• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Reuters: Drejtoresha e CIA-s mund të ketë dëgjuar incizimet e vrasjes së Khashoggit

by Java News
25/10/2018 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoresha e CIA-a, Gina Haspel ka dëgjuar gjatë vizitës së saj në Turqi një incizim të zërit, në të cilin dëgjohet vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i kanë thënë dy burime agjencisë së lajmeve Reuters. Përfaqësuesit e CIA-s dhe inteligjencës turke nuk kanë komentuar nëse Haspel ka dëgjuar incizimet.

Arabia Saudite fillimisht ka mohuar përfshirjen në zhdukjen e Khashoggit më 2 tetor, mirëpo një zyrtar saudit ka thënë më pas se vdekja e tij ka ndodhur në konsullatën saudite si rezultat i një përleshjeje.

Turqia ka hedhur poshtë përpjekjet e sauditëve për të arsyetuar vdekjen e tij me të ashtuquajturin “operacion të ashpër”, duke i kërkuar Mbretërisë Saudite të kërkojë përgjegjësit e vrasjes, që ka nxitur pakënaqësi ndërkombëtare.

Sipas burimeve, Haspel, e cila ka arritur në Turqi të hënën, ka dëgjuar audio-incizimet.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka thënë të enjten se Ankaraja ka ndarë informacione me disa palë që kanë kërkuar informacione shtesë.

Ai u ka thënë gazetarëve se Turqia nuk do ta dërgojë rastin në ndonjë gjykatë ndërkombëtare, mirëpo do të ndajnë informacionet varësisht nga kërkesat. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Khashoggi, kolumnist i Washington Post dhe kritik i udhëheqësisë saudite është vrarë bazuar në një plan paraprak.

Ndërkohë princi saudit, Mohammed bin Salman është zotuar, në komentet e tij të para publike lidhur me këtë çështje se vrasësit do të dërgohen para drejtësisë.

ma.me

Next Post
Fshihej në Tiranë, policia arreston pediofilin më të kërkuar në Itali

Fshihej në Tiranë, policia arreston pediofilin më të kërkuar në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

March 9, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Paguhen më pak, por shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë

Inflacioni rritet me 2.5 % në muajin shkurt, ekspertët parashikojnë rritje të mëtejshme të çmimeve

March 9, 2026
Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

March 9, 2026
Elisa e Çudirave

Zoti Trump

March 9, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

“Korrupsioni është i strukturuar”, raporti i SPAK për 2025: Zbuluam lidhjet mes vrasjeve me pagesë dhe trafikut të kokainës

March 9, 2026
‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

March 9, 2026
Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

March 9, 2026
Putini është i sëmurë? Presidenti rus kollitet pa ndërprerje, Kremlini fshin videon

Putini është i sëmurë? Presidenti rus kollitet pa ndërprerje, Kremlini fshin videon

March 9, 2026
Operacioni i bujshëm në Vlorë, lihen në burg ish-efektivi dhe “Pole Qorri”

Operacioni i bujshëm në Vlorë, lihen në burg ish-efektivi dhe “Pole Qorri”

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In