• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Revoltohet Alban Skënderaj: Italianët i trajtojnë shqiptarët si bagëti

by Java News
01/02/2017 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Alban Skenderaj revoltohet me mënyrën se si trajtohen shqiptarët që udhëtojnë nga Italia drejt Shqipërisë. Këngëtari ka ndarë eksperiencën e tij por edhe të dhjetëra shqiptarëve që i kanë shkruar për të adresuar ankesën e tyre rreth vështirësive që kanë për të fluturuar nga Firenze drejt Tiranës.

Albani me keqardhje bën publik rastin e përsëritur i vetëdijshëmn se nuk mund të ndihmojë që shqiptarët të mos trajtohen si bagëti nga të huajt në një kohë kur i keqtrajton edhe biznesi e politikat e shtetit te tyre.

“Fluturim Firenze – Tiranë. Shqiptarët trajtohen si bagëti!
Po dal disi nga vetja dhe po shkruaj sepse ndihem tmerrësisht keq kur shikoj që për të disatën herë drejtohen nga unë me shpresën dhe iluzionin se mund të bëj diçka ndërkohë që unë, çdo herë jam thjesht një viktimë si ata. (Është hera e katërt që më ndodh personalisht ndër vite)

Nuk di kujt t’i drejtoj gishtin edhe pse duket qartë që janë lojëra ekonomike të atyre që pasurohen mbi kurrizin e shqiptarëve të cilët janë të përulur dhe me hallet që kanë e tejkalojnë këtë shqetësim i cili nuk është dhe fort i vogël për ta.

Prej vitesh gënjehen e keqtrajtohen në vazhdimësi, vijnë në Firenze, bëjnë check-in, radhë të gjata, kontrollet e ndryshme dhe në fund ju thonë: “Do prisni disa orë, do ju rikthejmë valixhet dhe do ju dërgojmë me autobusë drejt e në aeroport tjetër, atij të Pises i cili është gati 2 orë larg”.

Aty do fillojë gjithçka nga e para, mund ta imagjinoni. Si përfundim shqiptarët arrijnë në Tiranë ndoshta orë e orë me vonesë kur i gjithë fluturimi zgjat vetëm 1 orë e 30 minuta. Ka fëmijë, njerëz të moshuar e invalidë! Arsyeja? “Avioni nuk ulet dot në Firenze për shkak të motit të keq” kur moti aktualisht është i mrekullueshëm dhe ndërkohë janë duke u nisur dhjetëra avionë çdo minutë drejt çdo cepi të botës.

Në Pisa ndërkohë moti është i njëjtë për të mos thënë pak më i keq se këtu! Me arrogancë asnjë shpjegim tjetër! Qesharake! E turpshme! Dhe vetë punonjësit italianë duken në siklet të madh dhe pranojnë që është absurde!

Janë të lira taksat e aeroportit tjetër? Avioni ndodhet në Pisa dhe ju shkojnë më lirë autobusët? Këtë nuk di ta them! Di vetëm që është një tallje dhe keqtrajtim i jashtëzakonshëm.

Kjo gjë ka ndodhur me dhjetëra herë ndër vite, vazhdon ndodh dhe askush nga shqiptarët që jetojnë në këtë zonë nuk ka mundësi të ngrejë zërin. Imagjinoj çdo ishte bërë nëse kjo do të ndodhte vazhdimisht me italianë, francezë, etj. ndërkohë që shqiptarët paguajnë njësoj madje edhe më shumë!

E di që ka padrejtësi edhe më të mëdha dhe një post i Albanit nuk bën diferencën por ndoshta stimulon sado pak vetëbesimin dhe ndërgjegjësimin edhe për ato dhjetëra e qindra raste të ngjashme ku shqiptarët trajtohen padrejtësisht si njerëz të kategorisë së tretë jo vetëm nga të huajt por dhe nga vetë biznesi e politikat e shtetit te tyre…”, ka shkruar këngëtari.

ma.me
Next Post
Rama përgjigjet nëse Meta kërkoi shkarkimin e Tahirit e një paralajmërim për Lefter Kokën

Rama përgjigjet nëse Meta kërkoi shkarkimin e Tahirit e një paralajmërim për Lefter Kokën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

March 21, 2026
Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

March 21, 2026
Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

March 21, 2026
Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

March 21, 2026
Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

March 21, 2026
Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

March 21, 2026
“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

March 21, 2026
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Fluks në Morinë, mbi 13 mijë qytetarë dhe 9 mijë mjete në 24 orët e fundit

March 21, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

March 21, 2026
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

Serbia ul akcizën e naftës me 40%, Vuçiç: Masa për frenimin e çmimeve, ndikim nga kriza globale

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In