Besart Berisha ka fituar Kupën e Austrralisë me Melbourne Victory, duke mundur në finale gjahun e tij të preferuar, Perth Glory.
Ish-sulmuesi i Brisbane Roar është më i urryeri për tifozët e Perth Glory, pasi u shënoi dy gola në finalen e kampionatit vite më parë, ndërkohë që edhe u konfliktua fizikisht me lojtarët në fushë.
Edhe sot Berisha nuk e harroi zakonin, duke shënuar golin e dytë në fitoren 2-0 në finale.