• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Retrospektiva e Maks Velos në një ekspozitë

by Java News
07/09/2015 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Galerinë Kombëtare të Arteve do të prezantohet për publikun më 10 shtator  në sallën e ekspozitave të përkohëshme,  ekspozita “Maks Velo – Retrospektivë”.

GKA njofton se ekspozita e kuruar nga Suzana Varvarica Kuka, është një prezantim i retrospektivës së krijimtarisë së piktorit dhe arkitektit Maks Velo dhe do të shpalosë për publikun gjatë muajit shtator, panoramën më dinjitoze të ekspozimeve të artistit.

“Maks Velo – Retrospektivë” do të bëjë publike punimet e artit të Maks Velos, të cilat janë në teknikat e pikturës  në vaj e akrilik, në teknikat e grafikës  në lavi dhe bojë kine, në vizatim laps e pastel, në skulpturë bronz e allçi, ku përmes tyre i propozohet publikut të zbulojë ritmin e krijimit, ndikimet mbi krijimin, transformimet dhe provat e artistit nga një gjini në tjetrën, si dhe nga një teknikë në tjetrën.

Veprat e ekspozuara demostrojnë në mënyrë të qartë trysnitë e kohëve mbi artistin.Vetë Galeria Kombëtare e Arteve thekson se, duke njohur personalitetin e Maks Velos, ka zbuluar jetën artistike dhe mbijetesën e tij njerëzore që nga vitet 1960-të e deri në ditët tona.

Proçesi i njohjes e veçon artistin Maks Velo për vlerat e veçanta që mban krijimtaria e tij, për rrugën “rebele”, sesi ajo u zhvillua në kohët komuniste, për mbijetesën e artistit në mungesë të lirisë, për këmbënguljen e tij në debatin social, politik dhe ekonomik mbi cilësinë e jetës së individit dhe të shoqërisë shqiptare.

Në këtë atmosferë zhvillimesh të artit shqiptar, ekspozita retrospektivë e Maks Velos dhe albumi që shoqëron ekspozitën janë shenja vetjake e artistit në hapësirën e madhe të saj.Ekspozita “Maks Velo – Retrospektivë” do të qëndrojë e hapur deri më datë 04 tetor 2015.

Next Post

Odeoni i Bektashinjve bashkon politikën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka antisemitizëm”, Rama: Për hebrenjtë, Shqipëria mbetet shtëpi

“Nuk ka antisemitizëm”, Rama: Për hebrenjtë, Shqipëria mbetet shtëpi

May 12, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Albin Guevara dhe Mickoski: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

May 12, 2026
40 kompani në samitin Shqipëri-Izrael. Rama: Sot kemi një nivel të ndryshëm të mbrojtjes kibernetike

40 kompani në samitin Shqipëri-Izrael. Rama: Sot kemi një nivel të ndryshëm të mbrojtjes kibernetike

May 12, 2026
Berisha: Rama rrahu gjoksin për prokurimet, sistemi elektronik një fasadë!

Berisha: Rama rrahu gjoksin për prokurimet, sistemi elektronik një fasadë!

May 12, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

I akuzuar për vrasje 25 vite më parë, arrestohet në Shqipëri shtetasi nga Kosova

May 12, 2026
Mbi 12 mijë shqiptarë të refuzuar në kufijtë e BE-së në 2025

Mbi 12 mijë shqiptarë të refuzuar në kufijtë e BE-së në 2025

May 12, 2026
Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë

May 12, 2026
“Gjadri”, Hoxha: Nuk zgjatet marrëveshja me Italinë, do jemi në BE

“Gjadri”, Hoxha: Nuk zgjatet marrëveshja me Italinë, do jemi në BE

May 12, 2026
“Pro Palestinës”, si “kthesa diplomatike” e Londrës nxiti zemërimin e Izraelit

Starmer nuk largohet: Jeni të frustruar por kemi kundërshtar të rrezikshëm

May 12, 2026
Banka Europiane financim për bizneset shqiptare, Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

Banka Europiane financim për bizneset shqiptare, Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In