• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha, protesta më të forta”/ Gazetari: Njerëzit u thirrën për revolucion, Berisha i tradhtoi dhe i katandisi për xhiro në Tiranë

by Java News
11/02/2023 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari dhe analisti Erl Murati është shprehur se militantët e PD që erdhën këtë të shtunë në Tiranë për protestë janë tradhtuar nga Sali Berisha, pasi lideri demokrat kishte dy javë që fliste për revolucion, por i katandisi ata në një xhiro në Tiranë.

“Njerëzit u thirrën për revolucion dhe pamë që kjo protestë që Berisha e shfryu këtë cunam popullor duke e katandisur në një xhiro të zakonshme që PD bënte kur drejtohej nga Basha. Të paktën nuk pamë që Berisha të drejtonte një revolucion. Kishte një pjesëmarrje të madhe.

Në 2019 kur PD bënte protesta dhe bënte ecje rreth kryeministrisë, militantët e kritikonin Bashën për atë që bënte. Berisha e shfryu zemërimin popullor duke e katandisur në një protestë të zakonshme”, u shpreh Murati në Panorama TV.

Më tej, gjatë fjalës së tij gazetari tha se Berisha duhet të jetë i sinqertë me demokratët dhe t’u thotë atyre se protesta do jetë rutinë dhe me parakalime. Sipas Erl Muratit, në momentin që flitet për qëndrese dhe revolucion, simpatizantët nuk mund të mbahen vetëm gjysmë ore para Kryeministrisë.

“Berisha duhet të jetë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë me simpatizantët. Nëse ka vendosur të bëjë protesta rutinë me parakalime, është e drejtë që të ndodhë kështu. Por duhet t’ua thotë simpatizantëve. Protesta në çdo rast duhet të jetë e qetë dhe paqësore, por në momentin që flet për revolucion dhe qëndresë, nuk mund të bëhet me gjysmë ore para kryeministrisë.

Berisha e tradhtoi protestën dhe pritshmëritë e simpatizantëve. Njerëzit që kanë ardhur nga rrethet dhe kanë dalë aty për të manifestuar, kanë kosto për këtë që ka ndodhur. Paguajnë nga koha e tyre për të ardhur në Tiranë. Berisha nuk e mbajti premtimin për një qëndresë qytetare deri në largimin e Ramës. Këtu ne vetëm qëndresë qytetare dhe mosbindje civile nuk pamë. Në momente të caktuara edhe Basha ka bërë protesta më të forta”, përmbylli gazetari.

Next Post
Berisha paralajmëroi protestë, Kuvendi konfirmon seancën plenare të hënën

Berisha paralajmëroi protestë, Kuvendi konfirmon seancën plenare të hënën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vala e të nxehtit në Evropë, Komisioni Europian fik kondicionerët për të kursyer energji

Vala e të nxehtit në Evropë, Komisioni Europian fik kondicionerët për të kursyer energji

June 27, 2026
Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

June 27, 2026
Shqipëri-Maqedoni e Veriut, arrihet marrëveshja “One Stop” për lehtësimin e kalimit kufitar

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, arrihet marrëveshja “One Stop” për lehtësimin e kalimit kufitar

June 27, 2026
Çfarë po ndodh me Banjat Termale të Bënjës? Specialisti: Shkarkimi i vaskave ishte i domosdoshëm për punimet

Çfarë po ndodh me Banjat Termale të Bënjës? Specialisti: Shkarkimi i vaskave ishte i domosdoshëm për punimet

June 27, 2026
Amnistia penale merr dritën jeshile në Kuvend, Lamallari: Mundësi e dytë për integrim në shoqëri

Lamallari: Nuk përjashtohen shpallje të reja “non grata” për kërcënim të sigurisë kombëtare

June 27, 2026
Ardhja e eurodeputetes italiane Salis në protestë, Hila: Revolucionarë që prodhojnë rrëmujë

Ardhja e eurodeputetes italiane Salis në protestë, Hila: Revolucionarë që prodhojnë rrëmujë

June 27, 2026
Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi përjashtohet nga uniformat blu

Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi përjashtohet nga uniformat blu

June 27, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Kur protesta fillon të shkruajë program

June 27, 2026
Lista e zezë e SHBA, dalin emrat e pesë subjekteve juridike nga Shqipëria

Lista e zezë e SHBA, dalin emrat e pesë subjekteve juridike nga Shqipëria

June 27, 2026
Tre anëtarëve të KLGJ-së u përfundon mandati në dhjetor, Gjykata e Lartë shpall garën për zëvendësimin e tyre

Tre anëtarëve të KLGJ-së u përfundon mandati në dhjetor, Gjykata e Lartë shpall garën për zëvendësimin e tyre

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In