• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Revista serbe kërkon falje për artikullin për Trumpin

by Java News
14/10/2016 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Revista serbe, Nedeljnik, mbrëmë vonë e ka tërhequr artikullin e saj në të cilin thuhej se kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, ka kërkuar falje për rolin e Shteteve të Bashkuara në bombardimet e ish-Jugosllavisë në vitin 1999.

Kjo javore beogradase tha se me gjasë ishte mashtruar me publikimin e intervistës – tashmë të diskredituar – me një zyrtar të fushatës së zotit Trump, në të cilën, po ashtu, pretendohej se Trump kishte shprehur përkushtim për politikë të re për Ballkanin, nëse zgjidhet president.

Bombardimi i NATO-s kundër Jugosllavisë e ndali liderin e atëhershëm, Sllobodan Millosheviq, dhe ka çuar në përfundim të Luftës në Kosovë.

Në këtë periudhë, president i Shteteve të Bashkuara ishte Bill Clinton, bashkëshort iHillary Clintonit, që është rivale demokrate e Donald Trumpit, në zgjedhjet presidenciale amerikane më 8 nëntor.

Nga fushata e sulmeve ajrore të NATO-s janë vrarë qindra civilë, por, po ashtu, është ndalur spastrimi etnik në Kosovë. Nëpërmjet një deklarate, fushata e Trumpit tha se intervista ishte “gënjeshtër”. Këtë mundësi e ka pranuar edhe revista Nedeljnik, pasi ekipi i zotit Trump e ka kundërshtuar këtë artikull senzacional, i cili ishte transmetuar gjërësisht në mediat amerikane, që raportojnë për fushatën presidenciale.

“Zoti Trump asnjëherë nuk ka dhënë intervistë për javoren serbe, Nedeljnik, ashtu siç në mënyrë të falsifikuar është raportuar nga Newsweek i diskredituar, e as që një intervistë e tillë është udhëhequr online nëpërmjet Drejtoreshës shtetërore të Indianës”, ka thënë Jason Miller, këshilltar i lartë i Trumpit për komunikime.

“Kjo ishte një gënjeshtër dhe ne presim të marrim tërhqje formale dhe kërkim falje nga të gjithë të involvuarit”, tha zoti Miller.

Brenda disa orëve, javorja Nedeljnik, në editorialin në ballinën e saj, ka pranuar se me gjasë ishte mashtruar dhe e ka tërhequr artikullin.

Revista ka pranuar se “intervista” e supozuar ishte kryer nëpërmjet emailit, me ndërmjetësim, dhe nuk ka kaluar nëpër kontrolle, për tu siguruar në legjitimitetin e përgjigjeve nga fushata e Trumpit, për të cilat kishte besuar se i ka marrë në bazë të pyetjeve të dërguara me email.

Javorja serbe tha se i kishte dërguar pyetjet me email te një aktor serbo-amerikan, me emrin, Vlladimir Rajiq, i cili jeton në Çikago, që kishte thënë se ka ndihmuar me këshilla në fushatën Trump.

Disa javë pasi i kishte dërguar pyetjet, Marko Preleviq, kryeredaktor i javores Nedeljnik, tha se i kishte marrë përgjegjet me email, që supozoheshin se ishin nga zonja Jaworowski, që është menaxhere e fushatës së Donald Trumpit në shtetin Indiana.

Suzanne Ryder Jaworowski tha mbrëmë vonë se ajo nuk ka marrë pjesë në intervistën me email.

“Lidhur me artikullin për intervistën në media me politikanin serb dhe zotin Trump, nëpërmjet emailit tim, kjo është e tëra e falsifikuar”, tha Jaworowski dhe ka shtuar se “kurrë nuk ka shërbyer si ndërmjetësuese për intervistë me zotin Trump nga askush”.

Revista Nedeljnik ka pranuar se ka mund të jetë mashtruar nga personi Rajçiq, i cili pretendohet se ka ndërmjetësuar për intervistë.

Radio Europa e Lire

Next Post
Manjani në Kongresin e SYRIZA-s: Kjo është alternativa e të majtës moderne

Manjani në Kongresin e SYRIZA-s: Kjo është alternativa e të majtës moderne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In