• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Revista italiane: Tirana, një nga qytetet më të pasura të historisë së artit: Ja çfarë duhet të vizitoni

by Java News
15/03/2018 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Tirana ndër qytetet më të bukura evropiane, nënvlerësohet shpesh. Por, është gjithashtu një nga vendet më interesante për t’u vizituar”, kështu e nis artikullin e saj revista e njohur italiane e specializuar për turizmin, “Mondo viaggiare”, e cila i ka kushtuar një reportazh kryeqytetit shqiptar. Teksa rendit disa prej pikave turistike që nuk duhet humbur, gazetarja italiane Deborah Farinon thekson ndërthurjen që ka kryeqyteti shqiptar mes monumenteve dhe vendeve historike e kulturore, por edhe natyrës së bukur.

“Mondo viaggiare” thotë se në zonën juglindore të qytetit është një nga parqet më të mëdha dhe më të rëndësishme në Tiranë, Parku Kombëtar i Malit të Dajtit, ose siç njihet ndryshe edhe si ‘ballkoni natyror i Tiranës’.

Nga Deborah Farinon

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ndër qytetet më të bukura evropiane, është shpesh e nënvlerësuar. Por, është gjithashtu një nga vendet më interesante për t’u vizituar, e pasur me referenca, monumente dhe vende historike e kulturore. A e dini se çfarë duhet të shihni në Tiranë?

Sheshi “Gjergj Kastriot Skënderbeu”

Sheshi “Gjergj Kastriot Skënderbeu” për dekada ishte qendra kryesore e regjimit komunist, që mbretëronte në Shqipëri. Veçanërisht i përshtatshëm për manifestime dhe parada ushtarake, për shkak të dimensioneve të mëdha, ai ishte vendi ku pushtetarët tregonin fuqinë e madhe të qeverisë komuniste shqiptare. Skënderbeu, ishte emri i një prej heronjve shqiptarë që luftuan kundër Perandorisë Osmane në shekullin XV, e që i rezistoi pushtimit për dy dekada.

Kulla e Sahatit dhe Xhamia e E’them Beut

Kulla e Sahatit, është një nga simbolet e qytetit. E vendosur në sheshin qendror, pranë xhamisë së Et’hem Beut, ajo daton në vitin 1821. Kulla u ndërtua falë granteve të një prej familjeve myslimane të fuqishme që banonin në kryeqytet.

Puna e bamirësisë e familjes ishte e nevojshme sepse sipas kulturës myslimane, familjet e pasura ndajnë një të dhjetën e të ardhurave të tyre vjetore, për të subvencionuar veprat publike ose më së shumti nevojtarët. Sahati që mund të admirohet sot, vjen nga Gjermania dhe u instalua në vitin 1928, në të njëjtën kohë, kulla është rritur gjithashtu në 35 metra. Megjithatë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo u shkatërrua, por u rindërtua menjëherë në fund të luftës.

Pararendëse pranë Kullës së Sahatit, është Xhamia e Et’hem Beut. Kjo është quajtur xhamia më e bukur në Tiranë dhe daton që nga viti 1789. Vëmendje e veçantë janë dekorimet e brendshme dhe të jashtme, përmes të cilave përshkruhen elementët natyrore: ujëvarat, pemët etj.

Parku Kombëtar i Malit të Dajtit

Tirana nuk është vetëm monumente, por edhe natyrë. Në fakt, në zonën juglindore të qytetit është një nga parqet më të mëdha dhe më të rëndësishme në Tiranë. Parku Kombëtar i Malit të Dajtit, një nga zonat e gjelbra më të frekuentuara nga banorët dhe turistët, është pasuruar me një liqen artificial dhe teatro në natyrë. Parku njihet edhe si ‘ballkoni natyror i Tiranës’ dhe ofron strehim për turistët. Parku mund të arrihet me teleferikun e “Dajti Ekspres”, ose duke ndjekur rrugën që ngjitet nga Linza, deri në tarracën e malit, ku është stacioni i kabllove.

Në Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit, mund të admironi një bimësi të pasur: me pyje të dendura pishash, lisi, ahu, deri te panjat e larta përgjatë lumit të Dajtit. Ekziston edhe një shkurrishte e dendur mesdhetare, e përbërë nga shkurre si luleshtrydhe, mimozë, fshesë, shqopë, mërsinë, rozmarinë, mastikë. Në mënyrë të ngjashme, parku është shtëpi për një shumëllojshmëri të pasur të faunës, të karakterizuar nga arinj të murrmë, ujq, dhelpra, derra të egër, lepuj, fazanë, shqiponja, skifterë, si edhe zvarranikë dhe amfibë.

a.ç

Next Post
Leo Messi e meriton, bëhet personazh kryesor i karikaturës së ditës

Leo Messi e meriton, bëhet personazh kryesor i karikaturës së ditës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com