsideron të tillë) ishte aty. Paret nën dorë për spiunin amerikan gjithashtu ishin aty. Shkrime, akuza, hamendësime e skema nga më të ngatërruarat që PD dhe media rreth asaj i ka mbllaçitur prej një jave, ishin gjithashtu aty. Gjithçka dhe gjithkush ishin aty në 11 shkurt në bulevardin qëndror të Tiranës…përveç njerëzve! Sikur të kishin një inat të heshtur me Doktorin ata ja kishin mbathur në këtë të fundjavë me diell. Autobusa, makina private, degë partish me lista militantësh nuk ndihmuan dot që protesta të shpëtonte faqen e vet dhe të Sali Berishës e Ilir Metës. Revolucioni lindi i vdekur! Nisi si revolucion, përfundoi si procesion.

Ajo që pamë ishte një lloj shëtitje në grup në të gjitha adresat që Berisha ka inat në qytetin e Tiranës. Por protestë nuk qe. Pasi ta quash të tillë do të thotë që të fyesh fjalorin e gjuhës shqipe. Me grumbullime si ky i 11 shkurtit Luli dhe Monika dikur bënin nxemjen. Me të drejtë një demokrat i vjetër tha se nuk qe revolucion, por instalacion.

Nga ironia e sarkazma, tek analiza serioze, duhet thënë se opozita shqiptare nuk kishte nevojë për këtë demostrim flagrant dobësie në mes të dimrit. Të atij dimri që është historikisht i vështirë për qeveritë në këtë vend, pa harruar krizën e çmimeve, skandalet me ish-ministra dhe vetë historinë e McConighan, e cila ka bërë të tërhiqet në heshtje edhe vetë atë që me heshtjen s’ka asnjë lidhje: Edi Ramën!

E megjithatë opozita u braktis nga zgjedhësit dhe simpatizantët e saj. Nuk binte as shi, nuk kishte as bajoneta gardistësh në dyert e Kryeministrisë. Qe një braktisje e heshtur por edhe zhurmshme njëherësh. Nëse duhej një tjetër provë publike e pafuqisë së Berishës dhe Metës për ta kthyer marazin ndaj qeverisë në karburant për opozitën, ja ku e keni: data është 11 shkurt, vendi është Bulevardi Dëshmorëte e Kombit.

Protesta modeste e opozitës nënvizoi edhe një herë se opozitës i mungon fryma dhe besimi i njerëzve. I mungon një platformë, por edhe fytyrat e besueshme që ta avancojnë atë. Fjalimi në tre oktava më sipër i Berishës nuk ndihmon më. Është një sharm që po shuhet bashkë me perëndimin e karrierës së njeriut që mbushte dikur sheshet me piskamën e tij, ndërkohë që Ilir Meta me fjalimet e tipit ushtarak është edhe më pak i besueshëm për ata që kanë sy e veshë, e mbi të gjitha tru që të kujtojnë.

Nëse do të kishin mundur ta kthenin kohën pas, dy senatorët e opozitës me siguri do ta kishin zhdukur nga memoria publike këtë që ndodhi sot. Aq më tepër që një dobësi e tillë flagrante në mbështetje popullore, kërcet dhe prish punë kur në horizont ke një gjyq për stemën e partisë dhe dy hetime delikate si ai i Gërdecit dhe eventualisht i 21 janarit. Mbi të gjitha, kur ke edhe një palë zgjedhje në maj, të cilat sot dukeshin më të largëta e iluzive se kurrë më parë.

Sali Berisha nuk e kaloi provën McConighan, që do të thotë se nuk ja doli të krijojë “siamezin” e vet problematik në raport me Amerikën, rol për të cilin kishte piketuar Edi Ramën.

Shqiptarët folën me mungesë, më shume sesa ata që ndoqën të mërzitur oratorët e mitingut, duke e ditur paraprakisht se gjithçka do të mbyllej brenda një ore dhe më pas do të niste rruga e kthimit në shtëpi. Me autobus të paguar, siç ndodh sa herë që në Tiranë shefat duan të ngrefosen e të tregojnë muskujt. Të cilët kësaj rradhe ishin të qullët e anemikë.

Next Post
“Revolucioni u kthye në instalacion, sot pamë ‘funeralin’ e PD-së”

"Basha, protesta më të forta"/ Gazetari: Njerëzit u thirrën për revolucion, Berisha i tradhtoi dhe i katandisi për xhiro në Tiranë

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Ke shkruajtur një NEKROLOGJI, për PD-në e Sali Berishes dhe LSI apo PL të Likes Monës.
    Përfundimisht dhe publikisht, këta dy kapot kriminelëtë këtijë populli, Sali Berisha dhe Ilir Metaj, tashmë të vetë mjeruar dhe te vetë diskredituar, janë në dihajten e fundit drejtë xhenazesë dhe varrimit politik.
    Të shpresojmë që drejtësia bashkë me USambasadoren Kim, do të vërë dorën në zëmër, për ti çuar këta dy monstra në burgun e Reçit.
    Zoti bekoftë popullin shqiptar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

February 26, 2026
VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

February 26, 2026
Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti del nga rruga/ Shoferi në gjendje të rëndë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Thumanë-Milot, arrestohet shoferi i kamionit

February 26, 2026
“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

February 26, 2026
Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

February 26, 2026
“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

February 26, 2026
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

February 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Shkurt 2026

February 26, 2026
Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

February 26, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In