• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Resorti i parë turistik me 5 yje në Shqipëri, Rama: Turizmi do gjenerojë 250 mijë vende punë për 7-8 vjet

by Java News
25/04/2017 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë në Shqipëri ka nisur ndërtimi i një resorti turistik me 5 yje. Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në nisjen e punimeve dhe deklaroi se menjëhere do punësohen 600 persona dhe me vënien në punë të resortit do të kemi 1500 të punësuar.

“Menjëherë punësohen 600 persona. Me vënien në punë të resortit punësohen 1500 persona. Turizimi ka një ndikim të jashtëzakonshëm në ekonomi”.

Kreu i qeverisë deklaroi se kjo është struktura e parë me 5 yjë ne vend, i cili do të pasohet me një investim tjetër në zonën e Dhërmiut.

“Është struktura e parë me pesë yje në vend. Mezi presim të shohim investimin tjetër në zonën e Dhërmiut. Edhe aty ambicia është po kjo, për të ndërtuar një tjetër resort me pesë yje. Jemi afër të finalizimit të disa proceseve të tjera që nga Divjaka deri në Kepin e Stillos”, u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi se deri në 2015 Shqipëria arriti të hapë 51 mijë vende pune, por mundësia është për të krijuar 250 mijë vende pune vetëm në një periudhë prej 7-8 vitesh.

“Në këtë resort menjëherë punësohen 1500 persona. Falë këtij investimi do të jemi në gjendje që të nxisim përmirësimin e infrastrukturës së zonës.TVSH e turizmit u bë 6% nga qeveria, më e ulta në rajon dhe paratë që kursehen mund të investohen.” deklaroi Rama.

Rama theksoi se objektiv është thithja e turistëve që shfrytëzonin Afrikën e Veriut. Sipas tij, për shkak të konflikteve atje, ata po kërkojnë një tjetër destinacion.

“Mund të përfitojmë nga gabimet e të tjerëve, jemi një konjukturë gjeopolitike që ka sjellë, që 100 mln turistë që shfrytëzonin vendet e Afrikës së Veriut kërkojnë destinacione të tjera për shkak të konflikteve atje“, tha Rama.

Projekti turistik më gjigandi në vend do të ndertohet nga një sipërmarrje spanjolle. Ndërtimi do të jetë i shtrirë në disa hektarë tokë me një ndërtim prej rreth 34 mijë metrash katrorë./javanews.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154686323281523/

c.a

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In