• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Odeoni i Bektashinjve bashkon politikën

by Java News
07/09/2015 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përurohet Odeoni i ri në selinë e Bektashinjve, ku u zhvillua në një cermoni e posacme. Në te merrnin pjesë përfaqësues të lartë të politikës, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, klerike të lartë të besimeve të ndryeshme, diplomate e përfaqësues të huaj të akredituar në Shqipëri, ambasadori amerikan, Denal Lu dhe personalitete të shquara në vend.

_MG_8975(1)Cermonia nisi me një lutje dhe më pas u shoqërua me himnin kombëtar. Aktori i mirenjohur, Bujar Asqeriu, në çeljen e cermonisë tha nder te tjera: “Imam Ali të qofshim falë, ishte vullneti yt që të mblidheshim sot të përuronim Odeonin e madh të bektashizmit në Kryegjyshatën Botrore në shtëpinë e Zotit”.

Ndërsa Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Ibrahima u uroi mirëseardhjen të ftuarve në selinë e shenjtë të Bektashizmit, duke bëre thirrje për bashkim të të gjithë spektrit në Shqipëri. Edhe bektashizmi do të luaje rolin e vet në të mirë të kombit, tha ai, duke falenderuar të gjithë kontribuesit për rilindjen e bektashizmit pas rrëzimit të diktaturës. Baba Edmond Ibrahimi falenderoi në mënyrë të vecantë kryeministrin Edi Rama, pasi qeveria ka kontribuar në financimin e Odeonit të bektashizmit.

_MG_9036(1)Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se “Arkitekti i vërtetë i kësaj mrekullie është i ndjeri dhe i pa harruari Haxhi Dede Reshat Bardhi. Njësoj si Moisi i përnderuar nga bektashinjtë, po aq sa nga besimet e tjera moneteiste e ku vështronte për së largu njerëzit e tij, po ashtu dhe Dede Reshat Bardhi e sheh sot të kryer amanetin e tij të moçëm për ngritjen e kësaj faltorje, të kësaj mrekullie pa qenë fizikisht të jetë i mundur këtu. Duke filluar nga vetë faltorja që nuk gjen të dytë në Shqipëri në sensin e masës, ekulibrit dhe një shije të hollë dhe befasuese, këtu vërtetë në 12 cepat e faltores janë 12 imamët, emrat e se cilëve ndonëse janë të huaj, tingëllojne për shqiptarët jehonën e 12 virtyteve njerëzore. I madhi Naim Frashërin, në të pavdekshmen fletore të bektashinjve, këtë kuran dhe bibël të dytë të besës tonë të shenjteruar rendit 12 shtylla të udhëtimit shpirtëror, të vertetën, drejtësine, inteligjencën, urtësinë, vellazërine, dashurinë, miqësinë, humanizmin, besimin, atdhedashurinë, përkujtarinë dhe zemërgjerësinë, këtu janë të gjithë”.

_MG_8968(1)“Faltorja dhe gjithë ansambli që kemi mirësinë që jemi këtu për ta përuruar sot, eshte në fakt simbolikisht përurimi i rilindjes së bektashizmit dhe përmbushja e jetës së një njeriu të madh e të ndjeshëm të Baba Reshatit, që ndjeu peshen e rrënimit dhe të përcmimit nga diktaura komuniste dhe këtu pa belbëzimat e para te ringjalljes. Kjo mrekulli eshte realizuar me vullnetin e një njeriu të zakonshëm e aq të shënjtë për të gjithë ne si Dede Reshat Bardhi. Jam krenar në mbështetjen e qeverisë, pasi është një mbështetje për të gjithë bektashizmin dhe ne kemi qenë bashkëudhëtare të përulur për të çuar amanetin e Dede Reshat Bardhit dhe vlerat që përcjellë ku tempull”, tha Rama. (Agjencia Telegrafike Shqiptare)

Next Post

Mos u çudisni pse refugjatët sirianë kanë smartphone!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka antisemitizëm”, Rama: Për hebrenjtë, Shqipëria mbetet shtëpi

“Nuk ka antisemitizëm”, Rama: Për hebrenjtë, Shqipëria mbetet shtëpi

May 12, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Albin Guevara dhe Mickoski: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

May 12, 2026
40 kompani në samitin Shqipëri-Izrael. Rama: Sot kemi një nivel të ndryshëm të mbrojtjes kibernetike

40 kompani në samitin Shqipëri-Izrael. Rama: Sot kemi një nivel të ndryshëm të mbrojtjes kibernetike

May 12, 2026
Berisha: Rama rrahu gjoksin për prokurimet, sistemi elektronik një fasadë!

Berisha: Rama rrahu gjoksin për prokurimet, sistemi elektronik një fasadë!

May 12, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

I akuzuar për vrasje 25 vite më parë, arrestohet në Shqipëri shtetasi nga Kosova

May 12, 2026
Mbi 12 mijë shqiptarë të refuzuar në kufijtë e BE-së në 2025

Mbi 12 mijë shqiptarë të refuzuar në kufijtë e BE-së në 2025

May 12, 2026
Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë

May 12, 2026
“Gjadri”, Hoxha: Nuk zgjatet marrëveshja me Italinë, do jemi në BE

“Gjadri”, Hoxha: Nuk zgjatet marrëveshja me Italinë, do jemi në BE

May 12, 2026
“Pro Palestinës”, si “kthesa diplomatike” e Londrës nxiti zemërimin e Izraelit

Starmer nuk largohet: Jeni të frustruar por kemi kundërshtar të rrezikshëm

May 12, 2026
Banka Europiane financim për bizneset shqiptare, Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

Banka Europiane financim për bizneset shqiptare, Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In