Ironisë së revistës humoristike “Mediamass” nuk ka mundur t’i shpëtojë as ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha.
Artikulli thotë se vlera neto e pasurisë së tij shkon rreth 145 milionë dollarë ndërsa në pronësi të Berishës janë dhjetëra biznese.
Artikulli përmend disa prej tyre, si linja e “fastfood”-it “Fat Berisha Burger”, prodhimi i vodkës Pure Wonderberisha – Albania madje ka hyrë edhe në tregun e parfumeve me With Love from Sali – raporton Facebook Spy, suplementi i fundjavës i gazetës DITA.
Mediamass është një revistë që ironizon politikanët dhe personat e shoubiz në mbarë botën. Shumë përdorues e marrin si të vërtetë, megjithëse faqja e famshme “TMZ” ka treguar disa herë se bëhet fjalë për parodi.
Titulli i artikullit për Berishën është: “Sali Berisha – Politikani më i paguar në botë”.
Sipas artikullit humoristik, Berisha është pronar i ekipit “Ëngjëjt e Tropojës”.
Tani të themi të drejtën, pavarësisht humorit, disa të vërteta qëndrojnë.
Që ka bërë lekë, kjo duket nga vilat dhe pasurit e shpërndarë gjithandej, sa në bregdet, e sa në Rolling Hills.
Pastaj kjo linja e parfumeve nuk është krejt pa vend. Nusja e re e familjes, Armina, ka hapur një nga dyqanet më të shtrenjta në rajon, me firmat ekskluzive në Tiranë dhe e ka pranuar që këtë gjë e ka bërë me ndihmën e Zenit (djalit të Saliut).
Kot nuk thonë që shakaja është gjysma e së vërtetës.
DITA