• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mos u çudisni pse refugjatët sirianë kanë smartphone!

by Java News
07/09/2015 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

“Këta njerëz që i largohen luftës në Siri nuk janë të varfër aspak! Shikoni, ata të gjithë kanë smartphone-s”.Kjo është një nga shprehjet më të zakonshme të ditëve të fundit nëpër mediet online, shkruan prestigjiozja… “Këta njerëz që i largohen luftës në Siri nuk janë të varfër aspak! Shikoni, ata të gjithë kanë smartphone-s”. Kjo është një nga shprehjet më të zakonshme të ditëve të fundit nëpër mediet online, shkruan prestigjiozja britanike “The Independent”, teksa shpjegon keqkuptimet që janë krijuar për refugjatët dhe vendet e Lindjes.

Të kesh një telefon celular, nuk e deligjitimon kërkesën për ndihmë, si për veten dhe për familjen, nga luftimet e ashpra në Lindje. Vetëm pak ditë më parë, shoqata kundër emigracionit u ankua se emigrantët janë të pakualifikuar për të ardhur në Evropë dhe duan vetëm të përfitojnë nga kjo situatë. Të tjerë argumentojnë se emigrantët janë shumë të pasur, dhe se duhet t’u jepet prioritet të varfërve. Por në çdo rast, ngrihet një pyetje interesante: Sa duhet të jemi të befasuar nga refugjatët sirianë që mbajnë smartphones?

Ajo që duhet të dini është se, Siria nuk është një vend i pasur, por nuk është as edhe një vend i varfër. Siria renditet si një nga vendet me “të ardhura të ulëta mesatare”, sipas Bankës Botërore. Në vitin 2007, Siria kishte të ardhura kombëtare bruto për frymë 1850 $, që janë më shumë se Egjipti në atë kohë, i cili kishte vetëm 1620 $.

Edhe përdorimi i telefonisë celulare në Siri është i lartë, në mënyrë të ngjashme me Egjiptin. Sipas raportit të CIA Ëorld Factbook, në vitin 2014 kishte 87 telefona celularë në 100 sirianë, në krahasim me Egjiptin që kishte 110 nga 100 shtetas apo Mbretëria e Bashkuar 123 celularë në 100 persona.

Sot është shumë e lehtë që të kesh një smartphone. Shumë prej tyre shiten me çmime më të ulëta se 100 dollarë. Është gjithashtu e mundur që të blesh një iPhone 3G, për rreth 25 paund, dhe pavarësisht se ai është disa vjet më i vjetër, ende mbetet i dobishëm, veçanërisht për ata persona që jetojnë larg vendit të tyre dhe larg të afërmve.

Gjithashtu duhet të dini se, ka më shumë telefona celularë sesa njerëz në botë, kështu që shanset janë që të gjithë ata që mund të përballojë një telefon, si miliona sirianë që tashmë e kanë një të tillë, dhe për këtë gjë nuk duhet të befasoheni shumë.

Next Post

Schulz: Evropa po përballet me një sfidë historike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com