• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Revista “The Weekly” i kushton kopertinën e saj futbollit shqiptar

by
11/09/2015 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Revista javore e FIFA-s, “The Weekly” këtë javë zgjodhi për kopertinën e saj, pikërisht futbollin në Shqipëri duke vendosur si titull kryesor: “Me vullnetin e mirë”.

Rezultatet e kombëtares shqiptare gjatë eliminatoreve për Euro 2016 por dhe përfaqësimi i klubeve në Europë kanë tërhequr vëmendjen e mediave botërore për futbollin në vendin tonë dhe kjo ka shtyrë FIFA-n, që t’i dedikojë kopertinën e revistës së saj javore.

Shkrimi i FIFA-s, që përfshin dhe një intervistë të gjatë me trajnerin e përfaqësueses, Gianni De Biasi, në brendësi nis  me kombëtaren shqiptare që është shumë pranë kualifikimit në një kompeticion madhor sic është europiani.

Për “The Weekly”, pavarësisht humbjes 1-0 në minutën e fundit ndaj Portugalisë, Shqipëria mbetet skuadra e favorizuar për kalimin në fazën finale të Europianit francez dhe fakti që Danimarka do të luajë në takimin e fundit me Portugalinë, ndërsa kuqezinjtë do të kenë dy ndeshje për të zhvillluar të bëjnë të mendosh, se hapja e shampanjës së festës është gati për kombëtaren shqiptare.

Në intervistën e tij ndërkohë trajneri De Biasi, thekson se futbolli shqiptar po i hedh hapat një e nga një.

Sipas tij ishte e rëndësishme që të ndryshohej mendësia e njerëzve dhe skuadra të luante sipas një stili të ri, të cilin ai është përpjekur ta injektojë në këto 3 vjet.

Gjithashtu trajneri ka shtuar, se është e rëndësishme që ekipi të mos vetkënaqet pas një rezultati pozitiv por të kërkojë gjithmonë të përmirësohet, kjo është dhe arsyeja që Shqipëria rezistoi pesë ndeshje pa humbje, për herë të parë në një fazë eliminatore.

De Biasi theksoi gjithashtu se për Shqipërinë sigurimi i një vendi në play-off është një arritje e jashtëzakonshme për kombëtaren, por objektivi mbetet gjithsesi kualifikimi në Europian.

Ndërkohë që foli dhe për marrdhëniet e shkëlqyera me FFK, dhe bazuar pikërisht te kjo marrdhënie, nuk i druhet një largimi të mundshëm të futbollistëve aktualë kosovarë nga kombëtarja shqiptare, në momentin që Kosova do të pranohet në FIFA dhe UEFA.

Shkrimi mbyllet me influencën që futbolli perëndimor ka te ai shqiptar duke e lidhur këtë me dashurinë e shqiptarëve për lojën, por dhe faktin se shumë prej lojtarëve aktualë të kombëtares janë rritur dhe formuar si futbollistë në Zvicër.

Ndërkohë që përmend dhe një deklaratë të Beckenbauer në vitin 1990, se ai e kujton ende Panajot Panon, pavarësisht se ky i fundit mund të mos e mbajë mend vetë Kaiserin e futbollit.

Gjithashtu vëmendje i kushtohet dhe rritjes së cilësisë në Kategorinë Superiore dhe një klubi në vecanti, Skënderbeut, që ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në Europë duke siguruar dhe një vend në fazën e Grupeve të Europa League./ SuperSport/

fifa1

Next Post

Bode si Ndoka, nuk pranoi të japë sqarime për 500 mijë euro pasuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së

Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së

May 12, 2026
Tirana rikthehet në qendër të diplomacisë për Ukrainën, Hoxha: Mbështetja ndaj Kievit mbetet e palëkundur!

Tirana rikthehet në qendër të diplomacisë për Ukrainën, Hoxha: Mbështetja ndaj Kievit mbetet e palëkundur!

May 12, 2026
Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

May 12, 2026
Laborator droge në tualetin e braktisur në Milano, arrestohet shqiptari me precedentë penalë

Laborator droge në tualetin e braktisur në Milano, arrestohet shqiptari me precedentë penalë

May 12, 2026
Bajram Begaj takim me Shefin e Shtabit të Maqedonisë së Veriut, ja çfarë u diskutua

Bajram Begaj takim me Shefin e Shtabit të Maqedonisë së Veriut, ja çfarë u diskutua

May 12, 2026
Pse kriza e Hormuzit kërcënon pushimet verore?

Pse kriza e Hormuzit kërcënon pushimet verore?

May 12, 2026
Trump zbulon detaje nga negociatat me Iranin: Unë po i drejtoj personalisht

Trump zbulon detaje nga negociatat me Iranin: Unë po i drejtoj personalisht

May 12, 2026
GJKKO dënon Zef Malin dhe Jemine Çokun, premtuan transferimin e një të dënuari nga Turqia në Shqipëri

GJKKO dënon Zef Malin dhe Jemine Çokun, premtuan transferimin e një të dënuari nga Turqia në Shqipëri

May 12, 2026
SPAK dërgon për gjykim 24 persona për trafik kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash

SPAK dërgon për gjykim 24 persona për trafik kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash

May 12, 2026
Ali Ahmeti pret në takim Vengun: Personalitet që mishëron përkushtimin ndaj shtetit dhe interesit kombëtar

Ali Ahmeti pret në takim Vengun: Personalitet që mishëron përkushtimin ndaj shtetit dhe interesit kombëtar

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In