• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reshjet pushuan, por problematikat vijojnë! Çfarë lanë pas përmbytjet në Vlorë

by A R
15/12/2021 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej tre ditësh reshjet e shiut kanë ndaluar në të gjithë territorin e Qarkut Vlorë, por problematikat që ato sollën si pasojë janë të mëdha. Përveç dëmtimit të Urës së Mifolit ku lumi Vjosë doli nga shtrati nuk mbeti pa u dëmtuar dhe Ura e Mesaplikut, e vetmja urë që lidh Bashkinë e Selenicës me fshatin.

Aty banojnë për gati më shumë se 300 familje dhe kujtojmë që të dielën kur situata u përkeqësua dhe fshati u mbulua nga uji, ata u izoluan në banesat e tyre derisa situata u përmirësua.

Por pas kësaj Ura e Mesaplikut pësoi dëme të mëdha duke u bërë kështu thuajse e pakalueshme. Banorët e fshatit Selenicë shprehen se e kanë të pamundur të kalojnë aty pasi ajo urë është e vetmja rrugë që të çon në dalje apo hyrje të fshatit, por që prej të dielës ajo ka marrë një pamje tjetër duke mbizotëruar mbi të balta dhe pellgjet me ujë.

Ata thanë se arritën të krijonin diçka provizore me buxhetin e tyre duke vendosur gurë në mënyrë që të kalonin mbi ta ndërsa nuk lanë pa përmendur se gjatë ditëve me reshje në zone ka patur probleme dhe me furnizimin me energji elektrike.

Dëmet nuk ishin pak edhe në këtë zonë, ndërsa sipërfaqe të tëra toke u përfshinë nga prezenca e ujit duke u dëmtuar kështu edhe të mbjellat e tyre.

 

Në një inspektim në këtë zonë nga Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj dhe kryetari i Bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj ata panë nga afër gjendjen në të cilën ka përfunduar ura pas ndalimit të reshjeve të shiut. Prefekti i Qarkut Vlorë, Mamaj bëri një përmbledhje të të gjitha fshatrave të lumit të Vlorës ku pati problematika ndërsa kryetari i Bashkisë Selenicë u shpreh se tashmë janë marrë të gjitha masat për rindërtimin e argjinaturës së urës dhe puna do të nisë së shpejti.

/a.r

Next Post
VIDEO/ Reagimi i Sabianit kur Iliri u votua si më i preferuari në shtëpi. Nuk e mban vendi

VIDEO/ Reagimi i Sabianit kur Iliri u votua si më i preferuari në shtëpi. Nuk e mban vendi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In