• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Revolta e padrejtë e socialistëve ndaj Berishës

by Mero Baze
22/09/2022 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berishës sot, ndoshta për një arsye njerëzore, për shkak të moshës, nuk i mbajtën gjunjët dhe u ul në një karrige deputetësh të soacialistëve. Mund të mos kishte bërë përshtypje kjo sjellje, sikur ai të mos e kishte shpjeguar vetë.

Në përpjekje për të bërë humor, zanat i cili do minimumi inteligjencë dhe finesë, ai tha se ‘jam ulur aty si avokat i socialistëve, pasi unë i mbroj më mirë interesat e tyre se drejtuesit e tyre.’

Nuk di pse u nxehën pas kësaj, Taulant Balla dhe Erisa Spiropali.

Për herë të parë Berisha ka thënë një të vërtetë të dhimbshme të jetës së tij politike. Përveçse ka plotësuar një ëndërr të vjetër të tij, të ishte pjesë e partisë së tij natyrale, ai realisht ka thënë të vërtetën kur tha se është avokat i socialistëve.

E vërteta e hidhur është se për vite të tëra, ai është engjëll mbrojtës i socialistëve në pushtet.

Sa herë socialistët përballen me krizat e tyre të brendshme, sa herë përleshen me njëri- tjetrin për pushtet dhe rrezikojnë shumicën, shfaqet Berisha dhe ata qetësohen, rikthehen në vendet e tyre dhe vazhdojnë të qeverisin.

Sa herë socialistët përballen me ndonjë skandal të rëndë korrupsioni dhe papërgjegjësi në qeverisje, natyrisht që zgjojnë dhe zemërim qytetar. Sapo njerëzit vendosin të protestojnë dhe të përballen me socialistët, shfaqet Sali Berisha dhe qytetarët kthehen në shtëpi të dëshpëruar, pasi u duket se i pret një e ardhme më e zezë.

Sa herë socialistët dështojnë me reforma dhe ngjallin pakënaqësi popullore, shfaqet Sali Berisha si alternativë dhe njerëzit kafshojnë gjuhën.

Sa herë socialistët e tepërojnë në qeverisje dhe zyrtarët e tyre tejkalojnë të drejtat, duke ushtruar dhunë apo vrasje aksidentale, shfaqet Sali Berisha dhe ata shpëtojnë paq.

Sa herë socialistët bëjnë ndonjë pisllëk elektoral, për të kapur një apo dy mandate më shumë, njerëzit natyrisht zemërohen, pastaj shfaqet Sali Berisha që ka bërë gjëma elektorale dhe njerëzit pranojnë.

Ka dhjetëra raste të tilla, kur Sali Berisha është bërë realisht avokati i socialistëve në pushtet. Ai i ka mbrojtur ata si një engjëll mbrojtës i dërguar nga Zoti, sa herë kanë qenë buzë katastrofës në pushtet.

Ndaj ata nuk kanë pse mërziten me të sot, pse tha të vërtetën. E vërteta dhëmb, por më shumë duhet t’u dhëmbë demokratëve që e mbajnë avokatin e socialistëve në krye të tyre.

Socialistëve u takonte ta respektonin që më në fund pranoi të vetëdeklarojë punën që bën prej vitesh, pa shpërblim. Të paktën një mirënjohje mund t’ia kishin dhënë.

Next Post
Të shpallur në kërkim për trafikim qeniesh njerëzore dhe vjedhje/ Pranga në Kakavijë gruas shqiptare dhe një 34-vjeçari

Greqi/ Ish-bashkëshorti tenton ta mbysë shqiptaren teksa ishte në gjumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In